Fituesja e javës së kaluar në “Gjeni Diçiturën”

anazapta

Fituesja e lojës Gjeni Diçiturën për javën e kaluar është një vajzë nga Tirana. Vojsava Murati, 27-vjeçe, me profesion ekonomiste na ka dërguar diçiturën: Ndershmëria punon, dinakëria përfiton – që grumbulloi më shumë vota nga votimi në redaksi. Vojsava është banore e rrugës “Hoxha Tasim” në kryeqytet dhe na tregon se njeriu që ia sjell çdo ditë Ditën në shtëpi është gjyshi i saj. “Ai është një lexues i rregullt i “Ditës” dhe me të mbaruar ai, e marr unë” – na thotë buzëqeshur Vojsava. Pyetjes pse e pëlqen Ditën ajo i përgjigjet: Vetëm aty lexoj lajme që nuk i kam parë dhe as i kam dëgjuar në televizor. “Gjyshi më thotë shpesh që Dita duket e ashpër, por është realiste. Keni arritur rezultate shumë të mira, në një kohë të shkurtër, këtë gjë e ndjejë dhe e shohë në opinionin publik, pasi gjithandej flitet për “Ditën” – thotë ekonomistja pasi bën foton tonë tradicionale në redaksi me dhuratën e lojës në dorë.
Faleminderit Vojsava.

Share This Article
1 Comment
  • E gezofsh oren e Dita-s, mos e harro ta kurdisesh, ose po qe me bateri, mos e le pa bateri.
    Por kryesorja eshte Urime dhe fitofsh gjithmone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *