Fyle vs Halimi, ç’betejë kolosësh!

anazapta

Mjafton precedenti i ditëve të fundit ku Komisionieri Fyle u tërhoqi vëmendjen dy përfaqësuesve të PD-së në tryezë për statusin, e pas tij, një prej “viktimave”, Eduart Halimi tenton t`i tregojë vendin Fyles, për të kuptuar se në ç`katund politik është katandisur hapësira jonë publike, që gjeneron më pas një katundari të frikshme në çdo qelizë të jetës.

Afërmendsh, reagimi i Fyles ndaj dyshes Ristani – Halimi nuk ka qenë për atë se çfarë thoshin, por për atë se si e thoshin, vrazhdësinë e mungesën e një etike minimale. Fyle është ndër ata zyrtarë të lartë europianë që tashmë është familjarizuar me problemet tona dhe mund të thuhet pa droje se i njeh po aq sa ne që jetojmë këtu. Kështu që nuk vuan për mungesën e ndonjë informate për atë që ndodh në sallonet e politikës.

Por duke patur një stof europian në mënyrën e të bërit diplomaci, ndihet keq kur e sheh veten mes një soji të vështirë për t`u marrë vesh, edhe nëse nuk bien dakord, pasi është ai, stili katundaresk i të bërit politikë, krejt i kuptueshëm për një parti që si “zë të parë”, ka patur njeriun me ligjërimin më të skandaloz në historinë e këtij vendi.

Tek e fundit Fyle nuk është “i dënuar” të jetojë në këtë vend, në përditshmërinë e tij; e ne që  frymojmë këtu, kemi të drejtën e ligjshme të pyesim se ç`mund të përfitojmë nga një politikan si Eduart Halimi?! Idetë, edukatën, etikën në komunikim, formimin kulturor, ndonjë aromë civilizuese që lëshon kur hap gojën, apo çfarë?! Nuk është problem se çfarë i tha Fyle dyshes Ristani – Halimi; çështja është se dhe më 23 qershor, një popull jo fort i vogël, u ka thënë: qepeni!   / Ermir Hoxha                                        

 

Share This Article
17 Comments
  • kjo esht steka ne shqipri …. katunari e madhe….te paftyret dhe katunaret ngjiten lart. Pjesa e vogel “e mire” eshte shum ne minorance.

  • Nipce, Ha ate pjate fasule e makarona qe te kane vene perpara-ku je ti per politike-e rij rehat-djali xhepisti ti-qekur na u bere mender pulotika e bere tet ate dhe kushon tim te persekutuar politik, kur ai ishte hajdut xhepash, bashke ishim ne pazarin e bagetive, kur sapo kishte dale nga burgu per xhepist, i vodhi portofolin nje fshatari qe sa shiti lopen….hyri prape….e ti thua u denua kaq here per politike…uh te shpelafte mortja ty e ate, race hajdute xhepash jemi…

  • Kush nga ju te stafit te gazetes, i ka shkuar ne mendje, te na sjelle keto dy foto, ndermjet Halimit me pjaten e supes ne dore dhe te zotit Fyle, duke shikuar se di ku, eshte “palaco”
    Vetem me dy foto, Halimin e keni hedhur tuc.

  • Banda eshte zvogeluare shume,por prape po mundohen te na prishin pune, por kurre nuk kane per tja arritur se nuk jane asgje tjeter VECSE kreminele te lindur dhe te trasheguare.Ne ja u dime mire zgjuaresine ,trimerine,aftesine,injorancen dhe ndaj ju themi Plehra te shqiperise edhe pse vishen me kostume te bukura si rrjedhoje e vjedhjeve te medha qe kane bere mbi kurrizin e popullit shqiptar.I shikojme nga surrati jane te bubunjosur si mos me keq,i shikojme nga vithet si mushka austrie dhe te tera jane kader per ate pune dhe per asgje tjeter.Kjo eshte opozita e te mjeres shqiperi halle madhe .

  • SHTEFAN FYHLE KA QENE SEKRETAR I PARE I PARTISE KOMUNISTE CEKOSLLOVAKE ME SHKOLLE TE LARTE NE MOSKE.

    prandaj edhe ky shkrim ne DITA eshte pa llogjike dhe nonsens sepse eshte njesoj sikur fshatari yne Halimi;

    T’I TREGOJE BABAIT ARRAT.

    • Meqenese je nje mbetje osmane me emrin Nasruddin, atehere meso se çeket jane qytetare te klasit te pare ne vendin e tyre dhe ne Europe. Prandaj Europa e zgjodhi z. Fyle ne ate pozite.

      • O Nasrudin, a si e ke emrin, pse shkon kaq larg dhe na thua se zoti Fyle ka qene sekretar partie ne Çeki.Afrohu, afrohu, kemi edhe sekretar partie ne Shqiperi, qe u bene presidente, kryeministra e kryetare partish.Ti e di shume mire…Merri shembujt afer teje…

  • Ne fakt, o pacienti im , ky komenti yt eshte pa logjike dhe po ta them ne sqip, pa kurrefare lidhje dhe kuptimi.

    • Ta spjegon nastradini o doktori i paditur i Kohes se Qepes, se nastradini ka doktor personal shume te ditur te Koheve Moderne. Ja si qendron puna pra:

      Fshatari i Saliut Eduart Halimi po sillet si fshataret e Enverit Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, tok bashkefashtare nga Mallakastra qe i meshuan autokritikes komuniste duke marre persiper edhe faje qe nuk i kishin pare ne ender ne gjumin e nates, njeri poliagjent, tjetri superagjent e ku ta dije nastradini dhe u bene krejt si mazokiste qe linconin veten papushim me autokritika komuniste para Byrose Politike te Enverit. Keshtu po vepron edhe fshatari i Saliut Halimi qe morri persiper fajet e Partise se tij Demokratike ne skandalin me Fyhlen. Por Sekretari i Partise komuniste te Cekosllovakise Shtefan Fyhle ka mbaruar studimet ne Moske per dipllomaci dhe bolsheviket e kane mesuar me fintet komuniste me mire se Saliu fshatarin e tij Halimi, prandaj edhe nastradini tha qe ky

      DON T’I TREGOJE BABAIT ARRAT!

  • Eduart Halimi politikan?!
    Po ç’e lodhni shqipen kot me kete fytyre ufoje, qe vetem veshet si parafangot e makinave te viteve ’30-te i dallojne dhe asgje tjeter.
    Ky nuk eshte vetem katundar nga koka ne kembe, madje do ishte gjysma e se keqes, se katundaret me se shumti shohin punen e tyre dhe nuk i prishin pune njeriu.
    Edhe katundari me i trashe, ( qe te mos keqkuptohem, nuk e kam fjalen pr ata qe kane lindur ne fshat, por ata qe kane mendesi mjerane) kur eshte perballe nje njeriu te civilzuar apo qytetar ka guximin e vetepermbajtjes.
    Fotografia me e mire per te nuk do ishte kjo duke ngrene tasin me fasule, por duke lepire prapanicen e Saliut, madje duke u vene ne gare apo duke u grindur per te zene vendin epare me kete koqe rrugaçin pijanec dhe burgaxhi Arben Ristani.
    Keta plehra na felliqen ne syte e botes.

  • Duke ruajtur etiken,, nuk deshiroj ta ofendoj deputetin me broçkthenes ne PD ! Une nuk ma lejon edukata qe t’i them atij , konia e Sali Berishes,prandaj eshte me mire qe t’u drejtohem lexuesve te ketij materiali me shprehjen : MOS HARXHONI KOHEN KOT ME HALIMIN ! KUR TE GJENI KOHE TE LIRE , MERRUNI ME KONEN E SALI BERISHES !

  • Po mor po; a ka qene ndonjehere zoti Fyle kryetar i komisionit te pucit ? Jo, atehere te mos matet me zotin Halimi te cilit me bukur nga te gjithe ja dh….. ish kryeprokurorja “Silvia Konti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *