Kaç Islami dhe thëniet e tij

redaktor

Fiksimi i tij është të flasë për suksese e dështime. Këtë fundjavë, Kastriot Islami ka një lajm të mirë për të na dhënë. I ka rënë rreth e qark liqenit pa ndaluar, po J, me pak fjalë, ka bërë rrethin.  Dhe pasi është kthyer nga vrapi, ka hedhur në Facebook një sërë thëniesh të mençura.  E para që  bie në sy  është: “Suksesi është të kalosh nga dështimi në dështim pa humbur entuziazmin…” Po, kjo mund të jetë e vërtetë për Islamin, se edhe ai kur kaloi nga e majta në të djathtë, nuk e humbi as.., buzëqeshjen.  Në tjetrën, që nuk e dimë pse na duket sikur Kaçi gjen veten, thuhet: “Është më mirë të të urrejnë ashtu siç je, sesa të të duan ashtu siç nuk je…” Dhe për të vazhduar,  duket sikur Islami i bën thirrje vetes për mosdorëzim me thënien e radhës: “Duhet të besosh…Mos shpreh dëshirë, mos shpreso, mos u lut, mos kërko lëmoshë… Duhet vetëm të besosh që ka një mënyrë për t’ia dalë mbanë dhe do ta gjesh…”  Besoj kaq mjafton për t’u ndier të motivuar nga thëniet e Islamit.

islami ka

Share This Article
5 Comments
  • ketij palo po qe i them demokrat i flakte+i vertete,deri dje qente e pede-s i therrisnin ketij palaco komunist sot ky u bo pede-ist dhe rane ne qoke te gjithe,,,dava plerash…

  • shkurtabiqi qe nuk ka shtylle kurizore thjesht eshte nje lloj kurve qe zdi dhe cfare emri ta therasim por po i bie shkurt kac baxhella

  • Mbase nuk jane dhene” adliteram” sentencat e z.Kaçi dhe jam keqkuptuar, perndryshe mund te them pa hezitim se e para eshte nje alogjizem pa kuptim neqoftese mendojme qe suksesi do te na vije nga entusiazmi i kalimit prej deshtimit ne deshtim.Entusiazmi i deshtimit mundet te konsiderohet sukses vetem nga idhulli i Kaçit, qe eshte Salariu, nje aventurier donkishotesk. E dyta, “Eshte me mire te te urrejne ashtu siç je,se sa te duan ashtu siç nuk je”per cjell nje te vertete te nje morali te sinqerte, qe duhet perceptuar si i tille nga te gjithe ne ne kete jete.E treta,eshte nje kundethenie qe vjen nga perjashtimi kuptimor i shprehjeve”duhet te besosh”, “mos shpreh deshire”, “mos shpreso”, qe te gjesh nje menyre t’ia dalesh mbane”.Neqoftese autori ka dashur te vere ne dukje erudicionin e tij, duket qarte se nuk ka ç’te thote,neqoftese aludon per veteveten, veten mund ta gjeje tepke ne devizen e pare se ne te vertete “entusiazmi nga deshtimi ne deshtim eshte pa diskutim Kaçi vete”.

  • Njerez te till duhen injurua, sepse jane gjithmon te dyshimte per te gjitha sa thone dhe aq me shume per ato qe bejne. Kjo gje eshte e kollajt sepse ne vendin tone “kacot e zinje” jane shume te pakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *