Për Turqinë, nata midis së martës dhe të mërkurës ka qenë më e gjata që nga revoltat e parkut Gezi, i shndërruar në simbolin e represionit më brutal të pushtetit mbi protestuesit. Mijëra persona dolën në rrugë për të manifestuar dhimbjen dhe zemërimin e tyre për vdekjen e Berkin Elvan, 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas 9 muajsh në koma. Ai u godit gabimisht në kokë nga një granatë lotsjellëse gjatë manifestimeve të qershorit, ndërsa kishte dalë nga shtëpia për të blerë bukën dhe jo për të protestuar.
Sapo u përhap lajmi për vdekjen e tij, qindra të rinj u mblodhën përpara spitalit ku qëndronte i shtruar në Stamboll dhe nisën të bënin thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit turk. Vetëm disa minuta më vonë mbërriti policia që ndërhyri me gaz lotsjellës . Në Ankara, një burrë u ul në sheshin Kizilay në zemër të qytetit, ndërsa para vetes vendosi një copë bukë dhe një karton ku shkruhej: “Jam Berkini”. Brenda disa minutave dhjetëra të tjerë u ulën afër tij dhe e imituan. Manifestime solidariteti dhe ngushëllimi u zhvilluan në qytete të tjera të vendit, si në Smirne, Antalia, Antiokia. Në Stamboll, në lagjen alevite Okmeidani, dyqanet ulën qepenat duke u solidarizuar për zinë, ndërsa studentët e universiteteve vendosën të bojkotojnë leksionet. Të gjithë bërtisnin: “Hukumet istifa” (Qeveri largohu)n dhe sërish “Erdogan katil” (Erdogan vrasës). Policia për t’i ndaluar përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.
Një ndjenjë zemërimi ndaj ekzekutivit islamik të moderuar që nuk shihej prej muajsh, i nxiti edhe turqit që jetojnë jashtë të protestojnë në distancë. Disa lagjeve në Stamboll dhe Ankara iu vu zjarri. Në Kadikoi (pjesa aziatike e qytetit) mijëra njerëz që përpiqeshin të arrinin sheshin Taksim, u sulmuan brutalisht dhe u bllokuan nga policia. Në Ankara qindra manifestues u detyruan të strehohen në qendrën tregtare për t’iu shpëtuar shkopinjve të gomës dhe gazit lotsjellës. Bilanci i personave të arrestuar ishte mbi 200, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, një pjesë në gjendje të rëndë.
Nëse atmosfera në rrugët e Turqisë është e nxehtë, ajo në korridoret e pushtetit nuk është më pak. Rrethi përqark kryeministrit Erdogan po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Presidenti i Republikës, Abdullah Gul dhe lideri islamik, Fetullah Gulen, të cilët i përkasin rrymës së djathtë islamike, shprehën dhimbjen e thellë për humbjen e të riut. Gulen foli me tone të zjarrta, duke thënë se Berkin ishte vetëm viktima e fundit në këtë kohë urrejtjeje nëpër të cilën po kalon Turqia. Nëna e Berkinit iu tha gazetarëve: “Nuk ishte Zoti, por Erdogan që ma mori djalin tim”
Kryeministri turk është përfshirë gjatë muajve të fundit nga skandalet e korrupsionit dhe mbi të janë shtuar akuzat për represion të paprecedent ndaj lirisë së shtypit. Sytë e të gjithë vendit janë vendosur mbi të, ndërsa vazhdon me fushatën e tij elektorale për zgjedhjet administrative që do të zhvillohen më 30 mars.
Të mërkurën Stambolli vajtoi për herë të fundit Berkinin. Por ekziston risku që vdekja e adoleshentit mund të jetë vetëm fillimi i një reaksioni zinxhir dhe i një përballjeje të re midis Erdoganit që si gjithnjë nuk do të bëjë asnjë milimetër prapa dhe një pjese të madhe të Turqisë, e cila nuk e do më në pushtet./ Dorina Gjuzi

Edi Rama e quajti vella Erdoganin.Biles i dha fjalen se rrisim miqsine.
nuk e kuptoj gjithe kete propagande armiqesore kundra nje vendi qe na eshte gjendur me shume se kushdo tjeter. propaganden e kujt po ben gazetaria jone bukeshkalese?
U vra aksidentalisht nga nje granate lotsjellese dhe turqit dalin me te drejte ne protesta…te ne te vret ne mes te dites me plumb e nuk cohet njeri, te ben edhe pucist e te ofendon si kokepalare, te kercenon se me zi do ta beje po guxuan dhe nje here, te kercenojne me varje ne palma e keta njerez sot ulen akoma ne parlament e studio televizive…kjo eshte shoqeria civile te ne
MIRE E KA KJO ZONJA, PO TE BEHET EDHE TURQIA SI EGJYPTI PASTAJ E ATEHERE TA SHIKOJ AJO SE A JETOHET ME NE TURQI APO JO.
TURQIA NE 10 VITET E FUNDIT KA
1. DYFISHUAR PRODHIMIN E BRENDSHEM
2. DYFISHUAR PAGAT E PUNONJESVE.
3. CUAR PAPUNESINE AFE 0%
4. KA SHLYER TE GJITHE BORXHIN PUBLIK (RAST I RRALLE NJE SHTET PA AS EDHE NJE
BORXH).
ERDOGANI NESER MUND TE MOS I FITOJE ME ZGJEDHJET, POR KETO ARRITJE DO QENDROJNE ATY E DO TI SHIJOJNE NJEREZIT E THJESHTE.
Per Tanino . A mund te na i specifikosh , kur na qenka ndodhur kaq prane kjo Turqi ?! Mos e ke fjalen per erresiren pese shekullore , qe vazhdojme t’a vuajme akoma e sot ?
Per Ilirin . Turqia pesoi nje zhvillim ekonomik disa vite me rradhe , si çdo vend NE ZHVILLIM , perfshi edhe Shqiperine , per shkak te krizes se vendeve te zhvilluara kapitaliste (kjo eshte nje teme e gjere per t’u komentuar ne pak rreshta) . Ndersa ne dy vjetet e fundit , rritja ekonomike e Turqise , eshte ndalur ne shifrat 2.9% , gati sa Shqiperia , kur disa vjet me pare arriti deri ne 8.5% . Megjithate , niveli ekonomik i Turqise , eshte shume larg BE-se , madje larg vendit te fundit te BE-se . Por ajo qe ka me teper rendesi per Turqine , eshte shkalla e ulet e demokracise , qe vitet e fundit , nen qeverisjen autarkike te ekstremistit Erdogan , eshte demtuar akoma me shume . Ditet e fundit , BE-ja i ka quajtur veprimet dhe vendimet e Qeverise se Erdoganit , si largim i madh i Turqise nga Evropa . Desha te shtonja gjithashtu , qe Turqia nuk e ka zero pa punesine dhe nuk e ka shlyer borxhin . Mos shkruaj marrezira , Ilir , ku i ke gjetur ato te dhena , apo te jane errur syte nga dashuria per turkun ?