Një gabim i vogël në pankartë

anazapta

Ka pasur edhe nga ato gra që përpara se të shkojnë e të festojnë, kanë dashur të thonë fjalën e tyre për padrejtësitë që u janë bërë në këto kohë. Me pankarta në duar, gratë e Lidhjes Demokratike së bashku me shoqatën e grave të pushuarve nga puna, zhvilluan dje një protestë para Kryeministrisë, me moton “kundër spastrimeve politike nga administrata”.  Mes pankartave të shumta ku shkruhej “Shtator-Mars 2500 gra të pushuara nga puna”, “Rama mbyll vendet e punës për gratë”, apo “Gratë në politikë të pasigurta nga kërcënimet e Ramës”, bie në sy edhe një gabim i vogël. Fjala diskriminim në pankartën “Gratë rome të diskriminuara” është shkruar Diskrimunuara. Paçka gabimit, mesazhi kaloi, herën tjetër më të kujdesshme se jo për gjë, por nuk e marrin seriozisht burrat, se aq duan!  

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *