Shërbimi i Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një tjetër rast i rrallë. Konkretisht, bëhet fjalë për një pacient që vuan nga e ashtuquajtura Sindroma e “Lopës së çmendur”. Rasti është konfirmuar edhe nga vetë ministri i Ilir Beqaj, i cili në një dalje publike për mediet ka sqaruar se kjo sëmundje rezulton të jetë e importuar në vendin tonë. “Personi apo rasti që ju keni, është një person që këtë sëmundje e ka marrë në Itali dhe e ka sjellë me vete kur ka ardhur në Shqipëri”. ka sqaruar ministri Beqaj, duke shtuar se po i ofrohet e gjitha ndihma e duhur mjekësore për të mos lejuar rëndimin e shëndetit të tij. Sëmundja godet rëndë neuronet e trurit, duke bërë që njeriu të humbasë gjithmonë e më shumë aftësinë për të koordinuar lëvizjet, aftësinë për të folur, kujtesën dhe eventualisht, sjell vdekjen. Pacienti do vijojë të qëndrojë nën vëzhgimin e rreptë të stafit mjekësor të shërbimit të neurologjisë, ku dhe po merr trajtimin përkatës.
QSUT, një pacient po trajtohet për sindromën e lopës së çmendur
