Shprehje lapidare nga historia

anazapta

“Si veza e Kolombit”

Kristofor Kolombi, lundërtar i madh spanjoll (1451-1506) që me zbulimin e kontinentit të Amerikës, solli shumë ndryshime në botën shkencore për idenë e formimit të botës. Shprehja e vezës së Kolombit i referohet një historie popullore se si Kolombi, kur i thanë se zbulimi i Amerikës nuk ishte ndonjë arritje e madhe, ai i sfidoi kritikët ta bënin një vezë të qëndronte më këmbë, pasi ata nuk arritën, atëherë ai i ra me forcë duke i thyer vezës fundin dhe ajo qëndroi më këmbë. “O, po këtë e dinim” – i thanë ata. “Kur e dinit, pse s’e bëtë”? Kështu është edhe zbulimi im” – ua ktheu Kolombi.

 

“Status quo”

“Status quo ante bellum”, shprehje latine, që do të thotë “shtet ekzistues para luftës”. Termi është përdorur fillimisht në traktatet për t’iu referuar tërheqjes së trupave të armikut dhe restaurimin e udhëheqjes paraluftës. Kur përdoret si e tillë, kjo do të thotë se nuk ka humbje territori ose të drejta ekonomike dhe politike të tjera. Historia botërore ka plot shembuj të tillë. Ne në këtë rast do të marrim vetëm shembullin e Irakut, me kufij të pandryshuar dhe vendosjen e gjendjes së mëparshme të paqes.

Pra shprehja “status quo” do të thotë rivendosje e shtetit, e rendit, por edhe një gjendje jo normale që ktheht në normalitet.

 

Stil

“Stil”, romakët i thoshin një shufre me majë. Për të shkruar ata përdornin një teh të mprehtë prej çeliku që gërvishte. Më vonë u përdor penda e shpendëve dhe boja. Ndërsa tani këto mjete janë modernizuar në formën e stilografëve dhe stilolapsave.

Prej këtyre mjeteve ka lindur në mënyrë figurshme shprehja “ka stil të mirë”, siç themi sot “ka kalem të mirë”, dmth shkruan mirë. Por fjala stil përdoret edhe për një mënyrë racionale dhe të përsosur pune, studimi, të arrirë cilësisht etj. Stil quhen edhe rrymat e artit, psh, stil romak, stil barok etj.

 

Shtrigat e Salemit

Nuk vjen nga mitologjia, por është ngjarje e viteve ‘60 të shekullit të kaluar, që ka ndodhur në qytetin e vogël të Salemit në SHBA, ku u varën mbi 100 njerëz për praktikim magjie. Më 20 janar 1692, 19-vjeçarja Elizabeth Parris dhe 11-vjeçarja Abigail Williams filluan të shfaqnin sjellje të çuditshme, si ulërima të pandalueshme, kriza konvulsive, gjendje ekstaze të gjata dhe magjira të tjera. Por më pas shumë vajza të tjera të Salemit filluan të shfaqnin sjellje të tilla, për të cilat nuk u dha shpjegim shkencor! Dramaturgu amerikan Artur Miller, që mbahet si “Shekspiri amerikan”, shkroi një dramë me titullin “Shtrigat e Salemit”, e cila është vënë në skenë edhe nga Tetatri ynë Kombëtar. “Shtrigat e Salemit” përdoret në kuptimin e keq të fjalës për intriga dhe prapaskena.

 

“Tabula rasa”

Nga latinishtja, “Tabelë e bardhë”, objekt ku nuk është shkruar gjë e që mund të shkruhet gjithçka. Është term që përdoret në shkencën e pedagogjisë, ku tabula rasa quhet ndërgjegja, truri i fëmijës, i cili gjatë gjithë jetës mbushet me informacion. Më vonë kjo fjalë mori edhe një kuptim negativ, të një njeriu që nuk merr vesh sado që t’i thuash e t’i flasësh.

Në kuptimin më të rëndomtë thuhet: “Ai e ka mendjen rrafsh, të bardhë”, pa gjurmë, pa informacion.

Share This Article
2 Comments
  • Kini bërë shumë mirë që e kini hapur këtë rubrikë. Ka shumë njerëz që nuk i dinë. Përmes këtyre shprehjeve kanë ecur shume shkrimtare,dijetare e njerez te mencur te kesaj bote. I kanë pasur si busull. Por duhet ta pasuroni më tepër. Mos u mundoni gjithashtu te gjeni shprehje lapidare nga sali shpellari. Nuk ka. Nuk mund te gjesh nje mendim te sakte pale shprehje lapidare. Për te do te ishte e mire nje rubrike “shprehje shpellare”. Duhet dhe kjo. Kemi nevoje te qeshim ca.

    • Po, ne nuk gjejme shprehje lapidare nga sali shpellari, por mund te gjejme shpehje lapidare nga mamaja jote!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *