Ne, njerëz që nuk njohim as gjuhën e nënës?!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje DITA. Më ze tmerri kur shikoj degradimin e gjuhës shqipe. Nga emrat e shkollave e deri te tabelat e vetë Ministrive në Bulevard, shqiptari e shkruan gjuhën e nënës me gabime të rënda.

Nuk di çfarë masash duhen marrë, por di që kështu është turp.

Kina ndaloi para ca kohësh përdorimin e dialekteve në televizor. Çdo kinez i tretë flet një dialekt, në raste të tilla në televizor përktheheshin me titra. Tani e tutje nuk do të procedohet ashtu, por nga moderatorët, kërkohet ta flasin standardin kinez, ata që nuk e bëjnë apo nuk e flasin, do të zëvendësohen. Gjithashtu moderatorëve u është ndaluar të ftojnë në emisionet e tyre, njerëz që nuk zotërojnë gjuhën standarde kineze. Kush nuk respekton rregulloren e re, mund të humb vendin e punës.

Këto janë masa drastike, ndoshta tek ne do mjaftonte shumë më pak, por të mos bësh asgjë përballë kësaj injorance që po përhapet në masë, është e frikshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *