Sa është gjatësia e vijës kufitare të Shqipërisë?

redaktor

I nderuar lexues! Gjatësia e vijës kufitare të Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve. Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë tregohet me anën e shenjave të veçanta artificiale ose natyrore, të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore. Vijat e hequra pingul mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore e ujore përbëjnë përkatësisht kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe të ujërave territoriale të Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *