Seksioni për Korrupsionin, filloi dje çështje penale në gjendje të lirë për I. Ç., 60 vjeç, banues në Tiranë. Gjate vitit 2013, duke qenë me detyrë Hartograf në ZVRPP Elbasan, ka ndryshuar sipërfaqen e apartamentit në pronësi të F. Ç., banuese në qytet dhe si pasojë apartamenti i saj është shitur nga një palë e tretë. Po në gjendje të lirë hetohet dhe noterja N. Gj., e cila në dhjetor 2013, ka noterizuar një deklaratë që bën fjalë për marrje kredie në bankën “NOA”, por që s’është nënshkruar nga Q. V, ashtu siç pretendohet.
