Skënderbeu, revan drejt titullit, Laçi pret tri pikët në tavolinë

anazapta

Skënderbeu vazhdon marshimin drejt titullit të katërt radhazi, duke arritur një tjetër fitore në Lushnjë, edhe pse kishte disa mungesa në formacion. Kampionët e Shqipërisë arritën të kryesonin 3-0 në pjesën e parë, duke mos lënë dyshime për rezultatin përfundimtar, falë edhe portierit Shehi që priti një penallti menjëherë pas avantazhit me golin e Lilajt. Por, Lushnja ngushtoi menjëherë diferencën pas golit të tretë të korçarëve, ndërkohë që tri minuta pas pushimit Sula shënoi edhe golin e dytë. Takimi u rihap dhe Lushnja besoi te mrekullia, por deri gjashtë minuta para fundit, kur Pero Pejiç i dha goditjen përfundimtare, me golin e katërt. Një tripikësh me vlera për skuadrën e Mirel Josës, ndoshta jo aq për renditjen, kur Skënderbeu është i shkëputur, se sa për moralin e skuadrës, e cila kishte shtatë mungesa për arsye të ndryshme. Tani kampionët kanë 51 pikë, plot 13 më tepër se Laçi në vendin e dytë, ndonëse të gjitha gjasat janë që kurbinasit t’i marrin pikët e plota në tavolinë. Mund t’i kishin marrë edhe në fushë, kur Vucaj goditi nga pika e penalltisë në minutën e fundit, por kapiteni gaboi qëllimisht për të mos lejuar rëndimin e një situate që gjithsesi shkoi për keq pas përfundimit të lojës. Bylisit i duhej me çdo kusht fitorja për të mbijetuar, por kërkoi ta merrte në mënyrën më të keqe dhe me sa duket nuk do të jetë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Takimi u karakterizua nga tensioni, edhe pse në stadium nuk kishte spektatorë. Kulmi arriti me dhunën në fund, me protagonist Besnik Kapllanajn, president i klubit. Në pritje të vendimit nga Komisioni i Disiplinës, Laçi ka dy pikë më tepër se Partizani, i cili luan sot në Shkodër, përballë Vllaznisë së rrezikuar.

 

 

Kategoria Superiore

Java e 24-t

Dje

LUSHNJA-SKËNDERBEU   2-4

Fonseka 37′, Sula 48′ / Lilaj 8′, Pejiç 20′, 84′, Ribaj 35′

BYLIS-LAÇI           0-0

Sot

BESA-KASTRIOTI       14:00

VLLAZNIA-PARTIZANI   14:00

FLAMURTARI-TEUTA           17:00

TIRANA-KUKËSI        17:00

 

 

 

Renditja

 

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Skënderbeu   51   39:19 15   6    3

2  Laçi         38   26:21 11   5    8

3  Partizani    36   22:16 10   6    7

4  Kukësi       34   23:24 9    7    7

5  Besa         33   27:24 9    6    7

6  Teuta        32   31:28 7    11   5

7  Flamurtari*  30   30:30 9    6    8

8  Tirana       27   15:21 7    6    10

9  Vllaznia     26   27:28 6    8    9

10 Bylis        25   20:23 5    9    9

11 Lushnja      23   23:38 6    5    13

12 Kastrioti    22   14:25 6    4    13

* Flamurtari -3 pikë

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *