Përderisa iku aq e re dhe nga ajo sëmundje që iku, do të thotë se Drita nuk iu nënshtrua “fatit”. Ndaj “fati” e theu. Dhe u theu pikërisht me Vetminë, sepse edhe vetë vetmia tek Drita ka qenë e vetmuar…
Kam lexuar disa përçapje të disa farë “demokratësh dhe demokratesh” për miqësinë ose shoqërinë që kanë pasur dikur me Dritën. Ma pështirosin disa që duan ta “zbusin” sado pak Vetminë e saj me “shoqërinë” e tyre (flas për atë kohë)… Ajo ka pasur vetëm një shoqe, nënën e saj Lirin dhe vetëm një shok, të vëllanë e saj Titin, askënd tjetër. Si tani e kam parasysh kur dilnin “xhiro” të dyja bashkë në bulevardin e Cërrikut. I fusnin krahun njëra-tjetrës dhe shtrëngoheshin fortë sikur donin të mbroheshin nga diçka.
Edhe atë ditë që u varros, përcjellja në rrugën e fundit ishte aq e vetmuar sa… një “zuk” i vjetër i varrimeve, arkivoli, Liria, i vëllai, daja që jetonte në Elbasan, shoferi i “zukut” dhe një punëtor i komunales… “Zuku” u largua me katër burrat, ndërsa Liria qëndroi dhe përcolli me sy… Nuk më hiqet nga mendja ajo skenë.
E vetmuar jetoi, e vetmuar iku… Për ta nderuar duhet ta kujtojmë brenda asaj vetmie… Ishte jeta e saj… sepse… ajo u detyrua nga të gjithë, edhe nga ti, edhe nga unë, po, po, nga të gjithë ne… të ishte vetë vetmia:
VETMIA
Vetmia është zilja e telefonit
Dhe një zë i huaj që kërkon dikë tjetër
Vetmia është e diela e zbrazët
Me biseda boshe dhe pa diell.
Vetmia është të shikosh pas xhamit
Njerëz që nxitojnë në mbrëmje
Mërzia e gjatë para gjumit
Dhe vapa në netët pa hënë.
Vetmia është të duash shumë
Dhe të mos kesh çfarë të duash
Të mos kesh kujt t’i falësh dy lule
Dy fjalë të mira të mos kesh kujt t’ia thuash.
Të jesh kudo, i tepërt, i huaj
Mik i paftuar në botë, hije
Pa një kujtim që të të bëjë të vuash
Pa një shpresë për atë që do të vijë.
Po ankthi i ditëve të mia pa ty
Ankthi im i përhershëm
Për të gjitha ato që i di dhe s’i di
Kjo është diçka tjetër.
Minutat që ikin ngadalë-ngadalë
Rënduar nga ajo që quhet pritje
Rënduar nga ai që quhet mall
Dhe që nuk llogaritet….
Drita Çomo, Mars 1979…

– Simon Miraka eshte perndjekur padrejtesisht nga komunizmi sepse i takonte familjes se Kol Bibe Mirakajt ,minister ne qeverine fashiste te Mustafa Krujes dhe Sekretar i Partise Fashiste Shqiptare.Kol Biba ka luftuar me arme kunder partizaneve . Per Simon MIraken them padrejtesisht sepse nuk mund te pergjigjej per bemat e paraardhesve pasi nuk kishte moshen per te marre vendime.
– Megjithate para ca ditesh u perkujtua vrasja e Sokol Teme Sejkos ,Djali i Temes ,ish ushtarak i larte i kohes se komunizmit , ish luftetar i Brigadave Partizane i cili u denua dhe bashke me te u denuan rreth 100 persona kuadro edhe te luftes edhe Partise.
– Me qene se e Majta shqiptare i vrau keto bij te vet atehere dhe sot per turp te saj nuk i perkujton duhet dhe u realizua perkujtimi nga Shoqata ku fjalen perkujtimore per vrasje te djalit te Komunistit Sejko e mbajti djali i fashistit Miraka.
– E shkrojta kete per te kerkuar me respekt nga Simon Miraka dhe shoket e tij qe :
Me qe e majta shqiptare ka mbi kurriz vrasjet e komunisteve nga komunistet (merite kjo e Enver Hoxhes ) Ju lutem Z. Mirakaj te perkujtoni kete vajze ,bija e nje ministri te komunizmit Maqo Comos dhe e Anetares se Byrose politike te Partise Punes Liri Belishoves.
– Jua kerkoi pasi fytyra djallezore ,antinjerezore e antikombetare e Komunizmit nuk dallohet ne ndeshje poilitike me kundershtatrin .Ajo me shume dallohet ne luften brenda llojit ,ku komunistet shqiptare jane shquar per kete.Edhe nje here respekte -Kozi
A ju kujtohen filmat me Sigurimin e shtetit ku, ky aktori Astrit Cerma (me i keqi nder aktoret e asaj kohe),bente rolin e e sigurmist te rrepte qe i conte para gjyqit te popullit reaksionaret,armiqte e popullit?!
A ju kujtohen filmat me Klerin “reaksionar” katolik ku, ky aktori Astrit Cerma(me i shemtuari nder aktoret e asaj kohe),luante rolin e demaskuesit te prifterinje katolike?!
A ju kujtohen edhe nje mori filmash te tjere ku, ky aktori Astrit Cerma(me katundari nder aktoret) ,luante rolet e personazheve me te urryera te kohes se diktatures?!
Natyrisht,qe ju kujtohen.Dhe,gjithkush mund te me thote: e c’e pastaj?
Nuk do te kishte piken e rendesise,nese,ky aktori Cerma,nuk do te shkruante keto qe shkruan here pas here ne Dita.Por,ky shkruan;shkruan me urrejtje;shkruan,pikerisht, nga pozitat e atyre personazheve qe ka luajtur ne filma.
Jo vetem kaq,por merr edhe guximin te “perkujtoje” (me demek) nje njeri si zonja Como,qe ka vuajtur nga ai regjim barbar,ne propaganden kriminale te te cilit regjim,ka kontributin e vet edhe aktori i dobet, Astrit Cerma.
O Altin Goxhaj, e harrove ku ka punuar yt ate? Ai te paska thene qe Astriti nuk i bente mire rolet me Sigurimin. Kur flet edhe ti o bajge e Enverit. Nuk dole sot per proteste me grate se as sa ato nuk e ke trimerine ti legen. Vetem me Sazan Gurin behesh trim ti se te tjeret ta cajne ballin. Peshtyme lepires. Sherbetor nga ata te shkundurit fare. Shkume urine je ti. Ca flluska me amoniak qe qelb dynjane o qelb i ketij kombi. Nuk ka gje me te peshtire se nje qenie me prejardhje nga Jugu ne sherbim te malokerise si ky qelbanik Altin Goxhaj. Lehu sa u ngjir per LSI pasi nuk i hodhi Ed Rama kocka kur ishte kryetar i bashkise, tani i lepihet Lulushit. Krimb pa shtylle kurrizore, vemje, ndyresire qe ndoht cdo gje qe te rrethon.
Duhet te kesh inteligjence te spikatur si kjo e jotja qe te arrish te fajsosh nje aktor per krimet e asaj kohe.
SKYPION
Nuk shikoj asnje urrejtje ne ato qe Astriti shkruan, sidomos po t’i krahasosh me ato qe ti shkruan. Konsideratat per aftesite teatrale te Cermes jane thjesht individuale dhe s’kane pike rendesie. Ndersa monopolin per te shkruar dhe shprehur mendime nuk me duket se e ka vetem zoteria jote (aq me pak ish komunistet qe udheheqin PDne “antikomuniste”).
Bravo, ai ka qene i perkedheluri i filmave, vetem sekretare partie luante….
HIPOKRITI i hengri buken atij regjimi e tani ka dale me flamur kundra
Astrit te pershendes per ate cka ke shkruajtur per Driten ,mese e vertete por do te deshiroja qe shtepia botuse Onufri ti botoje te gjithe poezite dhe shkrimet e se ndjeres ,ato i ka ne dispozicion pronari i kesaj shtepie ne origjinal.Histori e vjeter por qe duhet kujtuar.Vetmia vret por nuk te humbet.
Mire ben qe e ke kujtuar, z. Cerma. Me pelqeu poezia e Drites, por mu desh te kerkoj ne internet te kuptoj se per ke behet fjale. Gjeta nje shkrim nga Aleko Likaj me nje titull denoncues “si e vrane drita comon” me plot detaje per vuajtjet e saj. Keto fjale me terhoqen; “Sapo i kishte kaluar të njëzet pranverat e një jete brenda katër mureve të shtëpisë. Portreti dhe imazhi i saj ende nuk më hiqet nga mendja….(A.L)
Dhe me erdhen ndermend fjalet e Anatol Francit: “Kush ka jetuar deri ne moshen 18 vjecare, ka histori ti zgjasin gjithe jeten.”
Te vjen keq per Driten, ne nje kohe me kushte te tjera do ishte bere poete e mire; dhe ne jo… do jetonte qofte ato 20 vjete si bashke-moshataret e saj.
—
Vetmia është të duash shumë
Dhe të mos kesh çfarë të duash
Të mos kesh kujt t’i falësh dy lule
Dy fjalë të mira të mos kesh kujt t’ia thuash.
Vazhdon { arena e sklleverve te kuq } per argetimin e patriceve te perendimit.
Sklleverit nuk luftojne kurre per liri,vecse per te argetuar skllaverusit.
O ti aktori i filmave te kuqereme,nuk do te keshe shum komente ,se ky shkrim eshte si ai
pluhuri i bardhe qe na hidhnin ne koke kur ishim te vegjel , per te na ngordhur morat.
Ky shkrim eshte pluhuri i bardhe per morat e kuq,te kthyer ne demokrat dhe ne socialist.
E ke humbur prej vitesh te drejten morale , ti shoku Astrit Cerma , aktori smbol i mediokritetit
te teatrit e kinemase se realizmit socialist , te shfaqesh pseudokeqardhjen per tragjedine e nje vajze dinjitoze , te talentuar dhe te bukur , si Drita Como , shkaktuar nga Partia jote dhe personalisht Komandant Qoftelargu , nostalgjik patologjik i te cileve , ke mbetur ende !!!
O ZOT , si e duron hipokrizine dhe shtirjen e ketij deshtaku te perjetshem , pas te cilit , edhe vete HOLIVUDI , do te gjendej keq , ne se do i mungonte !!! Ha ha ha …
Bravo !!!!!!!!!
O spurdhjaku Skypion ose i biri kurves, cfare mendereje keni edhe kur lind ne nje diktature, fajsoni personin pse lindi, fajsoni personin, pse punoi edhe pse jetoi.
Mire aktori Astrit Cerma, punoi dhe jetoi ne komunizem, po ti o i biri kurves qe kerkon te hysh ne jeten e tjetrit, pse se vrave vehten, si kundershti ndaj komunizmit, pse nuk dole ne shesh ku te shifnim ne frikacaket, nje burre qe denonconte rregjimin dhe ta vrisje vehten para te gjitheve, ndoshta na jepje zemer edhe neve “frikacakeve”, te kundershtonim diktaturen.
Shume i respektuari aktori i teatrit dhe kinemase Astrit Cerma, vjen nga nje shkolle e shkelqyer aktoresh dhe eshte nga plejada e fundit e aktoreve, qe diten te bejne teater dhe film.
Rolet i zgjidhte regjizori dhe asnje nga kjo plejade aktoresh, nuk e diskutonin rolin qe u jepej, se per kete kategori aktoresh, nuk kishte role te vogla apo te medha, por kishte perkushtim, per te dhene me te miren atje ku i caktonin.
Ty o spurdhjak te sugjeroj qe te vazhdosh te shohesh kanalet pornografike, se filmat qe luajne aktoret tane, ste japin kenaqesine e kurves, se aktoret tane te nderuar, aktruan per te dhene mesazhe dinjiteti, mesazhe qe ti o spurdhjak, sje ne gjendje ti kuptosh.
E vrane baballaret e atyre sot bejne sikur nuk i ngjajne eterve te tyre, as turp nuk kane dhe vazhdojne te merren me politike .
Asnje nga qente e vjeter te udheheqjes nuk ka kerkuar falje per poshtersirat e bera nga ai regjim, pervec nenes se kesaj vajze me duket….
Ne Cerrikun e viteve 60-70 Astrit Cerma ka qene Gavroshi hokatar,mik i te gjitheve.Mos e ngaterroni me sigurim e me anetar partie,qe shihni neper filma te kohes.
Rendesi ka qe nuk ka luajtur hipokritin.!
Nuk ka luajtur ate malokun hipokrit qe te bente gjemen ne mbledhje organizatete ,ne gjyqe publike me trakte ne dore dhe gjemen sot si antikomunist i terbuar! Si bashkqytetar i Drites ka te drejte te thote dy fjale te ndjera per te,ashtu si Aleko Likaj,familja e te cilit pati kurajen te percjelle ne banesen e fundit,xha Dilon,nje ish te burgosur politik me vlera te rralla intelektuale.Nese do te ishte ndryshe,Cerriku eshte aty ku ishte,i vellai dhe e ema e Drites jane gjalle dhe jo ti SKYPION!
Libri “Drite qe vjen nga humnera ” me shenime e poezi te Drita Comos dhe parathenie te Ismail Kadarese eshte nje skaner i plote i diktatures me te urryer, asaj enveriste. Kushdo qe do te dije sado pak per kete diktature kupton gjithcka me kete liber. Sa per Astrit Cermen, pas atyre roleve te peshtira te komunisteve qe ka pas luajtur, ky shkrim ndoshta duhet kuptuar si nje ndjese publike apo larje shpirti.
Me vjen mire qe cerrikasit e perkujtojne Drita Çomon, nje nga vajzat e familjeve te shumta qe banonin te internuara ne qytezat tona rurale te asaj kohe. Astrit Çerma, qe une nuk e njoh personalisht thote e shkruan te vertetat e medha te drames te nje kohe te cilen ne fakt e denoncon jo vetem si nje qytetar i ndershem, por edhe e akuzon per krimet mizore qe i ngriti ne sistem. Kam lexuar edhe shenimet e Aleko Likaj “Si e vrane Drita Çomon” nje tragjedi e vertete e perjetuar ne kushtet e absurdit partiak, dhe te them te drejten jam ndjere shume keq. Ashtu si edhe aktorin qe e shihja shpesh ne ekranet e kinemase te filmave te kohes e atyre viteve ashtu edhe Driten vajza qe sot eshte bere ne fakt simbol i rezistences se heshtur antikomuniste e perjetuar tashme edhe ne romanin e Kadarese e ne ndonje liber tjeter, por edhe Alekon qe shkruan vazhdimisht sot nuk i kam njohur fizikisht asnjehere, mua me duket si zeri i qytetareve fisnik te atij qyteti te heshtur e puntoresh te naftes, qe kane bere realisht e bejne me kete rast nje akt te pastert e fisnik ne emer te shoqerise. Pikersisht ate qe duhej ta bente sot klasa politike shqiptare e cila “flet” ne emer te antikomunizmit, por qe nuk eshte shkeputur ne te dy krahet nga e kaluara komuniste. Nuk kemi pse te meremi me autorin e ketij materiali, duke i “kujtuar” atij se ne ate kohe na paska luajtur role komunistesh. te gjykosh keshtu, kaq mjerisht flet ne rradhe te pare per mungese llogjike totale, per nje shperfytyrim te plote e nje te semuri ne paranoje. Nuk eshte faji i Astritit per ato role qe i u dhane ne ate kohe e sistem qe eshte krejtesisht ndryshe nga ky i sotmi. Kesaj i thone qe me kete logjike te ketyre njerezve me defiçenca te theksuara mendore, te urehen gjithe aktoret e medhenj te hollivudit sepse kane luajtur role negative dhe te uryera. Mua me duket se kjo eshte edhe nje psikologji e se kaluares ku njerezit shiheshin gjithmone bardh e zi dhe ndeshkoheshin publikisht per gjera qe nuk jane varur aspak prej tyre ne situata te caktuara, duke na rikujtuar dhe rrisjelle pikersiht luften e klasave, aq shume te urryer e vrastare te cilen bejme sikur e godasim egersisht. Enveri qe e ngriti kete strukture nuk beri aspak me shume se sa kjo llogjike mediokrish qe gelojne me shumice sot ne sitet internetike. Njerez, behuni njerez.
Edhe Rajmonda Bulku nga Cerriku fluturoi …ne Tirane, apo jo?!?