A është Skënderbeu hero?

anazapta

Nëse sot vjen Kina dhe na imponon bindjet e veta fetare si budizmin, shenizmin etj. e ne i bëjmë rezistencë, atëherë gabojmë shumë. Nëse ajo këmbëngulë herë me shpërblime, herë me gozhdime, herë me pozita – me pozita do të kenë më shumë efekte- dhe na motivon, detyron të konvertohemi, atëherë në vitin 2412 gati të gjithë shqiptarët do të kenë përqafuar masovikisht kulturën kineze.

Në vitin 2514, njëqind e dy vite pas largimit të tyre, do  shfaqet një shqiptar para një tempulli, që do të quhet Çen Cung Firi Fiu dhe thotë: “Shqiptarët që luftuan budizmin, shenizmin dhe konfucianizmin, kanë qenë tradhëtarë dhe duhet t’ i përjashtojmë nga historia, sepse ata kanë prodhuar karmë të keqe në mes të tjerash. Ne sot jemi ndryshe. Stërgjyshërit tanë qenë barbarë dhe idiotë!”

Historia dëshmon se religjionet kanë afat skadimi. Në lashtësi askush nuk kishte besuar se politeizmi do të zëvendësohej nga monoteizmi, por ja ku e kemi, ndonëse i dëbuar nga shteti dhe me reduktim të shumë kompetencave, akoma përpiqet të jetë kryefjala e botës dhe shkencës.

Në fillim religjioni shpjegonte të gjitha fenomenet në natyrë dhe shoqëri, sot ka braktisur shumë fusha dhe me yjet nuk merret më ai, por astronomia. Me shërime dhe ekzorcizëm nuk merret kleri, por spitali dhe psikiatria. Njeriu nuk vdes pse vendosi Zoti, por se kishte tymosur shumë dhe e katapultoi tejpërtej kanceri. Të gjitha fatet njerzore, që dikur i atribuoheshin Zotit, sot për to akuzohet njeriu. Njëriu vdes në komunikacion jo pse Zoti kishte dashur, por sepse kishte ngarë makinën 200 km në orë. Makina mund të rrëshqas me 200 km në orë edhe nëse është e mbushur me engjuj. Në vende ku ka pak makina, njerzit nuk vdesin aq shumë rrugëve, rrëzohen nga gomari apo kali, thyejnë një dorë apo këmbë apo fare dhe vazhdojnë jetën. Në Gjermani në vitin 1980 kanë vdekur në komunikacion 15.719 veta. Në vitin e kaluar 3340. Kontrollimi i shpeshtë, kufizimi i shpejtësisë, rripi, autostradat, kanë ndikuar në rënie të fatkeqësive dhe natyrisht edhe modelet më të mira të makinave. Në vendet ku mjekësia është e zhvilluar, njerzit jetojnë më gjatë pa marrë parasysh a besojnë në religjon apo jo, se sa popujt e varfër, që i besojnë monoteizmit apo politeizmit.

T’ i kthehemi temës. A është Skenderbeu hero kombëtar? Nëse themi se nuk duhet të jetë sepse paska masakruar musliman, atëherë kjo është e barabartë me një ftesë një pushtuesi me bindje fetare muslimane. Nuk duhet ta mbrojmë lirinë tonë dhe pavarësinë shqiptare, por duhet t’ i nënshtrohemi menjëherë. Nëse nesër na sulmon Afganistani apo Arabia Saudite, ne atëherë duhet të vrapojmë me lule para tyre. Ky qëndrim do të ndikonte edhe tek fqinjët tanë për të na parë dhe cilësuar si kolaboracionist potencial, që mezi presin çastin për t’ i shtypur edhe ata. Në paqe do të izolohemi, në kohë lufte, do të na copëtojnë.

Disa që kundërshtojnë Skënderbeun si hero kombëtar, kanë motivuar dhe manipuluar të rinjtë shqiptarë për të shkuar në Siri dhe luftuar kundër muslimanëve. Atje nuk por vriten muslimanët në mes vete, pse nuk janë musliman të mirë, por po vriten për bindje politike dhe madje shpresojnë të aterrojnë në parrajsë pse ka vrarë shumë muslimanë. Muslimanët u vranë nga muslimanët në Egjypt, në Libi dhe tani edhe në Siri po vriten. Është tragjike, por kështu ka ndodhur edhe në vendet krishtere, kur me bindje fetare shkojnë njerëzit në luftë, kur një grup është i bindur se tjetri e ka gabim.

Disa po e quajnë Skenderbeun edhe serb, duke u përpjekur për të shfrytëzuar ndjeshmërinë dhe disponimin e sotshëm, për ta hequr qafe Skenderbeun një herë e përgjithmonë. Po të kishte qenë Skënderbeu serb, nuk do të vinte në Shqipëri, por do të shkonte në Serbi dhe çlironte atë. Përmendorja e Skenderbeut, e Nënë Terezës flasin për qytetërimin shqiptar, sepse vendet perëndimore nuk gjykojnë personalitetet e veta nga bindja private fetare, por vlerësohen për imazhin e krijuar ndaj atdheut. Në anën tjetër, kleri musliman dhe katolik, nuk mund t’ u referohen përqindjeve në popull, por vetëm atyre njerëzve që kanë para vete në faltoret e tyre. Në emër të popullit mund të flasë vetëm Qeveria e votuar.

Po pse Ferid Murad nuk përmendet si Skenderbeu dhe Nënë Tereza. Edhe ky ka merita për krenarinë shqiptare? Ferid Murad nuk shpërfillet pse ka mbiemër turk dhe me religjion krishter episkopal, por sepse është vështirë t’ u shpejgohet njerëzve në rrugë pa u skuqur pse ky qytetar i madh amerikan me origjinë gjysmë shqiptare, fitoi Çmimin Nobel. Ja një citat nga autobiografia e Ferid Muradit: (This was also applied to our religious choices as my father was Muslim, my mother Baptist and we were raised in a Catholic community. Subsequently, my brothers became Catholic when they married Catholic wives and I was baptized Episcopalian in college. My wife of more than forty years is Presbyterian, two of our daughters married Jewish men and one married a Catholic man.)

Në vendet perëndimore mund edhe të ndërtohet një përmendore e Ferid Muradit, por tek ne vështirë të merret me mend, sepse edhe gratë do të kërkonin shpjegime. Fundi i fundit, ai nuk është hero i të gjithëve, por i atyre në gazep. Në demokraci ka të drejtë çdo njeri të madhërojë religjion e vet, por kurrë të shajë të tjetrit. Demokracia nuk merret me bindjet e njerëzve, as fetare, as ateiste. Në demokraci ka vend për gjithë ata që dëshirojnë jetën në paqe.

Në Kosovë është imponuar një debat, që çoi në harrimin e krimeve serbe. Në Kosovë shahen, kanosen, kërcënohen dhe shteti nuk tregon prezencën e vet, për t’ i treguar popullit se në demokraci, lejohet mendimi i lirë, por jo kanosja, jo kërcënimi, jo fyerja, jo idetë raciste, jo ofendimi i religjionit që beson dikush. Ne kemi brenda mijëra ushtarë të huaj, që na mbrojnë nga ripushtimi dhe kanë respekt edhe për ato ato personalitete, që këta shajnë. Dhe, nuk erdhën pse na njihni si fetarë të mirë, por pse ishim shembullor në tolerancë fetare dhe treguam epërsi civilizuese me luftën paqësore.

Kosova në vend se të merret me grumbullimin e materialit për ta akuzuar Serbinë, siç bëri Kroacia me akuzën për gjenocid. Kosova në vend se të merret me ndërtimin e shtetit ligjor. Kosova në vend se të brengoset për papunësinë e madhe dhe braktisjen e madhe të nënshtetësisë së Kosovës nga qytetarët e saj jashtë, ajo merret me korrigjimin e historisë. Me fragmentarizimin dhe satanizimin e saj. Në Afganistan talebanët rrëzuan përmendoret e Budës edhe pse ishin në listën e UNESCO, si pasuri kulturore botërore. Tek ne rekomandohen personalitete historike vetëm duke u bazuar në bindjet fetare.

Duke u bazuar në bindje fetare, otodoksët quhen serb, duke u bazuar në bindje fetare, katolikët quhen kroat, duke u bazuar në bindje fetare, boshnjakët quhen musliman. Nëse shqiptarët durojnë ndarjen, grimcimin, ronitjen, në bindje fetare, atëherë nuk do të kemi një komb, por së paku tre. Ja pse feja e shqiptarit është shqiptaria dhe duhet recituar çdo ditë, para se të stigmatoizojmë njëri tjetrin për religjionin e gabuar apo mungesën e tij.

Sikur zoti të ishte religjioz, do ta kishte dërguar vetëm një fe dhe vetëm një profet e jo ta korrigjojë vetveten. Sikur në vendet perëndimore të pytej kleri, nuk do të kishin lejuar ndërtimin as të sinagogës, as të as xhamisë, as të tempujve budist. Se Perëndimi toleron ndërtimin e tyre, flet për qytetërimin e saj. Se populli shqiptar duron përmendore duke shpërfillur bindjet fetare, flet për qytetërimin e lartë shqiptar. Ata me sharjet e tyre, më shumë po largojnë njerëz nga feja, se sa që po afrojnë.

Nëse i ndërtojmë Dalai Lamës një përmendore, akush nuk do të na qortonte, por do të na çmonte si njerëz me një qytetërim të lartë. Nëse Italia do të gjykonte në këtë mënyrë, atëherë do të rrëzonte të gjitha përmendoret e perandorëve romak deri në shekullin katër. Ata që sot turpërohen me stërgjyshërit e tyre, nesër do ta rrëzojnë edhe Rugovën edhe përmendoren e Bill Clinton, sepse edhe ky i fundit, derisa qeveriste, ka urdhëruar vrasje në Irak apo Afganistan.

Sikur të isha serb nacionalist, do t’ isha kënaqur me gjendjen e Kosovës, por meqenëse jam shqiptar, ndjehem shumë i zhgënjyer me mënyrën si ndërtohet shteti dhe si perceptohet demokracia. Me historinë shqiptare duhet të merren historianët: jo hoxhallarët, priftërinjt, dërvishët dhe shamanët. Këta nuk nuk punojnë për përparimin dhe bashkëpunimin e popujve, por për ndarjen e tyre. Sepse, sipas Schopenhauer,  “Religjionet janë sikur xixëllonjat: për të shndritur, kanë nevojë për errësirë.

Share This Article
7 Comments
  • Arsyetim i shkëlqyer e trajtim shterues, mirëpo ata që janë formuar si drurë të thatë ashtu do të mbeten, aq më teepër fondamentalistët e të gjitha ngjyrave, të cilët idiotësitë i kanë mison e vetdije. Përgëzime autorit!

  • Te lumte mendja dhe pena ,o NASER ALIU!!!
    Perkufizimin me gjenial per ROLIN OBSKURANTIST TE FEVE NE BOTE e ke dhene ne fund se,sipas Schopenhauer-it,
    – “Religjionet janë sikur xixëllonjat: për të shndritur, kanë nevojë për errësirë.!!!
    Pra fete LIGJEROJNE E ULURIJNE vetem ne mes te nje populli INJORANT!!!
    Nje nje mendje te THARE,PA TRU,PA ARSIM E KULTURE lulezojne fete!!!
    Ja pse DALLKAUKET FETARE kane filluar te “LULEZOJNE” ne Kosove e Shqiperi,aq sa jane bere LIGJVENES !!!
    I kishim harruar FEREXHETE OBSKURANTISTE dhe SHAMITE e kokes se vajzave,por tani per TURPIN TONE ato jane mbjelle kudo!!!
    MJERROSHET DHE PANTALLONAXHINJTE TRECEREKSH qarkojne rruget tona te qyteteve dhe pershendetjet ne gjuhen shqipe i kane zevendesuar me ato ARABE!!!
    A jemi ne Europe,apo po shkojme 500 vjet prapa???
    SIDOMOS KOSOVA ESHTE 1000 VJET PAS SHQIPERISE!!!
    A ka njerez te URTE KOSOVA,qe ta ndjellin kete popull ne udhen e DITURISE,SHKENCES DHE KULTURES???
    Nuk e besoj,perderi sa i sulen kaq KAFSHERISHT TE MADHIT REXHEP QOSJA!!!

  • Kosova në vend se të merret me grumbullimin e materialit për ta akuzuar Serbinë, siç bëri Kroacia me akuzën për gjenocid. (artikulli)

    …me pelqeu shume kjo pjese.

    Kosova duhet ti kish bere “letrat” sa me shpejt qe ti jepej mundesia.

  • Te pyesesh ne Greqi A ISHTE HERO LEONIDAS, apo te pyesesh ne Itali A ISHTE HERO GARIBALDI, me siguri do te te mbyllnin ne psikiatri ne rastin me te mire. Ketu ne Shqiperi e per fat te keq dhe ne Kosove kete dyshim per Skenderbeun e bejne pikerisht grupi me psikopatik qe paguhet nga islamiket talebane.

  • SKENDERBEU ISHTE SHQIPETAR, POR NUK PERFAQESOI SHQIPETARET.

    RRETHANAT NE MESJETE ISHIN TE TILLA QE SHQIPETARET ISHIN AFER SLLAVIZIMIT TOTAL TE TYRE.

    BABAI I SKENDERBEUT QUHEJ IVAN, VELLEZERIT QUHESHIN MILLOSH E STANISH.
    E EMA DIHEJ QE ISHTE NGA DERA E BRANKOVICEVE. (TE CILET HISTROGRAFIA SERBE I NXJERR SI DARDANE TE SLLAVIZUAR).

    PRA ASIMILIMI KISHTE FILLUAR EDHE NE TERRITORET KETEJ DRINIT, DUKE ASIMILUAR PARINE E SHQIPETEREVE.

    NE KETO KUSHTE LUFTA E TIJ, PO TE KISHTE TRIUMFUAR (IDEJA KUPTOHET, SE USHTARAKISHT AS NUK KISHTE SHANCE TE MPOSHTE USHTRINE OSMANE),
    ATEHERE NE SOT DO TE QUHESHIM TE GJITHE STANISH, MILLOSH, MAMICA E VOJSAVA, DHE JO ILIR, ARBEN, GENTI ETJ.

    PO ME E KEQJA NUK ESHTE KJO, ME E KEQJA ESHTE FAKTI QE NUK DO FLISNIM KETE GJUHE, POR SLLAVISHT.

    PASI TE ZBARDHET GJITHE HISTORIA E MESJETES, MUND NE TE GJYKOJME A ISHTE SKENDERBEU HERO PER NE APO JO.

    GJITHE KETO 100 VJET, NE VETEM KEMI SHTREMERUAR HISTORINE TONE, KEMI FSHEHUR FAKTE VETEM E VETEM TI BEJME QEJFIN TE TJEREVE.

    NE KETO KUSHTE TE GJITHA KONKLUZIONET HISTORIKE TE KETYRE 100 VITEVE, ME TE DREJTE MUND TE VIHEN NE DYSHIM PA KURRFARE TEKLIFI.

  • Qe Skenderbeu ishte hero , madje superhero per shqiptaret dhe krishterimin , kete nuk e luan as topi , ashtu siç nuk e luan topi qe ky ILIRI i mesiperm , eshte fondamentalist filoturk e filoislamik . Meqenese per momentin nuk kam kohe te zgjatem , sepse po dal nga shtepia , po e mbyll me kaq .

  • Jo , skenderbeu nuk ishte hero , sipas islamikut ILIR (çudi per emrin qe mban) , heronj ishin pushtuesit e urryer turq , qe , ne pese shekujt e erresires qe kaluam me ta , mbetem te fundit ne Bote . Te pakten kjo nenkuptohet nga shkrimi i ILIRIT , i cili gjykon pak a shume keshtu : Neve po na asimilonte sllavi , por “miqte” tane besnike turq , sapo e morren vesh , u sulen me hordhite e tyre qe nga Azia dhe duke na perkedhelur me shpata e zjarr , jo vetem qe na shpetuan nga asimilimi sllav , por per te na siguruar sa me mire , qendruan peseqind vjet prane nesh . Gjate kesaj kohe “te lumtur” pese shekullore , populli shqiptar pesoi zhvillimin dhe perparimin me te madh ne historine e tij . U hapen shkolla , spitale , u ndertuan rruge , ura , qenefe , hamame , grataçiela ne forme minareje , mesuam te gatuajme imam-bajalldi , pilaf , turshi , bakllava , hallve , mesuam si te faleshim pese here ne dite dhe si t’i mbulonim grate me thes ne koke . U zbukuruam me breneveke , çitjane e poture dhe me ne fund nga viti 1912 , meqenese ishin perhapur ne Bote dhe tek komshinjte thashetheme , se kishim bere perparime te medha , filluan te vinin nga ana e aneve per te na pare nga mbrapa se sa na ishte rritur bishti , nga perparimi i madh , qe kishim bere ne saje te vellezerve te dashur turq . Edhe sot e kesaj dite , po te na shikosh nga mbrapa , dallohen shenja te bishtit , qe s’po zhduket e s’po zhduket . Disa goje te liga , thone qe , bishti i turkut , nuk zhduket kurre . Shpresojme te mos kene te drejte . Apo jo , zoti Ilir ? Ti , si thua , zhduket apo nuk zhduket bishti i turkut ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *