Itali, kapet “Dama e Bardhë” e kokainës, Gigliardi

redaktor

Ish-modelja, Federica Gigliardi, e njohur ndryshe edhe si “Dama e Bardhë” u arrestua nga policia italiane në aeroportin e Fiumicino-s nën akuzën e trafikut të drogës.

Gigliardi u kap me 24 kilogram kokainë. Emri i saj nisi të lakohej më shumë nëpër media pas samitit të G8 në Toronto, kur atëherë ishte pjesë e delegacionit italian të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Ish-modelja do të përballet me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, akuzë që mund t’i kushtojë disa vite burgim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *