Në përballje me gjykimin politik pas 6 muaj qeverisjeje, por dhe në atë të opinionit publik, qeveria kalamendet mes shifrave e perceptimit. Dhe është krijuar së fundi një situatë paradoksale, pikërisht në Rend, në pikën më të “dobët” të qeverisjes, në përpjekje për ta shndërruar në të “fortë”, atje ku ndërsa vërehet një pozitë e vështirë nëpërmjet perceptimit, luhet me kartën e shifrave; dhe e kundërta. Edhe pse në perceptimin publik Rendi vijon të mbetet problematik, mbrojtja më e mirë është mes shifrave krahasuese. Por së fundi, pas pretendimit për eliminimin e një celule terroriste me baza fetare, ku barrën e promocionit si sukses qeveritar po e mban Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjithçka bazohet në perceptim e jo në shifra.
Ta quash terroristë një grup njerëzish pse janë zhvendosur emotivisht në një vatër lufte të një vendi tjetër, por pa dhënë asnjë shifër viktimash të shkaktuar prej tyre, cilët janë ata dhe rrethanat në të cilën janë viktimizuar, do të thotë më së paku që t`ia legjitimosh tjetrit të njëjtin standard gjykimi dhe për ty. E meqë jemi te standardet e gjykimit, qoftë në terma publikë e qoftë juridikë, këto ditë në hapësirat virtuale po ekzekutohen me vdekje (ku përfshihen djegiet, helmimet masive, vrasjet me thikë e kallash, deportimet gjithashtu, me një fjalë qërim hesapesh në çdo formë e pa asnjë mëshirë), pothuajse të gjitha ata që identifikohen si myslimanë në këtë vend, pa bërë asnjë dallim, pa treguar asnjë lloj vetëpërmbajtje, asnjë ndjenjë njerëzore, edhe pse përditshmërinë e ndajnë me këto njerëz që mund t`i kenë kolegë, miq, fqinj, krushq, farefis, e padyshim bashkëatdhetarë, pavarsisht besimeve dhe përkatësive krahinore. A do veprohet dhe me këta kontigjente duke u hetuar sipas të njëjtit standart, atë të nxitjes së urrejtjes e kërcënimit terrorist?! Kush ka shkelur ligjet e shtetit, duhet të përgjigjet pa hezitim, kushdo qoftë ky. Por dhe në këtë rast, është një tip “maliqi” që ngre krye mbi ligjin, duke provokuar një padrejtësi të rëndë shoqërore.
Kryeministri Rama, renditet ndër njerëzit më të viktimizuar në 23 vjet për shkak të etiketimeve që i janë bërë nga gjuha e përbaltjes në ligjërimin e shthurrur politik, akuzave më të fandaksura, ku nuk i janë kursyer as familjarët. Dhe i takon atij më së pari tashmë që është në krye të punëve për ta zgjidhur hallet e dertet një populli, të frenojë atë që nuk e ka dëshiruar e nuk e dëshiron tek vetja.

Pse shoku Enver deshe edhe viktima.Pak po te duket 5 te vrare ne Siri.Apo don tu dalesh ne mbrojtje si djal hoxhe apo jeni shok i tyre.
Nje “kacavjerrje” me thenie e kunderthenie “hyr nga dritarja dhe dil prej dere” te modelit “çilypilele” qe shkumon e mban ere “shurre pele”.Hajde merre vesh kete pshtjellim:”Kush ka shkelur ligjet e shtetit duhet te pergjigjet pa hezitim, te quash terroriste nje grup njerezish qe zhvendosen emotivisht ne nje vater lufte te nje vendi tjeter eshte thjeshte perceptim dhe eshte “nje tip Maliqi qe ngre krye mbi ligjin”,pa thene se ky Malo eshte ai qe denoncon apo ai qe fsheh nje krim.”Sofizma” te tilla perdoren prej atyre qe jane “hipnotizuar” per te kryer nje veprim ne emer te idhujtarise qe as vete nuk e dine.Terrorizmi e fondamentalizmi nuk jane shprehje e islamizmit si doktrine dhe si besim(shihni dy “Beselidhjet”e “Kuranin” si vazhdim)ata perdoren si mjete komprometimi te njerezve te pushtuar nga instikti primitv per dominim per te rekrutuar njerez te manget ne civilizim dhe te halusicionuar ne psikikeformim
Si gjithmone z.E.H nuk te zhgjenjen. Me vezhgim te mprehte qe provokon mendimin e lexuesit, tregon qarte se nje “shtet i papergatitur” per kete problem (terrorizmin) le hapsira per interpretime spekulative.
Autori i shkrimit anon nga Islamizmi Fanatik dhe hidhet ne mbrojtje te kesaj rryme terroristesh qe nuk ka lidhje fare me fene. Kjo rryme e importuar me kujdes nga Azia e larget nuk ka lidhje me Shqiperine por as me fene muslimane ne Shqiperi. Feja nuk frymezon ose inkurajon luften por te kunderten, feja predikon Paqen e qetesine shpirterore dhe fizike tek njeriu, lufta urrejtja jane pjelle e djallit dhe e atyre qe e predikojne, keto monstra kerkojne lufte dhe jo paqe, keta e kerkojne kete kudo brenda ose jashte vendit, keta nuk jane muslimane keta jane terroriste dhe duhen ndeshkuar sipas ligjeve te ketij vendi.