Rekord për Juventus, 14 fitore në shtëpi

anazapta

Juventus mundi me vështirësi Fiorentinën dje, por goli i shënuar nga Asamoah mjaftoi për të arritur fitoren e 14-të në po aq ndeshje të luajtura në shtëpi, duke thyer rekordin e mbajtur nga Torino që në vitin 1975. Goli i bukur i dha epërsinë e merituar skuadrës së Antonio Kontes, por në pjesën e dytë Fiorentina u shfaq këmbëngulëse dhe krijoi disa raste, ndërkohë që Matos goditi traun. Te fitorja është kthyer edhe Inter, pas dy barazimeve radhazi, duke mundur Torinon në “San Siro”. Goli i vetëm u shënua nga i zakonshmi Palacio. Zhgënjyes paraqitet Lacio, i mundur nga Atalanta në “Olimpico” me shkallët e zbrazura, për shkak të kontestimit të tifozëve kundër presidentit Lotito. E pandalshme vazhdon të jetë Parma, e cila dje fitoi 2-0 kundër Veronës dhe vazhdon të mbajë gjallë ëndrrën evropiane.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Me vjen mire qe juvja eshte rikthyer perseri ne eliten e futbollit italian dhe shpresoj qe shume shpejt te rikthehet ne eliten e futbollit europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *