Ashtu si m’ u dërgua, ashtu ia përcjell gazetës DITA. Letra është shkruar nga një nënë emigrante, që dëshiron të mbetet anonime:
“…Nuk je vetëm në atë dhimbje, edhe shumë gra e nëna, motra po numërojmë ditët e vetegzekutimit. Vërtet një tragjedi e vërtetë e për të ardhur keq për qytetërimin modern, emancipimin bashkëkohor jo vetëm të shoqërisë por edhe të institucioneve që e mbrojnë e vihen në shërbim të tyre. Lajmi i tragjedisë në Itali, ku nëna vret tre fëmijët e saj por dhe një dëshmi e gjallë për t’ u treguar qeverive të vendeve “mikpritëse” me ligjet e tyre të emigracionit, gjendjen e rëndë psikologjike, shpirtërore të Femrës emigrante. Përgjithësisht ligjet e emigracionit nuk kanë qenë e nuk janë në mbrojtjen e vërtetë të jetës dhe të të drejtave të femrës emigrante në vendet europiane, ku ato jetojnë e punojnë prej më tepër se 20 vjet. Aq më tepër ligji i “bashkimit familjar” jo vetëm nuk bashkoi familjen por përkundrazi e vuri nën tutelë jo vetëm të ligjit por edhe të bashkëshortit, femrën emigrantë, duke qenë e varur kryekëput prej ligjit e bashkëshortit, pa patur lirinë e punës, të fjalës dhe të jetës.
Pasiguria e qëndrimit, shqetësimi deri në tmerr, ankthi për të ardhmen si i familjes, të jetës së fëmijëve, por edhe pamundësia për të qenë e lirë të punojë, të jetojë pa ato “copa letre” të “lejes së qëndrimit” që na e morrën shpirtin çdo dy vjet, edhe pse kanë kaluar 20 vjet, krijuan pak nga pak atë gjendje të rëndë psikologjike e shpirtërore plus edhe faktorëve të tjerë ekonomikë, acarimi i mardhënieve burrë – grua në familje, indiferenca e institucioneve përkatëse, e organizatave dhe shoqatave të ndryshme në mbështetje të femrës emigrante. Mos të fshihemi pas justifikimeve të zakonshme, “ishte psikopate” “debile”,” injorante” e plot të tjera si këto që shoqërojnë e pasojnë pas çdo akti të tillë makabër.
Në asnjë mënyrë nuk e miratoj dhe as nuk pajtohem me aktin makabër jo të asaj nëne por të asnjë njeriu, por le t’ i lëmë sharjet, e justifikimet e të shohim se çfarë fshihet pas këtij akti, kush janë rrënjët, kush është shkaku real i gjendjes. Shumë lehtë ndonjë nga ju do shprehet: Budallaçka, pse nuk rrëmbente fëmijët e të kthehej në Shqipëri. Pse duhet t’ i vriste fëmijët e saj që i bëri dhe i rriti me aq lodhje e mund. Po ku do shkonte një femër e vetme me tre vajza? Kush po e priste krahëhapur?! Familja e saj në Shqipëri ku me zor po nxjerr bukën e gojës ?! Po kush e qan se u shtuan dhe tre gojë, po turpi që do e mbulonte atë vetë, familjen e saj dhe vajzat ?
Po fjalët nga pas, po gjuhët e pista që nuk do pushonin së vjellë vrer për atë nënë me tre vajza. Apo po e pret dhe po e merr në mbrojtje ligji dhe drejtësia shqiptare, ku bëhen gjygjet fallco, pa fakte, pa qenë vetë gruaja e pranishme në këmbim të një tufë eurosh ? Kam lexuar një vendim gjyqi shqiptar para një jave.Ja kush ishte vendimi:” Gjykata në bazë të një ligji Nr ….. vendos shkurorëzimin, pasi e pandehura kishte sjellje dhe një edukatë jo të hijshme me bashkëshortin si dhe brenda në familje si dhe nuk ka qenë e ndershme …
Gjykata vendos që fëmijët të jenë nën kujdesin e nënës sepse janë të mitur si dhe babai i fëmijëve duhej të jepte 60 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë, gjë që edhe pse kanë kaluar dy vjet, kjo shumë nuk është marrë nga familja e mbetur në emigracion, jo vetëm pa punë, pa mjek familjar e ilaçe, po më kryesorja pa dokumenta, meqënëse ishte me lejen e bashkimit familjar.
E pandehura nuk u paraqit në gjyq për shkak të mungesës së dokumentacionit. Gjyqi nuk kërkoi asnjë fakt, asnjë dëshmimtar, thjesht vendosi. Sëmuren emigrantët dhe fëmijët e tyre, por kur nuk ka librezë shëndeti, siguracione, detyrohen “të arratisen “nga spitali apo klinika ku shtrohen në rast urgjence, pa këshillat e mjekut e pa terapinë e duhur, në pamundësi për të paguar shumën e të hollave, që vetëm të holla nuk janë. Pra ku do të shkonte ajo femër me tre vajza ?! Cila gjykatë, e cili ligj do ta përkrahte, po ja dhe u paraqit në gjyq për shkurorëzim në Shqipëri, si do të kthehej prapë në vendin “‘mikpritës'” atje ku ka jetuar e krijuar familjen e saj për 20 vjet rrjesht ??? Ajo s’ është as e para dhe as e fundit grua emigrante që ka arritur në atë moment çmendurie. Nuk u kujtohet ??? Njerëz të gjallë jemi dhe kemi prindër, motra e vëllezër, që sëmuren, martohen,gëzohen ,….por edhe ndrrojnë jetë… Sa motra kanë “vdekur shpirtërisht” për humbjen e motrës apo vëllait të tyre, sa bija kanë “vënë kokën” për vdekjen e nënës apo babait të tyre pasi ato nuk kanë qenë të pranishme të paktën në aktin më njerëzor, t’ u hedhin një grusht dheu të lehtë e për t’ u thënë lamtumirë njeriut më të dashur e më të shtrenjtë në jetë. Rrofshin e qofshin ligjvënësit bashkë me njerzit dhe të afërmit e tyre, po kur larg qoftë të bije zija në shtëpi, nuk ke kohë e mendje të bredhësh nëpër zyra e policira të nxjerrësh një dëshmi që do largohesh për çështje të rënda e të veçanta, apo të paguash gjobën pse ke kaluar afatin e qëndrimit. Ligjet e emigracionit ishin e mbetën ligje enkas për emigrantët, po jo ligje njerëzore dhe në shërbim të njerëzimit. Edhe pse pas 15 apo 20 vjetësh disa shtete europiane nuk u bënë dhe nuk u bënë dot vend pune e jetese për emigrantët, mbetën vetëm vende “mikpritëse”. Në pamundësi për të shkruar fjalë të tepërta po e përsëris edhe një herë titullin e shkrimit: Nuk je vetëm në atë dhimbje, edhe shumë gra e nëna, motra po numërojmë ditët e vetegzekutimit tonë…”

Po, o njerez, kjo eshte e verteta e hidhur e atyre qe emigruan.Vecanerisht grate e kane shume te veshtire, mbi te gjitha te mbajne familjen te bashkuar. E kur nuk te mbeshtet as burri yt, kur ai burre, baba, njeri, te kthen krahet ne nje vend te huaj, ty dhe femijve, si t’i mbash mend ne vend? Per cfardo arsye burri dhe babai nuk braktis, por merr pergjegjesite qe i takojne.
…e çfarë do të na thotë kjo nëna emigrante? Që në disa kushte e rrethana të caktuara duhet të vrasim fëmijët? Sepse jemi të varfër? Sepse jemi pa dokumente qëndrimi? Sepse jemi xhelozë? Sepse emigrantët janë ajo shtresë e shoqërisë që vuan më shumë? Çfarë shkaqesh e arsyesh e justifikojnë një makabritet të tillë? Jam dakort që gjysma e fajit është e këtij shpellarit që i la fëmijët rrugëve, por nuk justifikohet krimi…
Per ironi te kesaj ngjarjeje makabre, rastesisht pashe ne youtube nje video se si nje luan kujdesej dhe luante me tre kelyshet e tij. Eshte e trishtueshme ndjenja qe te perfshin ne te tilla momente, kur ne nje vend tjeter, njeriu “nene” vret tre femijet e saj !!!. Nuk mund te kete justifikim ne bote per kete percudni terrorizuese te nje nene. Ne ndihemi keq, jo thjeshte per makabritetin e vepres, por edhe pse kjo grua eshte shtetase shqiptare. Edhe kete ngjarje kishte mangut imazhi yne ne boten e qyteteruar…
Ne qofte se baballaret e ketyre qe qeverisin sot nuk do ta kishin shkaterruar vendin nga 44 deri ne 90 nuk do te kishte emigracion
Krimi qe ndodhi ne Lece eshte nje makaber e pa degjuar. Mendoj qe zonja qe ka shkruar kete leter ka shume te drejte per ato qe shkruan, por ka dhe nje gabim. Nuk duhet te ngaterrohet drama e ketyre nenave te mjera ne emigrim me masakren e Leces, sepse keto nena emigrante dhe kjo femer e Leces nuk kane asgje te perbashket, perkundrazi jane dy pole te kunderta te femres. Kjo femer do mbahet mend ne histori si monster nene, se nuk ka arsye ne jete te vrasesh jo femijet e tu, por asnje femi.
Sa per problemit e emigranteve shqiptare i jap edhe nje here shume te drejte kesaj nene qe e quan emigrimin vetevrasje, bile vetevrasje teper e rende se nuk te merr menjehere por si nje ushunjez te thith bukurine e jetes, energjine, fuqine, gezimin, personalitetin. Dhe te gjitha keto perse? Qe nje dore kriminelesh shqiptare, me emrin politikane, autore te te gjitha tragjedive te ushqejne barkun e tyre te pangishem dhe mendjen e tyre delirante. Sa keq kur mendon se njeriu eshte “qenia me e zhvilluar” e kesaj toke.
Shume e drejte zoti baze.
E cfar justifikimi do te beje kjo zonje , a thua mos eshte ndonje e afert e asaj krimineleje qe vrau tre krijesa te pa fajshme.BASHKESHORTI I SAJE U DIVOORCUA PO NUK ISHTE FUNDI IBOTES: kJOgrua ishte nene dhe duhet ti merrte vajzat e saja e ato do e kuptonin nene e tyre dhe do ja benin jeten me te bukur duke jetuar te bashkuara .SI MUND TA IMAGJINOJE JETEN KJO GRUA kur masakroi femijet e saje .EDHE TERMET TE KISH REN NUK BESOJ QE DO IPERPINTE TE TRIA. O gra ju bej thirrje si grua si nene mblidhni forcat tuaja dhe merruni me femijet tuaj ,me familjen e divorcuar apo jo jemi nena , dhe duhet te jemi shpresa e femijeve tane ,ata edhe pse te perkdhelur nje dite do e vlersoje sakrificen tone qe ne po bejme.
Jeta eshte lufte e ajo duhet fituar ,se jetohet vetem njehere . Nuk ka te drejte asnjeri t’i marre jeten tjetrit . Fatkeqesisht nuk ndodh gjithnje keshtu. Nena e mire e fatkeqe , beri krimin me te shemtuar : vrau 3 krijesat e saj te pafajshme. Sa nena jetojne ne emigracion me probleme nga me te ndryshmet , por punojne e mbrojne femijet e tyre !! Sa vajza shqiptare studjojne jashte vendit e jane te shkelqyera ne mesime !! Sa talente shqiptare e kane nderuar vendin ne fusha te ndryshme ne bote !! etj, etj. suksese te nenave , vajzave e grave shqiptare jashte vendit me ose pa burra. Ato edhe shume e shume te tjera , brenda e jashte vendit . nuk kane pritur ditet e ekzekutimit , por kane jetuar punuar e menduar per familjen e femijet e tyre , qe jane dhurata me e cmuar e Zotit.
Prinderit ne kohe jane vene ne dilemen, o femijet, o nenshkruaj, kur ne fjale jane parate, prinderit nenshkruajne, japin para dhe nuk e diskutojne medyshjen, zgjedhin te shpetojne femijet.
Mund te kete raste, ku jeta e femijeve te nje politikani te rendesishem, barazohet me ndonje krim masiv ne popull, zgjedhje qe nje politikan qe gjendet ne keto rrethana, te mbylle syte dhe dhembjen, para femijeve.
Por raste kur nena vret egersisht femijet dhe duke imagjinuar vrasjen e vajzes se madhe qe ka tentuar te mbrohet, kjo eshte nje egersi, qe vetem nje skizofren i grades se fundit mund ta beje dhe besoj se ajo grua, ka kaluar ne nje skizofreni akute, ku nuk ka pare cfare po ben.
Por u bej thirrje te gjitheve bashkeshorteve, kur te marrin rruget neper bote, me familjen ne krah, duhet te jene pergjegjes, per ta mbrojtur familjen, smund te lesh nje nene me tre vajza, ne rrugen e madhe ne mes te nje bote te eger.
Kur shkela ne perendim, kisha me vehte gruan shtazene, djalin 4 vjec dhe mbeta i hutuar ne mes te nje kryeqyteti europian, nje i njohur qe rastesisht e takova, qe ishte futur ne rrugen e krimit e te droges, me beri oferte, te shkoja me te, por i tregova i vendosur, faleminderit “mik”, por skam ardhur ne mes te Europes, te lej vajzen ebotes ne mes te kater rrugeve dhe shtazene, sme ka lene mendja akoma, djalin tim te parritur, ta le ne mes te rruges dhe mora rrugen, si gjithe te tjeret, duke u lajmeruar ne institucionet perkatese dhe sot jam i lumtur, qe familjes i dola ne krah se ishte nje detyrim, sdo tia a falja vehtes kurre, te lija familjen ne rruge.
Pa i dhene falje asaj gruaje qe vrau femijet e vet, ne nje rast fatal, dua ti them atij bureci, qe jeton akoma, Ti sje burre, Ti je nje plehre, ato vajza vertet i vrau nena e tyre, por ishet ti mor burec, qe preferove ti besh bisht familjes, duke i lene ne mes se nje bote te eger.
Fjalet e asaj nene te shkaterruar, Se nuk mund ti lija vajzat te jetonin, duke u trafikuar ne rrugen e prostitucionit, tregon edhe dinjitetin, qe kjo grua “vrasese” ka patur.
Ajo grua tashme eshte e vdekur, ajo ne cdo cast qe do te shohe realitetin, do te tentoje te vetvritet.
Por faji eshte i burrecit, qe sishte ne gjendje ti bente balle familjes, ai do te jetoje me turpin e jetes.
Prandaj o shqipetare te mire, ajo grua ka kaluar ferrin, bqe bureci i pergatiti.
Ore ku e din ti se ai nuk do ndihmonte femijet e tij , divorcet jane nje drame per femijet, por ne qoftese ajo lidhje nuk funksionen me atehere divorci eshte gjejy me e mire, askush nuk martohet per tu ndare nje dite, por ja qe ndodh dhe kjo eshte njerzore. Mos u lavdero qe tj dole me fam tende sepse jane me qindra e mijra te tjere qe luftojne dhe mbijetojne edhte te divorcuar femijet jane gjeja me e rendesishme per prinderit.Moralista me dopio moral
Moral nuk bej, por kam te drejte edhe moral te bej, jovetem une, por mijra familje emigrante, qe kane kaluar kalvarin e vuajtjeve, por familjen e kane mbajtur.
Edhe kafshet kur pjellin kelyshe, i mbrojne, kurse ky edhe mund te ndaheshte, pune e tij, por femijet e tij, duhej ti kishte gjithmone ne krah, duke i perkrahur.
Edo, kjo eshte nje teme e gjate, por e rendesishme eshte te mbash familjen, jo del jashte dhe vjen dita i thua ik pirdhu, rriti vete femijet.
Te lumte horri,kjo eshte analiza me reale e ketij krimi te lemerishem!
Ky eshte mallkimi i nje kombi te tere, qe erdhi me dy gjishta perpjete ne 1990! Kujtuan shqipot majmuner, se bota perendimore ishte parajse dhe vrapuan si derrat me mendjen e ngritur dhe me lugen ne brez se kujtuan qe parajsa ishte ngritur per ta. Nuk e kane fajin perendimoret per emigracionin se sjane budallenj ata si shqipot, por mallkimi 1990 qe kete popull do ta ndjeke me breza, se nuk te fal kurre ZOTI, kur pret degen ku je ulur ose pret doren qe te ushqen!
Ne qofte se komunistet e PPSH do ta kishin udhehequr mire atdheun nuk do ta linin aq keq popullin deri ne 90 sa spo kishte me gje ne dyqane. Faleminderit PPSH…….
Un mendoj se sa i perket raportit te shteteve europiane me emigrantet ,shqetesimi i autores se shkrimit qendron .Eshte nji luft e ashper per jet a vdekje ,per ne meshkujt qe kemi nji profesion qe e kerkon tregu i punes ne europe sot dhe qe jemi mte forte si natyr ,nqs do mendojm qe per femrat ne boten e huaj eshte ,teper -teper e veshtire nqs ajo nuk ka nji diplome dhe te jet ne trendin e dites se atij profesioni qe kerkojn firmat europiane sot . Imagjino ato nena shqiptare ato femra te cilat jane te expozuara para ksaj monstre europiane e cila me shume sot se kurr ,eshte larguar arsyes njerezore dhe nuk do me ja dit per termin emigrant apo te drejtat qe mundet ti vishen ktij temri emigrant ,por e shfrytezojn ate ,si e sa ata munden . Ne Shqiperi mendoj eshte pothuaj akoma me e veshtir (referuar pozicionit nji femre me femij e pa mbeshtetje si autorja mer shembull) ,sepse dime tashme qe ne shqiperi gjithcka funxionon sipas nji sistemi rrumpalle ,kaosi total . Sidoqoft nqs do ti referohemi per nji cast krimit te kryer ne Itali ,ate s’mundet ta justifikoj asnji veshtirsi qe jeta nji emigranteje ,nji nene me femije has ne ate bote te huaj . Edhe njiher do theksoja vet si emigrant i oreve te para qysh prej 90-es ne europe ,se duke e njohur mire tematiken e jeten e emigrantit ne europe ,mundem te deklaroj se shqetesimi i autores eshte shume i drejt dhe serioze per jeten e shume grave emigrante me femije ,te cilave un do ti uroja qe te lidhen me njera tjetren per cdo rast ,sepse krizat e situatat apokaliptike qe jeta sjell ,perballohen duke qene te bashkuar edhe per nji mbeshtetje morale ,qe njerzit ne ate bote e kane aq shume te domosdoshme por qe ne disa raste ,mundet te shpetoj edhe jete . Krizat thellohen sot qellimishte ,cdo aludim ose mendim se bota mundet ti kthehet arsyes mua me duket sot dicka e paarriteshme ,sepse njerzit jane keshtu si ata jane dhe nuk ndryshojne , e mira eshte qe te luftosh ne vendin tend per te krijuar nji shtete ,shoqeri e jete normale ,larg asaj qe shqiptari jetoj ne 23 -vjet mashtrime demokratike . Asgje nuk ndryshon ne kte bote per ne shqiptaret ,madje do guxoja te deklaroja se si popull te ndidhur ne “Syrin e Ciklonit/Monstres” e kemi gjithcka shume me te veshtire nga cdo popull tjeter ,ndaj duhet te bashkuar te luftojm e japim gjithcka kemi per te sjelle normalitetin ne shqiperi ,duke reaguar fuqishem ne cdo rast ,jo si kemi ber naivin kto 23 -vjet duke e len shtetin dhe jeten tone ne dore te mashtruseve nderkombetare e bandave pseudopoltikane ne qeverrit e kaluara ,nqs duam vertet te ndryshojme dicka ne kte jeten tone .
nena emigrante mos ja fut kot ti ke degjuar per ate qe ndodhi por nuk di gjerat e brendeshme
Divorcet tani jane normale por kane rregullat dhe ligjet e tyre
kush i zbaton ato eshte prap i nderuar e i respektuar
ZONJE nuk i mungonte ana ekonomike brenda mundesive qe ka nje puntor
AJO merrte rreth 1100euro nga babi i vajzave pak ore i bente dhe vet
NE kete kazan ziejm te gjith
POR ka nje gje deri sa ajo vendosi te ndahesh me te nuk duhet ti interesonte me jeta e tij private
une nuk mbroj as njerin por di qe ish burri i saj ishte prezent tek vajzat e tij
prandaj mos paragjyko babain e vajzave (keshtu do te thote per mua deri sa i qan hallin se ku do te vinte ajo)
eshte folur shum sikur kishte probleme ekonomike (qe mua nuk me bind) por fukaralleku luftohet se mund te jete provizor nuk duhet te dorzohemi
te pakten ne shqiptaret kemi eksperienc fukaralleku na ka shoqeruar gjithmon