Fier, drogë dhe plagosje me thikë, arrestohet adoleshenti

anazapta

Sektori për Krimet e Rënda arrestoi dje si të dyshuar Said Mazrekun, 19 vjeç, banues në Fier, për akuzat “plagosje e rëndë me dashje” dhe “prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Tre ditë më parë, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, adoleshenti dyshohet se ka goditur dhe plagosur me thikë N. T., 16 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spitalin rajonal, pa rrezik jete. Gjithashtu Mazrekut iu gjet edhe një sasi prej 10 gramësh kanabis sativa si provë materiale gjatë kontrollit fizik dhe në banesë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *