Kukës, përcillen në banesën e fundit tri vajzat e vrara me thikë nga nëna

redaktor

Përcillen në banesën e fundit në Kukës, tri vajzat e vrara me thikë një javë më parë nga nëna e tyre në Itali, Edlira Dobrushi.
Simona Keisi dhe Sindi shkonin në Kukës një herë në vit, për pushimet e verës. Ditën e sotme, tri vogëlushet kthehen në Kukës për tu prehur në tokë.
Ceremonia e varrimit ka nisur në orën 16:00 ashtu siç ishte parashikuar pasi familja, të afërmit dhe mijëra qytetarë i ka dhënë lamtumirën e fundit tre vajzave.
Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm edhe familjarët e Edlira Dobrushit, e cila ndodhet në qelitë e Lecco-s.
Ceremonia është organizuar sipas zakoneve të zonës dhe në të kanë marrë pjesë mijëra banorë të zonës dhe të ardhur nga fshatra të tjerë të zonës.
Trupat e pajetë të 3 vogëlusheve Dobrushi mbërritën kanë mbërritur rreth orës 14:30 minuta në fshatin e tyre në Malci të Kukësit.

Share This Article
1 Comment
  • nuk dime cfare te shkrujme vetem me then se keshtu e kishte shkruajtur zoti se nuk ben kurre vaki qe nje nene te vrase engjujt e saj na vjen keq shum dhe per 3 motrat pekato qe koha nuk kthehet mbrapsh qe te na jape nje mundesi qe dhe ne te rriturit ti ndreqim gabimet tona zot na fal zot na ruaj nga te keqet mos naj i fut ne mendje keto te keqe qe po ndodhin dita dites ne itali cdo dite ndigjojme se vriten njerez me zemer te vrare nga kjo tragjedi te 3 vajzat u mprehshin ne paqe dhe zoti e ndihmofte babain e vajzave na vjen shum keq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *