Doni t’ju nxjerr për pakëz minuta nga kokëçarjet tuaja, apo nga kokëçarjet që ju jep bota që ju rrethon? Ok, po ju çoj larg, në New Jersey, ku më ka tërhequr një ngjarje e raportuar nga mediat amerikane, deri dhe nga CCN-i. Unë ju përgatita të dëgjoni një ngjarje që s’ka të bëjë me hallet tuaja, por nuk është e thënë. Edhe mund të ketë lidhje. Madje, në teori duhet të ketë se s’bën, pasi fabula është universale; dhe kur them ‘universale’, në mendje kam bash ‘universale’, dmth e vlefshme për të gjitha vendet e për të gjitha kohët.
Flitet për një familje. Prindërit, Sean dhe Elizabeth, kanë tre fëmijë, vajza, në moshë 13, 15 e 18 vjeç. Tetëmbëdhjetë vejçarja, Rachela, nuk merret vesh me prindërit. Këta të fundit, të lodhur nga tekat e vajzës, që kish një fjalor të pistë, që kish qejf festat, ku edhe pinte më shumë se sa duhet në ndonjë rast, etj, kishin kohë që i thoshin: “Shiko, sa kohë nuk ke mbushur 18 vjeç, do t’u bindesh rregullave që ne, prindërit e tu, kemi vendosur për ju. Kur t’i mbushësh 18 vjeç, je e lirë të bësh ç’të duash, mund edhe të ikësh nga shtëpia për të bërë jetën që do.” Dhe është pikërisht kjo gjë që Rachela bëri. Mbushi 18 vjeç, dhe iku nga shtëpia.
“Ike?”, i thanë prindërit. “Ok, dili zot vetes tani; nga ne mos prit gjë”. Kështu do ta mbyllnit këtë muhabet dhe ju? Ndoshta, por Rachela është ende në shkollë, në një shkollë të mirë private, për të cilën prindërit i kanë paguar 650 dollarë çdo muaj. Ajo dëshiron ta mbarojë atë shkollë. Mirëpo prindërve as që u mbushet mendja të fusin duart në kuletën e tyre për të bijën që mendon se është aq e rritur sa të bëjë jetën e saj, larg diktatit të babit e mamit. Si i bëhet, atëherë? Këtu te ne nuk e di se ç’përthyerje do merrte ngjarja, por në New Jersey ndodhin gjëra që nuk mund të ndodhin këtej nga anët tona.
Rachela ngre një padi, me anë të së cilës i kërkon gjykatës që t’i detyrojë prindërit e saj që të vijojnë t’ia paguajnë shpenzimet e shkollës e të jetesës përsa kohë ajo s’ka dalë në punë. Mirëpo gjyqtar qëllon të jetë një nga ata që provon empathi për prindërit, e jo për bijën e tyre. Fillimisht i kërkon vajzës që të ketë respekt për prindërit që e kanë rritur. Dhe pastaj ia bën: “Kjo nuk është çështje për mua. Me këtë çështje duhet të merren konsulentët familjarë. Nëse unë merrem me këtë, atëherë i bie që t’i hap derën padisë së një fëmije 12 vjeçar që ankohet se prindërit nuk i kanë blerë xBox, apo iPhone”.
Është një ngjarje që s’ka të bëjë fare me këtë botën tonë? Mua më ngjan se, në thelb, është krejt e kundërta. Ndoshta, nuk ka shumë për të diskutuar, ndoshta shumica e shqiptarëve (edhe unë, me që ra fjala) janë në krahun e prindërve të Rachelas, por unë jua solla këtë histori me shpresën se do t’ju bëjë të reflektoni mbi marrëdhëniet që keni me fëmijët (nëse jeni prindër) e me prindërit (nëse jeni fëmijë). Dhe në këtë pikë nuk më thoni dot që “këto nuk kanë lidhje me ne; këto janë yçkla e trille amerikanësh”.
Po çfarë është kjo “empathi” mor zotëri? Po kushtojini pak vëmendje redaktimit të shkrimit se po e masakroni shqipen. Dhe jo vetëm kaq por tani na duhet të shpenzojmë dhe kohë për ti mbushur mendjen njerezisë që nuk shkruhet emapthi vetem se e shkruan Muçi.
O Muci!!
Pervec perdorimit te SHEMTUAR te fjaleve te huaja,ne shkrimet e tua nuk ka ASGJE!!!
Je larg edhe nga HALLDUPI CILI-jeta!!!
Dukesh,qe te ka hypur vetja ne qejf dhe ke gjetur keta te DITA-s,qe te paguajne honoraret!!!
Ke mbaruar Muci!!!
Gjej nje pune tjeter,psh,shit gazeta!!!
Eh more Tafo,nuk te them dot Muç,
Fmejit shqiptar lypin rrugve,ene spo mushin barkun me buk dhe ti na sjell shembujt prej Ha-merr-ike.
Kjo Reçelja e ka ne terezi dhe e hudh shurren perpjet,preq qefi dhe jo prej Halli.
Or Taf-Nano.
Na shkruj bre burr per Vishon e Ollges,agjentin e rusve dhe per Jarin e Odetes,qi po e perdor Berr-isha si qens stani,….na shkruj per Shqipnin pa ushtri,ku te gjith kane msu se si ta prodhon Tri-Tolin,..na shkruj dhe per Desaren e Argites,qi univeritete Private ja hapen rrugen,ene tash osht bo doktoresh-Orale-gjuhsore-letrare.
Ke dal shum larg o Muç-Poroja.
Dil ene freeskoju ka Liqeni Artificial or Tafo ene ka me tu kthjellu koka e modhe dhe e vogel bashk 😉
Po cfare ke me Mucin moj Madona prej Sauku ?
A nuk te beri thirrje ty e gjithe qelbesirave qe ta rezojne Berishen qe te vije Ramushi ?
Ja Berisha nga goditjet e shuplakave te qelbesirave iku, nuk eshte me as kryeminister e as kryetar partie.
A ke gje te na thuash se cfare po ben piktori se doktori nuk eshte me ne qeveri e sido qe te ndodhe, femijte e niperit e tij, nuk besoj se do te marin buken tende te gojes e do te lene te ngordhesh urie.
Sa per shkrimin e Mucit, ai ka trajtuar nje teme me shume interes edhe per shoqerine shqiptare. Por varferia e gjuhes artsitike letrare e paqartesia llogjike e shkrimit e ben ate qe edhe komentues teper ordinere te reagojne me stilin e zakonshem vulgar.
Ne gjithe boten e civilizuar, femija sa mbush moshen 18 vjec, ligjerisht eshte i pamvarur e eshte i lire te ndertoje jeten e tij sipas deshires.
Prindrit sigurisht kane obligime jo ligjore por thjeshte morale per tu perkujdesur per jeten e tyre te metejshme.
Suksesi i nje te riu apo te reje 18 vjecare qe e fillon jeten ne menyre te pamvarur, qendron ne formimin edukativ qe ka mare deri ne ate moshe.
Rasti qe permend Muci, perben te vecanten e jo te pergjithshmen.
Eshte e provuar edhe me studime e statistika te shkencave sociollogjike, qe te rijte qe dalin ne jete te pamvarur qe ne moshen 18 vjec, jane me te suksesshem ne jeten e tyre. Sigurisht qe jo kudo e ne cdo nivel te shoqerise mund te ndodhe kjo.njelloj.
Muci nuk eshte ne gjendje te jape nje shpjegim te sakte te fenomenit, por hedh kot nje shashke qe per mentalitetin konservativ te shqiptareve, shkakton reagime te tilla.
Me sa duket ti petrit je shume afer plehut dhe dhe ngateron drejtimin e aromes se qelbesires. Muci i ka thirur shqiptareve kunder qelbesires dhe te rudhesh gjuhen kur te cilesosh shqiptaret qelbesira, vetem per te shpetuar emrin e kryeqelbesires, pjelle e se ciles me sa duket je edhe ti.
Capajevet i kemi dhurate nga komunizmi rus ore mik. Pse te djeg zotrote sikur je nje nder ata qe ju binden thirrjes se Mucit ?
A nuk e kupton se padashur e ve veten ne rradhen e atyre qe ju ka bere thirrje Muci ?
Nuk jam une qe e kam drejtuar ate thirrje po eshte Muci. Denoj thirrjen e tij primitive e sigurisht qe nuk e kam bindjen se te gjithe ata qe votuan kunder Berishes, jane “qelbesira”
Muci me primitivitetin e tij gazetaresk te ka vene edhe ty njollen o Capajev. Ne vend qe te meresh me marrezite e tij, kerkon t’ju maresh ere “plehrave”
VW,z.Muçi mbase duhet te gjeje simotren ne shqip,por meqe s’eshte lodhur shume,kerkoje ne ndonje fjalor online,mesoje se ndoshta te hyn ne pune.Empathy,empati eshte nje sens i te ndjerit se bashku solidar ne nje hall,si te them,ta vesh veten ne poziten e tjetrit.Kete kuptim ka.
Ehu Shkelzeni eshte ba 40 vjec e i thote Berishes o me dihmo te bej pare ne kurriz te popullit o ti nxorra allshverishet ne shesh.
po mire mo ,c’e keni zene me kete Nanon? Dhe me keq akoma me nje fjale te tijen! shikoni te kontribuoni sado pak edhe juve pozitivisht ne pozicionet tuaja
Pershtypja ime per kete shkrim:
Nuk ja vlen te merresh me popullin amerikan. Te tilla cmendurira ne ate vend jane te perditeshme. Familja ne amerike ka marre fund.
Ne skemi cte mesojme prej tyre.
Muco,ja paske fut pordhes me kete shkrim.Ne s’kemi lidhje fare me kete kulture alla sojshe.
O muc, eshte e verte qe kjo histori eshte universale dhe prek cdo prind e cdo femije normal. Por nqs i referohemi komenteve te mesiperme i bie qe ne banoret e zullulandit (sic e cileson ti vete kete vend) nuk jemi pjese e ketij universi.
ky mucua ka ik per lesh si jozi
… jo vetem eshte “problem universal” por shpejtesia dhe brutaliteti i ndryshimeve; me te cilen perballet kjo gjenerate; nuk ka paralel me asnje epoke tjeter te historise. Teknologjia dhe perdorimi i saj ne nje fare menyre po kushtezojne sjelljen tone si “specie”.
Thuhet se civilizimi modern eshte 9 vakte larg kollapsit; nese per 3 dite nga fatkeqsite natyrore na “pritet korenti” atehere trazirat civile jane te paperballueshme nga Qeverite. Ka plane te posacme per kontigjensi (sic) e Kriza te tilla…por dihet se asgje s’do jape rezultat. Mendohet se, njerezit dhe vendet me te afta per mbi-jetese do jene ato te botes se “pazhvilluar” qe nuk bazohen plotesisht tek transporti modern, fermat intensive, kane mjeksi relativisht normale; e akoma s’kane humbur aftesite bazike qe nga “ndezja e nje zjarri e si te jetojne nga toka” Nje rast tipik ngelet Kuba.
Sot, marredheniet prinder-femije jane komplikuar ne nivele absurditetit; teknologjia dhe ndryshimet kane marre rol primar.
Filozofi Schopenhauer :
“Sa me i kufizuar eshte horizonti,rrethi i veprimtarive dhe i kontaktit tone, aq me shume te lumtur jemi.Sepse, me hapjen e horizontit shumefishohen dhe zmadhohen interesi, deshira, frika.”
Muci , i ke ra kryet. Po keta njerez akoma spo kuptojne qe ju kane hyp femijet ne qafe dhe po ju tundin edhe kembet. ketu ka shume me keq, se ka femije burra dhe gra qe ju hane edhe pensionin prinderve dhe prindi ska cben . I kemi pare dhe i shohim perdite e me te trishtuar te shkretet prinder se nuk kane nga tja mbajne se ata jo vetem qe nuk ikin vete por ju sjellin edhe nusen apo dhenderin , bejne dhe nja dy kolopuca dhe prindi del ne koridor ne se ka.
thote Gete se per te ditur qe qielli eshte kudo blu nuk eshte nevoja te bredhesh tere boten.Ky shembull qe sjell per diskutim z.Muçi eshte vertet per tu diskutuar.Femija s’e degjon prindin,i nxjerr si pushke jevgu ate kufirin e moshes madhore,ndersa i kujton prindit qe ka detyrime ti pagujae shkollen ose shpenzimet relative.Ne kete bote ekziston nje rregull universal,ai qe paguan komandon.Pastaj,ky kufiri i moshes madhore kaq i trumbetuar shkakton probleme te forta sociale,rinia duket qe eshte e papergatitur dhe shpesh merr drejtim te gabuar.Eshte si nje pemet qe nuk rriten njelloj,ne disa raste kane nevoje per me teper mbeshtetje.Thote proverbi i vjeter popullor:”Kur rriten femija prishet shtepia”.Per mua prinderit i kane bere haken.Meqe te duket vetja e zonja te vendosesh per veten tende,atehere gjeji edhe parate per te paguar shkollen.
Pa dashur ti dal ne krah shkrimit te autorit , do deklaroja se per ata te cilet jane njerez serioze dhe i shikojn mardhenjet (Prinder-Femije dhe anasjelltas)ne shoqerin shqiptare seriozisht ,do duhej mos te merreshin shume me “Xhuben e Nastradinit” por kontekstin e shkrimit ,qe un do ta quaja me shume vler ,nji problen social ,ne kte “Kultur tranzite” qe po jeton ai popull . Ngaqe Shqiptaret nuk diten asnjiher te shikojn ne brendesi …ne vlera, nuk diten kurr ta shikojn e marrin me seriozitet jeten ,jemi edhe kta qe jemi sot . M.Nano. per ata qe jan te interesuar mbi nji teme te tille sqaron shume qart ,ne fjalite e fundit ate se cfar pretendon te thote me kte shkrim . Per aq kohe sa shqiptaret te kene nji koncept siperfaqsor ne jete verso gjithckaje qe ka te beje me mardhenjet ne shoqeri e fenomenet e jetes ,asgje sdo ndryshoje ne jeten e tij dhe shume komente te mesiperme ,jane deshmia me e mire per kte . Kur dikush afron dicka me shkrimin e tij qe ka nji sens per shoqerin tone ,un mendoj se llogjikisht per cdo shoqeri te ksaj Bote ,do shikohej me rrespekt e jo te hasi ne te tilla rreaxione .qe per mendimin tim jane totalisht absurde . Nqs s’ke dicka te komentosh mbi temen e thuash nji falemnderit autorit mbi shkrimin, perse duhet ti kundervihesh ,pa asnji arsye ? Duhet patjeter shqiptari qe ate frustrim jete ta nxjerr ne te tilla forma bajate ?! E pabesushme …me c’Bote perballesh .
krahasimi me Ameriken nuk eshte fare me vend ne cfaredolloj kuptimi dhe drejtimi ta marresh. Fatkeqsisht Amerika eksporton kulture, por nuk eksporton zgjidhje. Por ne rastin e familjes ne jemi me keq se Amerika, per kete arsye mendoj se provokimi i Mucit eshte me vend. Une per vete jam me gjygjtarin, i cili nuk me duket se ka vetem empathi, por edhe ligjin dhe logjiken juridike me vete. Liria dhe pergjegjsia jane ne perpjestim te drejte me njera tjetren. Madje pergjegjsia eshte cmmimi i lirise.
Muc gomari shkruan vetem gomarlleqe,nuk I afrohesh dot Pellumb Kulles.
E fundit nga kjo histori: sot lexova ne New York Post se Rejcell u kthye ne familje. Dhe nuk e di pse mu kujtua ajo rrefenja ne Bibel per kthimin e djalit plangprishes,( e mbani mend tablon e Rembrandit?).Sa per kontestuesit Muc, mos prit te kuptojne gje nga teknikat e te shkruarit tufat e injoranteve ” made in …universitetet vjellendjellese shqiptare”
Tema e kapur nga Nano eshte e nje rendesie shume te madhe, por fatkeqesisht eshte shkruar sa per te gerricur. Perse e them kete. Sepse shoqeria shqiptare dhe ajo amerikane si dhe ajo europiane nuk kane te krahasuar ne kete drejtim, dmth. edukimit te femijeve, me shoqerine shqiptare. E para sepse edukata familjare varet nga kushtet financiare qe percakton edhe zhvillimin e shoqerise. Keto vende jetojne mbi 200 vjet rend kapitalist te cilin ne akoma nuk e njohim, si pasoje ideologjite tona jane ne ekstrem te ndryshme. se treti kemi te bejme me popullin shqiptar, qe edhe tani i shperndare neper bote i merr kultures se huaj vetem zhvillimin material dhe jo ate shoqeror. Kjo teme qe per mendimin tim eshte shume e rendesishme nuk fillohet me nje lajm te perkthyer nga bota, por me literature, seminare, mesim ne shkolle etj, etj. Pra kur te kete nje njohje te literatures e cila permban edhe shembuj, kur te ndryshojne kushte ekonomiko-sociale ne Shqiperi ndoshta mund te shpresojme, qe femijet tane do te mund te reagojne ndaj femijeve te tyre me nje kulture te re si ajo qe pershkruan Muci ne artikull.
Ne kemi nje shprehje e cila thote: ” C’pe tek komshija, prite tek shtepia”. Pikerisht per kete e ka fjalen edhe zoti Nano. Une nuk po merrem me analiza dhe keshilla sesi te tjeret, qofshin keta edhe fqinjet e mi, duhet t’i rrisin apo edukojne femijet e tyre, por pezmatohem kur shoh kotesine ne te cilen po rriten keta femije. Ajo, e bija e botes, u kthye ne shtepi tek prinderit qe paditi, dy dite pas gjyqit…do te thote qe lepiu ate qe peshtyu. Por keta bijte tane, po harxhojne ne menyren me te shthurrur ate qe fitojne prinderit e tyre me djerrsen e ballit ose jo. Ne gjithmone themi qe po i pergatisim femijet per te nesermen, a po i pergatisim valle?? Apo po u japim para qe te na lene sot rehat dhe neser veten vrafshin??