Motivi i prezencës së Presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli në Paris ishte e lidhur me betejë kundër racizmit, por nuk u shmangën as pyetjet për merkaton. Nga Parisi ku prezantoi projektet e përbashkëta mes Juventusit dhe UNESCO-s, presidenti i bardhezinjve, deklaroi se Pol Pogba është i pashijshëm. Numri një i kampionëve në fuqi të Italisë deklaroi se Pogba është i jashtëzakonshëm, një “trashëgimi e njerëzimit” nga e cila Juventusi nuk dëshiron që të heqë dorë. Anjelli vlerësoi interesimin e PSG-së për mesfushorin e talentuar, vlerësim që sipas tij, bën krenarë Juventusin. “Dëshira jonë është që të jemi një skuadër sa më kompetitive, duke u përforcuar gjithmonë, të jemi një skuadër që blejmë, jo që shesim dhe Pogba përfaqëson ringritjen e Juventusit. Të tërheqësh vëmendjen e skuadrave të tjera të mëdha nuk ka si të na trembë, përkundrazi, është një motiv krenarie”, tha Anjeli. “Tifozët janë të frikësuar? Tifozët duhet të dinë që Juvja është në kërkim të Pogba-ve të rinj. Dhe sicc ka thënë Marota, Juventusi nuk është një ekip që shet, por një ekip që i blen yjet”, e përforcoi akoma më shumë deklaratën presidenti juventin.
E ardhmja e Kontes
Presidenti bardhezi u ndal edhe tek raportet me trajnerin Antonio Konte dhe punën e tij. Ai tha se është i kënaqur nga rezultatet e teknikut, pavarësisht eleminimit nga Liga e Kampioneve dhe se bashkëpunimi mes shoqërisë dhe trajnerit do të vazhdojë për një kohë të gjatë. “A do të qëndrojë Konte? Sigurisht që do të qëndrojë. Rruga do të vazhdojë me Konten në pankinë. Pavarësisht se atij i ka mbetur edhe një vit kontratë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe jam i bindur që Konte do të rinovojë. Filluam të punonim sëbashku tre vite më parë, dhe ne të gjithë e dimë shumë mirë që për Conten dhe Juven të fitojë nuk është e rëndësishme por është e vetmja gjë që vlen. Jemi shumë të kënaqur me punën e tij në këto tre vite dhe jam shumë i lumtur që isha unë ai që e zgjodha. Besoj se ëndrra e Kontes dhe ajo e imja përputhen me shumë me njëra-tjetrën dhe shpresojmë ta realizojmë sëbashku”, përfundoi Anjeli.
