SMS në DITA
Në 0689073730
I nderuar zoti Rroshi. Ju lutem, largoni ambulantët nga trotuaret e Kavajës. Vetëm pak metra nga tregu i mrekullueshëm, shumë ambulantë kanë ngritur tezgat duke konkurruar në mënyrë të pandershme tregtarët e tregut. Policia bashkiake qëndron gjatë gjithë ditës nëpër bare e lokale bastesh e është kthyer në origjinën e policisë së mëparshme. Shqetësim tjetër i dashur kryetar është mungesa e rrugëve me një sens lëvizje për makinat dhe nga mungesa për parking automjetesh, gjobiten me dhjetëra drejtues. Jemi nga të rrallët qytete që nuk i kemi rrugët me një sens lëvizje. Shumë gjëra keni bërë për Kavajën. Bëjeni edhe pastrimin e trotuareve dhe rrugët me tabelat përkatëse, sepse janë gjëra të domosdoshme në shërbim të kavajasve të tu, i dashur z.Rroshi. Nxirri nga plogështia dhe dembelizmi punonjësit tuaj! Faleminderit Dita e dashur.
