Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacione arrestoi ditën e djeshme Arben Isufajn i njohur gjerësisht me nofkën “Ben Qimja”, i konsideruar si një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë italiane. Pala italiane ka sjellë së fundmi në Tiranë kërkesën për ekstradimin e tij, pasi e konsideron si kreun e një organizate ndërkombëtare të trafikimit të narkotikëve.
Më herët, prokuroria shqiptare e kishte akuzuar Isufajn për vrasjen e Pirro Koçiut në vitin 2002 dhe pretendonte se kishte gjetur një shenjë gishti në pistoletën që ekspertët gjetën pranë kufomës gjatë këqyrjes së trupit të pajetë. Gjykata e dërgoi këtë provë në disa specialistë, por as në Angli, sipas togave të zeza, nuk mund të vërtetohej se personi që qëlloi mbi Koçiun ishte Isufaj.
Kështu, ai u la i lirë dhe prej asaj kohe. Mësohet se urdhër-arresti ndërkombëtar është lëshuar nga Interpol Roma, pasi prokuroritë e disa qyteteve italiane, si dhe gjykatat kanë vërtetuar përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi vjen si pjesë e marrëveshjes mes Drejtorëve të Përgjithshme të Policisë italiane e shqiptare, Pansa-Didi, ku parashikohet kapja e 100 kriminelëve më të kërkuar.

Ben kurajo……me hallet qe ke pasur ne jete ti o djale,te tjeret do kishin vrare veten ose do i kishte palosur hasmi,ose do kishin cmendur fare.Mbase eshte e fundit kjo here.Respekte.