Real Madrid shkon gjashtë pikë para Atletiko Madrid, pas fitores së djeshme në Malaga. Kristiano Ronaldo vendosi takimin, me golin e shënuar në minutën e 23-të. Atletiko pret sot Espanjolin, ndërsa Barcelona luan nesër në “Camp Nou” me Osasunën. Një javë më pas, dy gjigantët do të ndeshen në “Bernabeu”.
