Gërdeci vs 21 Janari

anazapta

Kush është më i rëndë, Gërdeci apo 21 janari?! Pushteti i larguar më 23 qershor, na la pas dhe këtë kuic cinik e të përzishëm, me barrën e rëndë për ta zgjidhur. Do ish më tepër se cinike ta gjykosh nga numri i viktimave. Gërdeci ishte “maska e çjerrë” e një qeverie që erdhi me premtimin për të zhbërë korrupsionin në asht të ngritur në sistem nga e majta, e nisja pas saj e një politikëbërjeje ku në qendër nuk ishte më “shqiptari”, por “djali”. Gërdeci ishte forma se si e për çfarë do (ç)qeverisej; ndërsa 21 Janari ishte forma se si do mbahej pushteti.           

Ajo valë llahtarë flake nga shpërthimi i tonelatave municione, të ngjan se ngërthen në vetëvete derdhjen e një kupe të mbushur përlot me grykësi, korrupsion e abuzivizëm animal, jo vetëm prej atij pushteti që iku, por i të gjithëve së bashku.

Viktimat e Gërdecit do pasoheshin dhe nga të tjera në ditët që do të vinin. Dhe nuk është fjala vetëm për një shqiptaro – amerikan të quajtur Kosta Trebicka, që gjeti vdekjen në ndjekje të lepujve me çifte në krah viseve të Korçës, pasi kishte zbuluar anën e errët të aferave mbi atë industri erëbarut nga e cila rridhnin miliarda; por dhe për “vrasjet” e formës poshtëruese me shukat e parave që u shpërndaheshin të afërmve të viktimave, duke ua “blerë” dhimbjen e dinjitetin bashkë, në këmbim të heshtjes. “Vrasjet” e tjera ndodhën më pas prej togave të zeza, tamam të zeza, që si toga pushkatimi, sharruan të vërtetën e të drejtën, për 6 vjet me rradhë. / E.H.

 

Share This Article
11 Comments
  • Mosdenimi i familjes kriminale Berisha,eshte jo vetem si rezultat i dobesise se qeverise Rama,por edhe i ne shqiptareve qe kemi dhene prova ne shekuj se dashurojme pushtuesin.

  • Gerdeci dhe 21 janari jane plaget e hapura te shoqerise sone dhe me sa duket venia e drejtesise per keto krime po duket larg. Dhe kjo nuk ka te beje me ate qe “qeveria e kap lepurin me qerre”, sepse me c’duket qeverise sone per kete peoblem i kane “humbur qete” dhe qerren po mundohet ta coje perpara me te shtyre. Mungon ritmi, pasioni ne qeverisje dhe mbi te gjitha, ka nje javashllek alarmues ne reformimin e kalbur te drejtesise e cila po vazhdoi si deri me sot, do ti venite dhe ato pak drita qe pame ne fund te tunelit me shporrjen e Saliut nga pushteti.

  • Zoti Kryeminister asnji shtrengim buzesh ,ne shenje keqardhjeje ,
    nuk cone ne vend nderin e 4 Deshmoreve te Shqiperise te cilet dhane jeten ,
    per nji shtet te vertet Demokratik por edhe Ligjor ,nji shtet ku funxionon ligji e
    normaliteti ,ku shqiptari te ndihet i rrespektuar dhe nderuar ne vendin e tij .
    Kta Deshmore nuk k an nevoj me aspak per shpehje keqardhje e lulet e poltikes ,
    por qe te nderohen per ate qe dhane edhe jeten e tyre ,qe te vinin ne pushtet ,
    ata qytetare te denje shqiptar ,me besimin se ju do realizonit endran e shume Shqiptareve
    te vrare ,te poshteruar ,te larguar nga ky vend e injoruar nga shteti ame ,nga kriminelet e antishqiptaret ne pushtet .
    A nuk ju vret pak ndergjegja juve pushtetarve sot ???
    Jeta e Shqiptarit nuk mundet te jete 1 euro ,as sa nji karrige pushtetari por shume me shume se kaq . Deri kur akoma do rrudhni buzet z.Kryeminister !!!

  • Në një mendje me “adeci” dhe” A duhet të besoj…” ? Kanë të drejtë në zëmërimin e tyre me qeverisjen. Mendimi im eshtë se qeverisja po ecën ne bazë te parimeve qe i diktohen nga “Strategjia e zvarritjes”!? Nuk shoh ashtu si parakomentuesit “ritëm,dinamizëm,vendosmeri,kurajo…”. Duket si qeveri e plakur? Qeverisja e majte me emërimet e saj ” i hoqi kryq asaj që quhet përvoja njerezore”! Por ja dhe te rinjte e saj,-nuk po reflektojnë ate qe prisnin shqiptarët !? Zoti Rama? Nuk ja u kanë me te keq komentuesit e shumtë qe po te thonë përditë,ndrysho menyren e qeverisjes,keshillohu me te mencurit,ndrysho kabinetin po te jete nevoja. Me kete dinamike ecjeje shenjat nuk jane te mbara!? Mos u justifikoni me me te kaluaren. E dime qe eshte e zezë. Por nuk dime pse ju mungon vrulli i duhur dhe kjo nuk ka te bëjé me te kaluaren apo jo? Gërdeci dhe 21 janari janë detyra te vonuara nga ju,nga menyra sesi po ecën parlamenti juaj,sesi po ecin reformat tuaja. Me lulet e Mimit te memoriali drejtesia nuk bëhet!? Bëhet krejt ndryshe. Hiqni dore nga keto menyra dhe gjeni menyren e duhur. Ketu qendron sekreti. Ermiri për ju e ka fjalen po ta lexoni në nentekstin e atyre qe thote!

  • Te dyja kto ngjarje jane te dhimbshme.Po kan nje ndryshim te madh.E para aksidentale nga pakujdesia nga njers te pa pergjegjeshem.Kurse e dyta eshte shume e dhimbshme se u vrane per karrike te Edi Rames.Dikush ne koment i quajti deshmoret e atdheut.Ata jan deshmoret e PS.Me vjen keq qe u perdoren mish per top per te bere edin kryeminister.

    • Kritikat tona nda qeverrise sot me ne krye Z.Edi Rama jane bere dhe do vazhdojn te behen si me pare ne interes te vednit tone dhe ato nuk jane aspak personale dhe nuk i drejtohen personit Edi Rama por gjithe qeverrise .

      Sa i takon Gredecit ,ai ishte nji afrere Mafioze e administruar nga Familja mafioze e sali berishes (djalli me te birin) lidhur me mafien e armeve (disa “gansterra cifute amerikane”) ku familja mafioze berisha shiste pronen e shtetit Shqiptare per interesat/fitimet e veta . Shperthimi i asaj fabrike e nivelit mesjetare mesiguri qe sduhet te ket qene i rastesishem ,sepse ne nji ambient baruti edhe gomart me te medhenje berisha psh ma merr mendja duhet ta dij se ndodh explozion. Pra pasi eleminuau Kosta Trebicken Mafia e Affere-s ne bashkpunim hohden ne ere per te zhdukur gjurmet thone !
      -21 Janari ishte nji proteste normale si ne gjithe boten ndodhe kur populli eshte i pakenaqur nga pushteti kriminal, te paarmatosur (pa cadra pistolet,e brire dhie/djalli vicidoli me helm) ,,ne te cilen pushtetmbajtesi berisha exzekutoj para syve te gjithe Bote 4 Demostrues te paarmatosur .

      Pra jane dy krime ku numri te exzekutuarve shkon ne 33 shqiptare kto jane vetem te dekumentuara para kamerave ,,sepse nr te vrareve nga sali berisha eshte shume e shume me i madhe ,per te cilen ky kriminel ,sado ti jape kurajo Droga qe merr cdo dite , nuk do ta shpetoj dot nga Drejtesia ,si nji kriminel -tardhetar -islamist -antishqiptar kanceri i cdi te keqe me te cilat perballet sot ky popull . > Keshtu duket realiteti or taj Marki-cubajve.

  • Deshira per denime eshte te militantet e jo te pusht shtetaret qe mbase jane edhe vete brenda edhe Gerdecit edhe 21 janarit. Nuk u shkon mendja se kujt i sherbeu shperthimi ne Gerdec, atyre qe po pasuroheshin nga demontimi, apo atyre ne opozite qe po lepinin buzet nga lakmia? Kujt i erdhi per shtat shperthimi i Gerdecit me shume qeverise apo opozites se athershme? Kush u kenaq me shume nga shperthimi i Gerdecit qeveria qe u fajsua apo opozita qe fajsoi. Eshte edhe sot e pa qarte se cfare e ndezi ate zjarr ne 15 mars2008, dite e shtune, orari i pushimit te drekes, ku nuk po punohej sipas deshmive te atyre qe ishin aty.

  • Drejte Dani. Perdorimi prej hijenash qe po i behet ketyre dy tragjedive nga rilindesit eshte me te vertete i neveritshem. I sjellin gjithmone ne qender te vemendjes si nje trofe te gjakosur vetem per te ngucur militantet qe versulen si bisha te uritura pre e instikteve kafsherore. Shume fjale e propagande per qellime politike por aspak vullnet per te bere drite e sidomos drejtesi. Me vjen keq se kane perdorur ne keto butafori makabre edhe familjaret e viktimave duke mos pasur respekt as per ndenjat e tyre.

  • Te gjithe ne flasim kot.Populli duhet ta zgjidhe vete edhe problemin e Gerdecit edhe problemin e 21 janarit.Ne rast se Enverin e teroqen zvare si statuje Saliun ta tereqin zvare te gjalle.Populli do te kete kundershtime nga ata krimbat me mjeker te cilet e duan shume Salen se i solli vete.Po sovrani popull nuk pyet per asgje ne bote.

  • A duhet tu besojm politikanve te kti vendi: Se pari keni bere gabime trashanike ortografike,lexoje nje here o cobani i maleve.Politikanet dihet qe rrejn dhe u besojn.
    Kurse njerzit e ndershem dihet se nuk rrejn dhe nuk u besojn.Ju shkoni ku ta mendojsh o i pa emer,po dukesh nje coban i thjesht fshati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *