Dy skuadrat kryesuese të kampionatit do të luajnë në transferta të vështira sot, edhe pse përballë do të kenë skuadrat e vendeve të fundit. Skënderbeu luan në Lushnjë, ku ka fituar në takimin e parë, por kampionët do të kenë një numër të madh mungesash për takimin e sotëm. Nga kjo marrin zemër vendasit e Artan Banos, të cilët kanë nevojë urgjente për pikë, për të siguruar mbijetesën. Aktualisht Lushnja është e parafundit, me një pikë më tepër se Kastrioti dhe një më pak se Bylis. Ky i fundit pret Laçin dhe fitorja do ta barazonte përkohësisht me Tiranën, jashtë zonës së ftohtë. Takimet e tjera të javës së 24-t do të luhen nesër dhe midis tyre spikat takimi midis Vllaznisë e Partizanit. Takimi i fazës së dytë, i mbyllur në barazim 1-1 në “Loro Boriçi”, u karakterizua nga gabime të mëdha të gjyqtarit Remzi Sadiku, tejet i njëanshëm në favor të vendasve të rrezikuar për të mos rënë nga kategoria. Në Kavajë, Besa mund të vijojë ecurinë pozitive, pasi pret Kastriotin e drejtuar nga Nevil Dede e që mban vendin e fundit. Duket se nuk do të ketë më rreziqe tani për skuadrën e Artan Mergjyshit, e cila pretendon një vend në Evropë dhe takimi me të fundit në renditje i jep shanse të përmirësojë pozitat. Tirana do të presë Kukësin, pas fitores së arritur dy javë më parë në “Qemal Stafa”, pas së cilës tifozët kuksianë kontestuan skuadrën e tyre dhe presidentin Safet Gjici, duke i akuzuar për tolerim, aq sa bënë më pas thirrje për t’ia lënë Vllaznisë takimin që vijonte, i mbyllur në barazim 1-1. Në Vlorë, Flamurtari dhe Teuta do të synojnë vetëm fitoren përballë njëra-tjetrës, në të kundërt Europa League do të jetë e vështirë për t’u arritur.
Kategoria Superiore
Java e 24-t
Sot
LUSHNJA-SKËNDERBEU 14:00
BYLIS-LAÇI 14:00
Nesër
VLLAZNIA-PARTIZANI 14:00
BESA-KASTRIOTI 14:00
TIRANA-KUKESI 17:00
FLAMURTARI-TEUTA 17:00
Renditja
N Skuadra P Gol F B H
1 Skënderbeu 48 35:17 14 6 3
2 Laçi 37 26:21 11 4 8
3 Partizani 36 22:16 10 6 7
4 Kukësi 34 23:24 9 7 7
5 Besa 33 27:24 9 6 7
6 Teuta 32 31:28 7 11 5
7 Flamurtari* 30 30:30 9 6 8
8 Tirana 27 15:21 7 6 10
9 Vllaznia 26 27:28 6 8 9
10 Bylis 24 20:23 5 8 9
11 Lushnja 23 21:34 6 5 12
12 Kastrioti 22 14:25 6 4 13
* Flamurtari -3 pikë

para laçi.