Dy persona u arrestuan nga policia kufitare në Vlorë, pasi u kapën me 30 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e automjetit tip “Citroen”, me targë AA722IL. Policia tha se prangosi dy personat që udhëtonin me mjetin, Elvis Zyka dhe Marsid Hysi, që të dy banues në Fier. Mësohet se automjeti do imbarkohej në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi dhe policia dyshon se destinancioni i drogës ishte Italia.
