Vëmendje efektivitetit, apo kush hyn e del në administratë?

anazapta

 Zhurma e madhe që bëhet tek ne për ligjin e nënpunësit civil ka zbehur dhe çvendosur vëmëndjen e merituar ndaj efektivitetit të administratës, ndaj aftësive të saj, duke e fokusuar vëmëndjen në faktin se kush po largohet nga administrata apo pse disa të tjerë po hyjnë në të. Përvojat e vëndeve me administrata publike efektive janë shumë të pasura. Ajo që bije në sy lehtë është fakti që ka në të gjitha rastet një kombinim, gati perfekt, të punonjësve me përvojë të gjatë dhe atyre me përvojë të vogël, të punonjësve me stazh dhe atyre të rinj.

Reforma e pritshme teritoriale pritet të krijojë hapsira për një administratë shumë më të kualifikuar publike. Gjithashtu, vetë funksionimi i ligjit për shërbimin civil nxjerr në pah domosdoshmërinë e ndërtimit dhe funksionimit të një administrate plotësisht efektive. Por, pa pasur asnjë paragjykim, duket se sot për sot , theksi i përzgjedhjes së kandidatëve përmes konkurseve, është i përqëndruar mbi gjithshka tek respektimi rigoroz i kritereve, i procedurave të rekrutimit të punonjësve. Pa anashkaluar respektimin dhe përsosjen e procedurave ,përkundrazi , duket se kujdesi për përzgjedhjen e administratës publike nuk fokuson pikërisht elementin e rëndësishëm të ndërthurjes së brezave të specialistëve .

Me vlerë të madhe, pas konkursit e në implementim të tij, mbetet qëndrimi final i institucionit përzgjedhës. Në përzgjedhjen finale, do të duhej domosdoshmërisht të mbahej në konsideratë struktura aktuale e administratës ku do të bëhej pranimi i ri .Në çdo rast , efektiviteti i administrates është pa asnjë dyshim , edhe derivat i raporteve mes punonjësve me eksperiencë e atyre pa përvojë profesionale por me formimin e duhur kulturor e arsimor. Ekipet përzgjedhëse të kanditaturave, drejtuesit e institucioneve e kanë hapësirën ligjore të realizojnë ekujlibrat e duhur profesionalë në stafet e punonjësve. Sa më mire të përfitojmë nga përvoja e të tjerëve ,aq më shpejt do ecim në rrugën e tyre.

 

Letër e nënshkruar

Alqi Kadenasi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *