Spanja ekstradon Kondilin, të dënuarin për trafik droge të grupit “Poter-Al”

anazapta

Interpol Tirana ekstradoi dje Vangjel Kondilin, i akuzuar për trafikim heroine dhe kokaine. Kondili njihet si anëtar i grupit “Poter-Al”, grup i cili trafikonte lëndë narkotike nga Holanda dhe Turqia drejt Francës dhe Italisë. Kondili, 49-vjeçar nga Elbasani, ishte i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë, në korrik të 2009-ës, ndërsa u ekstradua nga Spanja, ku do të vuajë edhe dënimin që i ka mbetur. Kondili akuzohet për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike”, dhe aktualisht ndodhet në Burgun 303 në Tiranë. Në maj të 2006-ës, 40 persona të këtij grupi ranë në pranga në Itali, dhe më 23 maj të atij viti i gjithë grupi arrit të shkatërrohej nga policia. Grupi drejtohej nga Ilir Koçiaj, ndërsa pjesëtarë ishin edhe Xhiljano Xhoxhi, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi, Kozma Laçka dhe Robert Peçi. Kreu i grupit, Koçiaj u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vjet burg, Robert Peçi u dënua me 7 vjet burg, ndërsa gjithë pjesëtarët e tjerë me nga 10 vjet burg.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *