Martino “kërcënon”: Barça është më e gjallë se kurrë

anazapta

Gerardo Martino është i bindur se Barcelona mbetet në luftë për të fituar tre trofe, edhe pse në kampionat ka mbetur katër pikë prapa Realit, pas humbjes së papritur nga Valadolit. Argjentinasi është shfaqur i qetë përballë kritikave të shumta për humbjen e fundit dhe paralajmëron se Barça është më e gjallë se kurrë. Sot katalanasit luajnë me Manchester City-n për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League, por Martino nuk e mendon si formalitet, edhe pse skuadra e tij ka fituar 2-0 ndeshjen e parë në Angli.

“Do të ishte shumë e rrezikshme nëse mendojmë për takimin e parë. Nëse duam të kualifikohemi, duhet të mendojmë sikur ndeshja e parë ka përfunduar 0-0 dhe të përqendrohemi për të fituar”, tha trajneri, duke lëshuar më pas dorashkën e sfidës kundër të gjithëve: “Si të mos ndihem i fortë, kur kemi jemi në lojë në çdo kompeticion, përfshirë edhe kampionatin? Jemi në lojë në Champions League dhe në finalen e Kupës së Mbretit. Nuk më prekin aspak ato që thuhen në gazeta, pasi ajo është puna e tyre. Unë jam i përqendruar te puna me ekipin dhe po përpiqem që djemtë të zhvillojnë futboll më të mirë dhe të marrin rezultate”.

Nga kampi kundërshtar, edhe City beson se e ka një shans sot në “Camp Nou”. Portieri Joe Hart nuk e sheh të mbyllur sfidën dhe merr si shembull fitoren në shtëpinë e Bajernit në dhjetor, në ndeshjen e fundit në grup. “Nuk ka përfunduar akoma, besoj se kemi ende shanse për tu kualifikuar. E dimë që do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur. Jemi një ekip i mirë dhe këtë e treguam kur mundëm Bajernin. Nëse përsërisim atë ndeshje, gjithçka mund të ndodhë”. Të njëjtin mendim me Hart ndan edhe shoku i tij i skuadrës Samir Nasri I cili deklaroi se në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Sipas 27-vjecarit  paraqitja që Barcelona bëri në sfidën e fundit me Valladolid tregon që edhe ata janë humanë dhe mund të mposhten. Ish futbollisti I Olympique Marseille theksoi se ai dhe shokët e tij nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të sulmojnë që nga minuta e parë në Camp Nou. Nasri tha gjithashtu se nëse Manchester City arrin të gjejë golin shpejt cështja e kualifikimit do të rihapet. Sipas mesfushorit francez  rikthimi nga dëmtimi I Sergio Aguero është një plus për skuadrën dhe me argjentinasin në fushë Citiziens kanë më shumë mundësi për të mposhtur Barcelonën.    

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *