Rusia shton aktivitetin ushtarak pranë Ukrainës

anazapta

Ushtria ruse po kryen manovra në një numër rajonesh pranë kufirit me Ukraninën, ndërkohë që agjencitë shtetërore anketuese njoftojnë se popullariteti i Presidentit Vladimir Putin është rritur.

Ajo që vlen për t’u përmendur për njoftimet e djeshme në Rusi është toni i ngjashëm mes tyre. Në mëngjes, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes faqes së saj të internetit se kishte në plan të intensifikonte manovrat ushtarake në rajonet Rostov, Belgorod, Kursk dhe Tambov, tre prej të cilëve ndodhen në kufi me Ukrainën.

Mark Galeotti është profesor i çështjeve globale në Universitetin e Nju Jorkut, i specializuar në çështjet ruse të sigurisë:

“Këto zhvillime mund të jenë shumë domethënëse, ose jo medoemos. Ato mund të jenë organizuar thjesht për të shtuar presionin mbi Ukrainën. Por nëse Rusia po shqyrton vërtetë mundësinë për operacione më të gjera ushtarake në Ukrainën lindore, këto mund të jenë sinjalet pararendëse”. 

Pavel Felgenhauer, opinionist për çështjet e mbrojtjes për gazetën ruseNovaya Gazeta, thotë se njoftimet publike janë edhe një mesazh taktik për simpatizantët pro-rusë në Ukrainë:

“… Ato sinjalizojnë se trupat ruse janë fare pranë dhe nëse rusët në Ukrainë e shpallin Krimenë rajon rus, atëherë Rusia mund të reagojë me shpejtësi”. 

Në një takim në Soçi me Këshillin e tij të Sigurisë, Presidenti Putin theksoi se Rusia nuk është shkaktare e situatës, të cilën e cilësoi si “një krizë e brendshme e Ukrainës”.

Zoti Felgenhauer thotë se rusët mbështesin qëndrimin e vendosur të presidentit të tyre ndaj qeverisë së re ukrainase:

“Shumica e rusëve mbështesin Presidentin Putin si dhe mundësinë e dërgimit të trupave ruse jo vetëm në Krime, por edhe në pjesë të tjera të Ukrainës”. 

Rezultatet e anketave, së paku të dhënat që ofron Qendra shtetërore për Studimin e Opinionit Publik tregojnë një rritje të popullaritetit të Presidentit Putin, kryesisht falë qëndrimit agresiv ndaj Ukrainës. Dje popullariteti i tij arriti në 68% – niveli më i lartë i regjistruar që nga inaugurimi i tij në maj 2012.

Share This Article
8 Comments
  • NJE PERGENJESHTRIM I DEMAGOGJISE DHE PROPAGANDES RUSE NE DITA.

    -Rusia dhe Ushtria e Kuqe “FITIMTARE” eshte bere sot, pas 70 vjetesh si nje “QEN I ZGJEBOSUR” qe ka qitur Llapen Bolshevike i kerkon lemosha dhe ndihma Perendimit Kapitalist, kryesisht Gjermanise se “HUMBUR”. Qe ne vitet 60-te Hrushcovi e ndjeu qe sistemi komunist i ekonimise se centralizuar ishte pengese e progresit teknollogjik dhe KNERI komunist ishte sistemi me IDIOT ekonomik per tregetine dhe shkembimin e mallrave. Nga ky sistem debil gradualisht ekonomite e vendeve komuniste te Evropes Lindore filluan te renohen derisa erdhi i momentit te degjenerimit te tyre total ne vitet 90-te dhe Gorbacovi shpalli falimentimin e BRSS duke gjetur si shpetim te perkohshem PERESTROJKEN e tij si nje shpikje famoze, pak a shume si PIRAMIDAT financiare te Sali Berishes apo taksa PROGRESIVE e Edi Rames si ilaci cudiberes qe do te shpetonte Vatanin. Por te gjithe keta LIDERA me mendesi bolshevike nuk e kishin kuptuar me tocin e tyre komunist se BABAI i ekonomise Boterore, Adam Smith kishte treguar ne vitin 1776 ne vepren e tij famoze “An Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nations” qe ne shqip do te thote “Shkaqet qe cojne ne pasurimin e popujve” se sistemi ekonomik i nje vendi percaktohet

    NGA PRONESIA MBI MJETET E PRODHIMIT

    dhe fjalen e kishte se ne shume vende MJETET E PRODHIMIT ate kohe ishin ne doren e Shtetit Aristokratik dhe te Kishes qe nuk paguanin taksa, pak a shume si Aristokracia dhe Feja komuniste qe shpiku me vone cifuti i papune Karl Marks. Qe te dalim ne teme:

    Pra ne Rusi dhe ne vendet satelite komuniste te Evropes Lindore MJETET E PRODHIMIT ishin dhe mbeten ne dore te Shtetit Komunist dhe historikisht dihet qe nikoqir me te keq se Shteti nuk ka. Prandaj edhe ky mekanizem i gabuar ekonomik degjeneroi nga parrulla imagjinare:

    DO TE HAME TE GJITHE ME LUGE TE FLORINJTE!

    ne parrullen reale qe e provuan shqyptaret me tollonat e Enverit:

    DO TE HAME BAR, POR NUK DOREZOHEMI!

    Qe te dalim ne ditet tona: Ukraina aktualisht eshte vendi dhe populli me fatkeq ne historine e re te Botes. Ne vitet 1923 deri ne 1933 Stalini masakroi dhe vrau me pushkatime ose i la te vdesin nga uria mbi 30 milione ukrainas qe i kishte shpallur me pare si KULAKE. Besoj se shqyptaret nuk e kane harruar kete emer qe perdori edhe Enver Hoxha per te grabitur si stalinist i perbetuar prone private ne vendin tone. dhe ne kete menyre Ukraina nga HAMBARI me grure dhe miser i Evropes eshte transformuar ne nje vend ku mafia komuniste vjel pasuri te pallogaritshme qe shkojne ne llogarite bankare jashte shtetit per agjentet e KGB-se ruse dhe per spiunet e Putinit ne Rusi. Uzinat dhe Kombinatet metalurgjike te Ukraines qe furnizojne gjithe Boten me hekur dhe celik jane ne dore te oligarqise ruse qe komandohet nga Kremlini. Deputeti Paulin Shterkaj mund te pergjigjet me mire per kete ceshtje bashke me Gramoz Rucin se atje blejne hekurin per Shqypnine tone te vogel. Tragjedia e Cernobilit per shkak te teknollogjise ruse ne centralet atomike te Kohes se Qepes te Stalinit helmoi nje zone me rreze 200 km ku edhe krimbat e tokes nuk mund te jetojne. Prandaj edhe lind pyetja krejt normale:

    SI MUND TA DUAN DHE PELQEJNE UKRAINASIT RUSINE GRABITQARE DHE VRASTARE?

    Ne kete sens shqyptaret dhe politika jone kombatare duhet t’i dalin ne krah popullit fatkeq ukrainas sepse:

    HISTORIA E UKRAINES ESHTE SI HISTORIA E SHQYPNISE.

  • Nastro si rrenagji nuke nihje mire rusin…eshte nje perbindesh qe kure ti qesh ai te kafshon….mendoj se dhe kesaj radhe rusia do fitoj si me gjeorgjin, perendimi kap vetem peshqit e vegjel Nastro, do e vertetoj koha shpejte…pse nuke u be nje nderhyrje ne Siri 3 vjet asgje e re.

  • ka shqipfoles qe dine te qajne hallin e ukraines dhe nuk dine te thone se cndryshim ka nje ukrainas nga nje rus,ose me sakt sa afer eshte nje geg me nje tosk kur kane fe te ndryshme gjuhe te ndryshme folk te ndryshem ,kurse ukrainasit dhe russet kane besim te perbeshkt jane sllave me gjuhe te njejte,kievi ishte per qindra vjet qe nga viti 900 kryeqytet i rusise,lepuri fle diku tjeter tek antikrishtet dhe masonet,kush ka dashur te pushtoje ariun russ eshte kthyer me breke ne shtepine e tij

  • O boboo, ky Nasruddini nuk lë rast pa treguar erudicionin e tij! Më vjen turp nga vetja të komentoj krahas tij. Është një teneqe bosh që shastis dynjanë kur kalon nëpër lagje!

  • O PO TA KRRUAJNE ME KALLEM KETA MIQTE, SE JA KA FUTUR FITILAT AMERIKA DHE MUZHIKET NE TE SEMES DO TE VENE.

    I ZOTI ESHTE AI QE TE VRET ME PAMBUK.

  • I nderuar Injoranti ! Nje korrigjim te vogel po te bej : Kush e ka sulmuar Rusine , nuk eshte kthyer me breke ne shtepi , por pa breke fare . Kete le ta mesoje edhe ky Iliri , i cili , kudo ku permendet Rusia , shkruan sikur ka te beje me Luksemburgun e jo me nje SUPERFUQI . Sa per ate Nasruddinin qe po na fut te njejtin koment ne te gjitha forumet ku flitet per konfliktin ukrahinas , pergjigjen ja ka dhene nje fare Dashnori ne nje koment , ne nje tjeter forum . Ky vazhdon ta cilesoje Rusine , “qen i zgjebosur” , por po i kujtoj qe per Gjeorgjine u be si deshi Rusia , per Sirine , gjithashtu u be siç deshi Rusia (nuk u sulmua nga USA) , edhe per Krimene , do te behet si thote e si do RUSIA . More vesh Nasrudin , siç duket po plakesh çdo dite e me teper dhe …po te le edhe llogjika .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *