Është bërë më shumë i njohur përmes rolit të policit në spektaklin e përjavshëm ‘Portokalli’. Por, krahas rolit me të cilin të gjithë e duan, aktori i humorit shqiptar Florian Binaj i njohur edhe përmes roleve shtesë të Edi Ramës e picashitësit të ‘Piceri Django’, ka edhe shumë angazhime artistike në Shqipëri. E për të qenë më shumë afër fansave të tij, Binaj ka hapur edhe një faqe zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Më në fund, se ishte shumë pasiv deri më tani,në rrjetet sociale. Dhe që në momentet e para të futjes në ‘FB’, aktori ka shfaqur simpatinë e tij për futbollistin e kombëtares shqiptare, lojtarin e mirënjohur Lorik Cana. “Lojtari me të cilin krenohet e mbarë Shqiptaria! Lorik Cana”, kishte shkruar ai, ndërsa përbri statusit kishte publikuar edhe një fotografi të Canës. Aktori gjithashtu ka falënderuar fansat e tij për përkrahjen, ndërsa ka treguar se vetëm për disa orë ka arritur në 6630 pëlqime.

JE AKTORI ME I MIR NE SHQIPERI
Vetem nje person me nick si yti mund ta deduktoje kete