SHËNIM: “Rishikimi i teksteve të historisë”, pas turqve ia behin dhe grekët, por reagimet mungojnë

anazapta

Pas turqve janë dhe grekët ata me të cilët është rënë dakort për të rishikuar disa tekste historike, sipas një lajmi që e bën me dije këtë fakt nga një vizitë ne Athinë e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolli. Lajmi është telegrafik e jo i detajuar, pasi siç duket marrëveshja është në parim. Kohë më parë, një kastë e quajtur intelektualësh, ku më krye qëndronte vetë i madhi i letrave, Kadare, reagoi fort me një peticion pas një marrëveshjeje të qeverisë së Kosovës dhe Turqisë për rishikim të disa teksteve historike. Edhe në këtë rast nuk pati detaje se për çfarë ishte fjala, për ç`lloj ngjarjesh, episodesh historike, marrëdhëniesh mes popujve, por  në mënyrë autosugjenstionuese u krijua ideja e një imponimi për të ndryshuar të vërteta, që në këtë rast etiketohen si “drita e diellit”. Historia shkruhet e rishkruhet çdo ditë.

Nuk ka një çast ku ajo ndalon, sepse dinamika e zhvillimit njerëzor me specifikat, të veçantat dhe kontesktet e saj të llojllojshme, e bëjnë të pamundur “ngrirjen” e saj. Dhe ne, e kemi më të domosdoshme rishkimin e historisë, vetëm duke llogaritur se ç`deformacione të rënda i ka sjellë asaj metodika e bazuar në materializmin dialektik e ideologjizimi i tejskajshëm. Nuk është fjala pra, që “turqit acid” të na shndërrohen në të mjaltë, apo “grekërit e pabesë” të na serviren si miq për kokë, por për zbritjen e ‘historisë’ nga skenat teatrale në terrenin e jetës reale njerëzore, ku historia i ka të gjitha ngjyrimet, të zbehtat e të ndritshmet, shoqëruar me nuancat përkatëse.

Fjala vjen, askush nuk mund të mohojë rolin e nacionalçlirimtares në luftë, por kjo nuk do të thotë që mos përllogaritet dhe njëherë numri i të rënëve, që me një aritmetikë të thjeshtë nuk rezulton 28-mijë. Tek e fundit përse duhet gënjyer, kur vlerën e një luftë jo doemos e bëjnë shifrat?!  Po ne, a nuk kemi nevojë t`u kërkojmë po ashtu ca qeverive rreth nesh për të riparë tesktet e tyre historike, ku mund të rezultojmë si njerëz me bisht?!  Dhe i vetmi debat në këtë rast, është ai që dhe ne, qeveritë tona, të hidhen në “aksion” për të riparë teskte historie të fqinjve apo të vendeve me të cilat kemi patur përplasje në rrethana të caktuara historike, pa mbetur në pozita inferiore karshi kërkesave të të tjerëve ndaj nesh. /   Ermir Hoxha                                           

 

Share This Article
16 Comments
  • NJE REPPLIKE ME AUTORIN E SHKRIMIT

    Bogdanov shkruante:

    “Historia demonstron qe çdo sistem ideshe – qofte fetare, filozofike, te se drejtes, apo politike – per aq sa mund te jete revolucionare, ne momentin ne te cilin lind dhe nderrmerr luften per tu bere supremaci, heret a vone shndrrohet ne nje pengese ne zhvillimin e metejshem, behet nje force shoqerore reaksionare.
    Ka mundur ti shmanget ketij fataliteti degenerativ vetem teoria qe u ngrit mbi baza te arsyetimit realist, qe ka ditur te analizoje e te nxjerre ne drite te gjitha kauzat.
    Kjo teori ishte marksizmi.”

    Materializmi dialektik eshte nje teori dialektike e natyres (shiko teorine e Darwin-it) dhe e historise, e bazuar ne metoden dialektike te Hegelit, e pershtatur ne nje kend veshtrimi materialist.
    Termi “dialektik” shpreh perfshirjen nga nje kend veshtimi materialist te vetedijshem dinamiken qe lidh proçest jetesore dhe zhvillimin e tyre te pa kthyeshme: çdo ngjarje apo proçes natyror apo njerezor perfshihet nga nje vete transformim, qe vjen nga fakti i perberjes kontradiktore e opozitare te perberjes se tij: çdo proçes shndrohet, transformohet ne nje proçes te ri te ndryshem nga gjeneza e tij (teoria e Hegelit).
    Ne kete kend veshtrimi jane te pa pranueshme si “mekaniçizmi” dhe metafizika si teori sharlatanesh.
    Marksi, me teorine e tij te materializmit historik ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne studimin jo vetem te historise se njerezimit por edhe te natyres, pjese e te cilit eshte edhe historia e natyres qe na rrethon.

    Kur vihet ne diskutim edhe numuri i 28 mije deshmoreve te luftes na-çl, do I thoshja autorit te arsyetoje pak me shume: perse nuk u dha shifra prej 38 mije deshmoresh, apo 18 mije, apo 8 mije?
    Nuk besoj se ekziston nje rregjister me tere emrat e deshmoreve, por duke u bazuar ne dialektiken historike pa dyshim mund te them qe me nje afersi te pranueshme, numurin e deshmoreve e kane saktesuar duke bere diferencen e popullsise para dhe pas luftes duke zbritur vdekjet natyrore e duke shtuar lindjet, te bazuara ne ligjet e statistikes.
    Ne arkivat edhe mund te gjenden materiale qe zbardhojne keto fakte. Eshte detyre e historianeve serioze ta hulumtojne ate, ta dokumentojne a ta saktesojne nje here e mire kete numur, per te hedhur ne koshin e plehrave te historise çdo tentavise per te zvogeluar sado pak epopene e lavdishme te luftes na-çl te shqiptareve, atyre te verteteve.

  • Per ata qe kane libra historie qe qenkemi me “bisht” as nuk duhet te uleni ne nje tavoline per te diskutuar. Cfare do te diskutoni, te n’a heqin “bishtin”? Keto jane budallelleqe. Historia eshte nje dhe jo dy e me shume. Pra ashtu si ka ndodhur dhe jo ashtu si nuk ka ndodhur, per ti bere qefin pales tjeter. Nenen e gjyshes time e kane vrare serbet me 1914 duke qene shtatzene. Si do te thoni tani qe serbet nuk e kane vrare, se kane qene te mire dhe nuk vrisnin ? Pra historia gjithmone eshte e njejte dhe shtohen ato qe ndodhin me vone.

  • Ky Ermir Hoxha apo Ermir Prifti , duhet ta dije shume mire , se sado ky dhe sahanlepiresit e tjere te antishqiptarizmit , te kerkojne te fshijne memorjen historike te popullit shqiptar , do te deshtojne me turp ! Tekstet e fondamentalistit islamik serbo-grek , Sali Berishovic , e kane bere me kohe kete pune , por une nuk i kam lene femijte e mij dhe nuk do t’i le sa te jem gjalle te mesojne genjeshtrat e Sali Berishovicit , Ermir Hoxh-priftit etj . Historia e Shqiperise eshte lare me gjak , stermundim , shkaterrim dhe vuajtje pa fund , si nga Vandalet e Lindjes ashtu dhe nga Barbaret e Perendimit ! Se cfare do te ndodhe sot e tutje , akoma nuk e dime ! Por nje gje s’e kemi degjuar akoma : As nga Lindja dhe as nga Perendimi , nuk i eshte kerkuar falje nje populli te masakruar ne token e tij , te ndare dhe te copetuar dhejtra here , nje populli ku toka e tij eshte bere terren lufte , i nje lufte ku ky popull asnjehere nuk ka qene pjese ! Nuk eshte kerkuar falje popullit shqiptar as per miratimin e masakrave ne fund te shekullit XX ! Ndersa po degjojme qe kjo histori te mos shkruhet , por te falsifikohet , t’i shumezohen me zero gjaku i deshmoreve te rene per Atdhe ! Pra popull pa heronj ! Kjo behet per t’i hapur rrugen armiqve te djeshem , per te hyre sot si miq !

    Kushdo mundet ta falsifikoje historine e shkruar ne leter te Shqiperise , por nuk duhet te kete asnje shprese se ne do te transmetojme brez pas brezi historine e vertete te ketij Kombi ! Kemi derdhur gjak pa hesap ne themelet e ketij trualli , nuk duhet te genjeje asnje mendja !

  • E cte reagojme kot. Rama ja futi si kau peles me ket ministren tone prej Mirdite. Po ngeli arsimi ne dore te Lindita Nikolles do te behen te gjithe nxenesit druvare. Thone qe i ka hy Lekut me koke….

  • Në një mendje me komentet e “Besiana g..”dhe “Lleshi”? Nëse lind nevoja për korigjime historike për ne respektivisht lind dhe për palën tjetër. Korigjimet e njeanshme janë antishqiptare. Gjithnjë duhet kujdes i vecantë me momentet kulmore te historise sonë siç është fjala vjen lançl. Një korigjim i papeshuar trondit themelet e antifashizmit tonë dhe çon në shtimin e zërave të korit tradhetarëve! Jam mosbesues ndaj vullnetit grek. Do te thone ata në tekstet e tyre se “çamet u debuan me forcë nga trojet e tyre”? Si zor sepse kështu do te hapnin udhën e atyre gjerave që kërkojme ne dhe qe jo njehere kanë deklaruar se “çështja çame nuk ekziston”! Por ka shumë çështje te tilla pikante me grekët për te cilët mendoj se nuk kanë disponibilitetin e korigjimit te tyre. Zonja nikolla më mire t’ju kishte thene se kjo nuk eshte punë arsimore por më pérpara eshte pune e shkencetareve te historisë. Në lidhje me këte punë edhe pse nuk jam historian e di mirë se “borxhe historike” kanë shume me tepër grekët sesa u kemi ne atyre? Mjafton te referohesh te fakti që shqiptaret nuk kanë dale ndonjehere tej kufijve te tyre,ndersa greket kanë nderhyre e masakruar me dhjetra here popullsine tonë. Kujdes,kujdes me të vertetat historike. Z. Ermir nuk kini bërë mirë me dyshimet për numrin e deshmorêve!? Ke notuar në tezat e kodoshit dashamir shehi dhe të lukunisë ballisto-zogiste. Nderime Besiana dhe Lleshi ! Nuk shkruajta më gjatë sepse kishit thënë gjënë e duhur.

  • Kujdes! Historia është shkruar me gjak jo me shkumës!??? VR !!! Në një mendje me komentet e “Besiana g..”dhe “Lleshi”? Nëse lind nevoja për korigjime historike për ne respektivisht lind dhe për palën tjetër. Korigjimet e njeanshme janë antishqiptare. Gjithnjë duhet kujdes i vecantë me momentet kulmore te historise sonë siç është fjala vjen lançl. Një korigjim i papeshuar trondit themelet e antifashizmit tonë dhe çon në shtimin e zërave të korit tradhetarëve! Jam mosbesues ndaj vullnetit grek. Do te thone ata në tekstet e tyre se “çamet u debuan me forcë nga trojet e tyre”? Si zor sepse kështu do te hapnin udhën e atyre gjerave që kërkojme ne dhe qe jo njehere kanë deklaruar se “çështja çame nuk ekziston”! Por ka shumë çështje te tilla pikante me grekët për te cilët mendoj se nuk kanë disponibilitetin e korigjimit te tyre. Zonja nikolla më mire t’ju kishte thene se kjo nuk eshte punë arsimore por më pérpara eshte pune e shkencetareve te historisë. Në lidhje me këte punë edhe pse nuk jam historian e di mirë se “borxhe historike” kanë shume me tepër grekët sesa u kemi ne atyre? Mjafton te referohesh te fakti që shqiptaret nuk kanë dale ndonjehere tej kufijve te tyre,ndersa greket kanë nderhyre e masakruar me dhjetra here popullsine tonë. Kujdes,kujdes me të vertetat historike. Z. Ermir nuk kini bërë mirë me dyshimet për numrin e deshmorêve!? Ke notuar në tezat e kodoshit dashamir shehi dhe të lukunisë ballisto-zogiste. Nderime Besiana dhe Lleshi ! Nuk shkruajta më gjatë sepse kishit thënë gjënë e duhur.

    • CFARE DESHMORESH THUA O ZOTERI.

      APO NUMERON EDHE ATA QE VRAU ENVERI PAS SHPINE????!!!!!

      ATA QUHEN VIKTIMA TE LUFTES CIVILE DHE JO DESHMORE.

    • Zoti Zaimi, kur langaraqet e historise, arriten qe ti vejne emrin Ibrahim Rrugova, nipit te masakres se 4 shkurtit ne Tirane, Xhafer Deves, pikerisht rruges ku u be masakra, seshte ndonje cudi, qe edhe Napolon Zerven, ta bejne hero, se mbrojti Camerine nga camet, qe e kishin “pushtuar”.

  • Ne jemi armiq te vetevetes sic thoshte Konica. Kur edhe pas 70 viteve mohojme duke injoruar te vertetat historike te Luftes se Dyte Boterore, a ka turp e trathti kombetare me te madhe? Ne ket lufte per jete a vdekje me barbarine nazi fashiste populli shqiptar i udhehequr nga komunistet dha nje kontribut madhor ne raport me popullsine. Jo po historine tani do na e shkruajne Fari Balliu e Beqir .Meta…lexoni tekstet e historise cfar thuhet per historine e diteve te sotme, ku Jozi Sala ja kan kaluar edhe Skanderbegut. Shikoni ju lutem me cfar merren akademiket e Kosoves, duke denigruar njeri tjetrin, ne vend qe te ulen e te shkruajne historine reale te sotme, ku akoma pikon gjak si shi nga genocidi serb trupi ter plage i atedheut tone. Shume keq per DITEN, qe lejon nje shkrim si ky te helmoje atmosferen e kesj fillim pranvere.

  • Te nderuar lexues shqetesimi juaj eshte njekohesishte dhe i imi. Jemi nje ze qe nuk na perfill njeri por nese shtohet sigurishte qe behet si ajo bora qe rreshket nga maja e malit dhe kur mberrin ne lugine ka rrembyer gjithshka qe i ka dale perpara. Politika e pas viteve ’90 erdhi ashtu sic e mbane mend cdokush qe ishte ne moshen e te kuptuarit. Nje tufe rrugacesh qe bridhni. qe shanin dhe urrenin gjithshka me te vetmin qellim shkaterrimin e vendit. U perdoren te gjitha menyrat qe i gjithe ajo urrejtje antishqiptare qe prodhohej ne guzhinat SERBO-GREKE te behej pjese e jetes sone te perditshme. Ndryshimi eshte i madhe jane te pakte ose aspak historiane SERBO-GREKE qe merren me keto prodhime antishqiptare ne ditet tona sepse klanet SALISTE ne politike dhe LUBONJISTE me kompani ne mendimin shoqeror apo akademik(media dhe gjoja botimet historike) i perpunojne ne nje shkalle me te larte se vete guzhinat nga te cilat jane ushqyer. Historia e popullit tone eshte nga me te moderuarat nga menyra se cfare u meson brezave per te kaluaren e saj, dhe nga me tragjiket se cfare ne te vertete ka pesuar ne historine e saj. Jemi i vetmi popull qe kemi respektur ne ekstrem grupet apo popullsite e ardhura ne trojet tona, te cilat asnjehere nuk kane jetuar me tmerrin e se nesermes dhe per cudi jane shtuar jo vetem ne menyre natyrale por edhe ne menyre artificiale (si greko Bollanua me CO) Ndersa Shqiptaret jane masakruar duke perdorur lloj lloj menyrash deri ne shfarosje totale ne Serbine Jugore si Nish apo ne krahinen e Sanxhakut ne Mal te Zi ne Maqedonin Lindore ne Greqine Veriore duke filluar nga Selaniku deri ne Kostur e Follorin pa perfshire dhe pjesen e EPIRIT me krime dhe masakra kolektive nga me cjnerezoret. Greqia ne qindra apo mijra vjet nga Morea e deri ne ishuj ka qene e drejtuar apo dhe e banuar nga Shqiptare dhe historite tona shkollore asnjehere nuk i kane permendur. Shqiperia as ne juge dhe as ne veri nuk ka qene e banuar nga greke apo serbe por ne shkollat e tyre mesohet si greqi apo serbi. Shqiptaret si rralle kombe kane luftuar dhe dhuruar lirine popujve fqinje ndersa fqinjet jo vetem qe nuk i trajtojne ne shkolla por te kunderten urrejne ne menyren me barbare me historite e tyre kombetare popullin tone.Lufta Na-Cl ka qene nje nga mbrekullite me te medha ne 100 vitet e fundit dhe te mendosh se sa dhe si helmohet, ajo perpjekje nga te rrallat ne rajonin tone per clirim nga zgjedha e huaj te vjen me te vertet keq. Antishqiptarizmi abuzon me kete sakrifice kaq te madhe duke u tallur edhe me luftetaret dhe heronjte deri edhe me viktimat e asaj lufte duke numeruar larte e poshte gjoja te vraret, por harrohet ne demet e luftes nuk numerohen vetem ata qe moren armet per te luftuar nazi-fashizmin por cdo viktime qe i perket asaj periudhe te erret. Sote kerkojne te na e paraqesin se pushtuesit erdhen si clirimtar. Varret dhe perkujtimoret e bijeve shqiptare qe luftuan per liri nuk po gjejne rehat ne vendin e tyre. Nga ana tjeter Ushtrite pushtuese dhe vrastare qe kane masakruar qindra dhe mijra shqiptare si gjate luftes per pavaresi 1910-1920 dhe pas luftes 1944-1945 po detyrohen te quhen clirimtare dhe po u ngrihen permendore madheshtore(varret greke) dhe hapur po trajtohen si te rene per lirine ne atdheun e tyre. Historite tona shkollore kane vetem per te shtuar per krimet qe te paret tane kane perjetuar, per tmerret e luftes se Kosoves qe nuk jane rastesi por rrjedhoje e krimeve te pandalura per me se 140 vjete ne viset Shqiptare nga sllavo-greket dhe akoma nuk eshte shprehur asnje lloj pendese nga fqinjet tane. Ironia me e madhe eshte kur greket kerkojne demshperblime per nje masaker gjermane ku jane vrare rreth 80 vete ndersa masakrat ndaj popuulsise came jane me mijra te vrare te therur apo te djegur te gjalle, pa kujtuar qe si bashkpunetor me nazizmin kane dorezuar dhe masakruar qindra mijra cifut .Vetem nga Selaniku afersishte 70000 cifute jane dorezuar tek gjermanet nga greket.

  • Historin e kan shkruar fitimtart ashtu sic kan dashur.Diskutohet te numri i te renve ne luften e dyte ne Shqiperi.Jam i sigurt se numri i tyre eshte shtuar vetem per ti rrit vlerat fitimtarve,si dhe per tu demshperbyer. Dikush ka shkruer vetem per 6300 te vrar.eshte gjeja ma e thjesht te nxierret e verteta,jan te shkruer diku.Edhe ata qe jane te vrar gjysa jan vrar ne mes shqiptarve.Mos harroni se fitimtart mbas fitores nuk kan lene gja pa bere per keq sic bene komunistet qe ala vazhdon sherri i tyre mbas 24 vitesh.

  • Ku jemi katandisur. Po e bejme dhe historine si masterplan urbanistik.
    Kush merr pushtetin do te shtoje apo te heqe ca rruge e ndertesa.
    Festuam 100 vjetorin e pavaresise pse gjyshrit tane derdhen lumenj gjaku per te ngritur ate
    flamur. Nuk ishte ballkon ku u ngrit flamuri por ishte varke ne det gjaku Shqiptaresh.
    Tani vijne disa gjoja realiste a moderniste , sahanlepires e tradhtare dhe duan te rishikojne ate qe nuk mund te rishikohet.
    Turqit ishin pushtues. I bene shkrumb e hi viset Shqiptare.
    Greket na kane vrare e prere , kane bere gjenocid duke spastruar krahina Shqiptare . S’na duan as sot.
    Historia eshte kjo qe eshte , e ardhmja mund te ndertohet e perbashket.
    Urrejtja ste ndihmoh por harresa te shkatrron.
    E ardhmja duhet ndertuar duke respektuar secilin ne shpi te vet .

  • Dime qe Krishterimi u pushtu nga nje ideologji e ardhur nga kontinenti Aziatik,dhe perseri ne ditet e sotme vazhdon qe te dominoje Shqiperine ose me mire Arberine e dikurshme!Emrin ShKIPETAR do ta iqja fare nga kjo emertim Fantazem e pushtuesve Turq!
    Ja Nje demokraci e vertete me emra te cilat kan humbur Identiten tashme,si Arbanon ose Arberesh ja me mir Osmanizim te gjith tokes Arberore!

  • Në një mendje me ju “horri i b…”? Mund të ndodhë edhe ashtu si thoni ju. Politika jo parimore,politika e miqësive të rastit shkel edhe mbi shqiptarizmin. Por shqiptarizmi duhet të jetë historia jonë e vërtetë. Edhe partnerët e miqtë më të medhenj nuk lejohen te fusin hundet në këtë pikë? Nderime horr !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *