Bel: Nuk i thamë “jo” perspektivës europiane të Shqipërisë

anazapta

Presidenti i Senatit të Francës, Jeane Perre Bel, ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai është pritur sot paradite në një takim nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Në fund të takimit, të homologët dolën në një konferencë të përbashkët shtypi. Presidenti i Senatit të Francës, Jean-Pierre Bel, u shpreh se “Franca nuk i ka thënë jo perspektivës europiane të Shqipërisë, por ka kërkuar vijim të axhendës së saj europiane”. Ai theksoi se  Shqipëria duhet të krijojë kredibilitet në rrugën e saj të integrimit për të larguar pikëpyetjet dhe dyshimet që kanë vendet e BE-së.

“Franca nuk i ka thënë jo perspektivës europiane të Shqipërisë.  Me shtetet e tjera të BE-së u vendos  që Shqipëria të vazhdonte axhendën e saj europiane. Është e nevojshme që Shqipëria të krijojë kredibilitet në rrugën e saj të integrimit.  Kjo shërben për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve aspirante. Ne kemi thënë që të vazhdojmë së bashku dhe kemi një takim në muajin qershor. Është e vërtetë që në gjirin e BE-së ka disa pikëpyetje dhe dyshime për vështirësistë. Ne synojmë që ti orientojmë vendet aspitante në fuqizimën e ekonomisë së tyre. Nuk veprojmë me asnjë grup ekstremist dhe çdo vendim e marrim jashtë këtyre grupeve ekstremiste” tha ai.

Kreu i Senatit francez do të takohet sot edhe me krerët të tjerë të lartë të vendit: presidentin Nishani, kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës, Basha.

 

Share This Article
2 Comments
  • Andropovi viziton Gjeorgjine.

    Mars, 1980 // Pravda.

    Pritet që në fund të takimit të dy të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi. (artikulli)

    Mezi po presim… .

    p/s Kombet e Bashkuara sot kane 190+ anetare.
    Te gjithe e kane nga nje “Kuvend” i cili e ka nje kryetar.
    Ekziston nje rrezik potencial qe ne 190 dite secili prej tyre, te pritet nga z. Meta.
    + 190 Kryeministra.
    190 Kryetare shtetesh.
    190 Ministra te Jashtem…

    Behen mbi 800 njerez me vlere qe “3 kryetaret e medhenj te Shqiperise” mund te perplasen diku me ta. Akoma nuk kemi filluar me Bashkimin Europian.
    Nese duhet nje justifikim per te nxjerre foton/emrin e Metes, atehere Flm.

  • ANAlIZE : Ne nuke i thame jo por ithame JO Statusit te Shqiperise. E keni kuptu gabim derrasa e zeze ne olase nuk eshte e seze por eshte e bardhe. A me kupton apo jo? Teshti perserite Statusin e morem. Faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *