Të qartat e të paqartat e 21 janarit

anazapta

Eurodeputetja Tanja Fajon kruajti sërish plagën e 21 Janarit, teksa në Strasburg dërgatat politike shqiptare bënë një zhvendosje më në perëndim të kacafytjeve respektive. Ajo e ka konsideruar të papranueshme faktin që për vrasjen e 4 protestuesve nuk ka asnjë të dënuar. Reagoi Bumçi nga dërgata e opozitës, duke thënë se duhet të dënohen nxitësit e dhunës atë ditë, e më pas artikuloi fort emrin e Ramës, që sipas tij, donte të pushtonte kryeministrinë.                                      

Vërtet, përse nuk është zbardhur ky fakt i ofruar nga opozita?! Zyrtarisht ka një hetim e një rezultat të këtij hetimi nga organet përkatëse, ku nuk është vërtetuar se krerë të PS-së të kenë patur gisht direkt në frymëzimin e dhunës ndaj godinës qeveritare atë ditë. Por nëse PD pretendon të kundërtën, ajo duhet të kish bërë namin dje në qeverisje që Drejtësia të merrej seriozisht me këtë pjesë të errët të 21 Janarit, të pretenduar prej saj. Por deri më sot, kartën e nxitjes së dhunës prej lidershipit të PS-së, plus qëllimin (e hamendësuar) të Ramës për marrjen me dhunë të Kryeministrisë,  mazhoranca e djeshme dhe opozita e sotme e ka përdorur më tepër për një kundrabalancë në opinionin mbi 21 Janarin sesa si një qëndrim konstant në funksion të hetimit e ndëshkimit të autorëve të dhunës.

Përndryshe, në kushte pushteti e me një Drejtësi të futur nën sqetull, do e kish çuar pas hekurave Ramën me shokë. Por ja që 4 të vrarë dhe “larja e duarve” prej gjakun e tyre, ikja prej një ndëshkimi të mundshëm me çdo mënyrë, ka qenë shumë më imperative sesa një dënim penal i kundërshtarëve.  21 Janari ka dy anë: atë të paqartën, versionin se Rama donte të merrte pushtetin me dhunë, të paprovuar as nga hetimet, që PD e bën fakt të kryer; si dhe më të qartën gjë, që tashmë nuk ka nevojë për asnjë lloj hetimi të mëtejshëm: se 4 njerëz janë vrarë me një pandjeshmëri prej kasapi kur therr një kec, krejt sipas një skeme të mirëmenduar politiko-djallëzisht, por që nuk eci falë syrit të një gazetari e objektivit të një kamere në dorën e tij. / E.H.

Share This Article
11 Comments
  • Shkaku i asaj proteste ishte nje afere korrupsioni e Ilir Metes dhe kete e kemi kryetar parlamenti , qe ketu fillon denimi pastaj te shihet ne ka paligjshmeri ne protesten e opozites se te pozites dihet qe ka fajesi se u vrane 4 veta.
    Prisni ta beje dyshja Rama-Meta? asnjehere se bejne se bien vete brenda.

  • Nuk e kuptoj kete bumqin ,nese eshte jurist apo agronom.per 4 vjet nuk arriti te formuloje nje akuze ,nuk arriti te mbledhi fakte se organizatoret kishin planifikuar marjen me dhune te pushtetit.apo siq i pelqen bumqoberishes te kete qene puq. ju dha mundesi ,qe te vertetonin se me te vertete rama kishte nje plan djallezor.ngriten nje komision .tani kam pyetjen cili eshte rezultati i komisionit? ore keta nuk jane njerez. vrasin pa pike pergjegjesie.akuzojne pa asnje fakt, dhe kerkojne te denohen ata qe ne fakt jane viktima. po si mundet strazburgu te besoj te tilla broqkulla. aldo bumqi ne strazburg foli sikur te ishte ne grupin parlamentar te pd-se.

  • sali berisha kryekriminel, vjedhes e shkaterrues shteti, lulezim basha, kriminel, vjedhes dhe bythelepires I kryekriminelit, komandantimi ish gardes dhe ish gardistet zbatues te verber te urdheritbte kryekriminelit sali berisha: keto horra jane vresesit e 4 qytetareve te pafajshem me 21 janar 2013.

  • Edhe e nderuara Tanja Fajon e kupton vullnetin e shqiptareve ,ne shumice te cilesur; qe drejtesia per krimin kryeministror te 21 janarit 2011 eshte peshorja me e pagabueshme per Rilindjen reale,apo ate virtuale.

    • Nuk besoj se eurodeputetja sllovene socailste, te kete nje “emer te nderuar” ne Parlamentin Evropian.
      I besoi thjeshte per solidaritet socialist genjeshtres se Erion Velise per skandalin e kryetarit te bashkise se Kavajes, dhe u telendis para kolegeve te saj kur ajo rezultoi nje histori komike e sajuar.
      Nuk kujtohet ta permend kete shoku E.Hoxha ne kete shkrim, por i jep te drejte asaj ne perceptimin e ngjarjeve te 21 janarit perseri sipas stilit Veliaj.
      Se a kane apo jo pergjegjesi per dhunen e 21 janarit kreret socialiste, E.Hoxha do te mjaftonte te gjente gazetat e 20 janarit, nje dite para demostrates se dhuneshme e te lexonte deklaratat publike te krereve te opozites se mepareshme. Le te kujtohet edhe per deklaraten e ambasadorit amerikan Arvizu, i cili e tha shkoqur e kjarte qe pas kesaj demostrate fshihen forca te ereta me agjende antiamerikane.
      Fale mediave sot eshte e veshtire te luash me kujtesen historike. Sadoqe shqiptaret vuajne nga kjo semundje, eshte fjala latine “skriptum manent, verbum volent” qe nuk te le te abuzosh me te vertetat.

  • Edi Rama, duhet te coje perpara drejtesise vrasesit e 21 janarit! Uroj qe ta marre seriozisht kete vrasje te demokracise ne mes te dites. Perndryshe 21 janare te tille do te riperseriten me qindra. Ai tani eshte ne qeveri dhe ka shume mjete te fuqishme per ta cuar deri ne fund drejtesine.

  • qeveria Rama nuk e ka as vullnetin per te cuar para gjyqit Sali Berishen.Ne nje interviste ai e krahasoi Berishen me lopen qe derdh qumeshtin,pra sikurse lop a e Edit dhe berisha Jane jashte kornizes ligjore

  • xarti: A ju kujtohet nje fragment filmi shqiptar ku aktori Rober Ndrenika ne rolin e nje partizani i bertet ushtarit itaian O rrot thirri mendjes.Lexoje nje her komentin e gjej gabimin.

  • Tani qe keni bere kto komente E Rama do jua ndigjoj fjalen.Po do benit. mire ti benit nje flet rrufe.Nje tuf lule do ju a coj se ata dhan jeten per karriken e tij.Shkoni e ruani dhit atje ne male se Rama ka frig per vete e nuk e cil gojen kurr more qyqar.

  • O Marku i UKut!!! Si ka mundsi mor burr me ken kaq shkop shurret,se nuk du me t’ofendu.Ti nje cope analfabet e fshatar i patoke e i patru,,ngatrron veten ne pune te medha. Ndigjo Kolen. Jetoj ne Haunslow dhe mundesh me m’kontaktu. Hajde mor trap e te t’mesoj me shkruejt shqip. Mandej mundem me t’mesu me u ba pak qytetar,se mbete katunar tan jeten. Mark!!! Je ba vegel ahengut me luejt gabeet me ty. Mos harro,te pres ne Haunslow,ose ne Hamton.

  • Ermir Hoxha ne “qartesimet” e tij eshte marre kaq shume me mbrojtjen e rilindesve sa ka harruar t’i pergjigjet pyetjes se shtruar nga Tanja Fajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *