Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e dytë të një pallati pranë shkollës “11 janari” sot paradite. Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë parandaluar përhapjen e flakëve.
Disa minuta më pas është bërë e mundur shuarja e plotë e zjarrit, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë sqaruar ende.
