Ku çalon “dashuria” e damës Pack për Shqipërinë

anazapta

E quajta dama Pack pasi me asocioi në  tingull-kujtesë  me ‘Damën Plakë’, personazhin e famshëm të dramës së njohur të Fridrih Dyrremat, luajtur mjeshtërisht nga Edi Luarasi. Sigurisht pra, është fjala për një personazh po kaq të famshëm të politikës shqiptare me “banim” në Strasburg, europarlamentares Doris Pack, për shumë vite furnizuese me “oksigjen politik” ndaj Genc Pollos, në vitet kur ky ishte në rolin e një Reformatori, e më pas avokate e Berishës, e paepur në raport me bëmat e tij. Së fundi ka bërë një deklaratë emfatike, ku shpreh dashurinë për Shqipërinë, d.m.th për ne, shqiptarët.

Nëse do ishte viti 1993, patjetër që një deklaratë e tillë do guduliste ndërgjegjen e çdo shqiptari, e do ja kalonte dhe famës së deklaratës së Uillsonit për pavarsinë e Shqipërisë. Por jemi në vitin 2014, ku pothujse është bërë e qartë tashmë “dashuria” e çdokujt në politikën e këtushme, por dhe në sallonet europiane. Shprehja plot urtësi e moral bashkë se “kush të do, të kritikon”, nuk besoj të jetë vetëm shqiptare, e nuk e dijmë me siguri nëse zonja Pack e ka në vokabularin e saj të mençurisë e dashamirësisë.

Vetëm se kemi të drejtë të mendojmë se një dashuri e vërtetë për Shqipërinë, do ishte ajo nëse kjo zonjë, do ish bërë ferrë me kritika Berishës, si për hir të Shqipërisë e si për hir të dashurisë ndaj “plaku” të politikës shqiptare. Dhe efektet do ishin të dukshme nëse do e kish bërë. Ndryshe, në emër të dashurisë për Shqipërinë, nuk kishte gjasë mos e urrente, ose të paktën të shpallte “divorc” moralo – politik ndaj tij, tanimë kur qartazi duket se ç`Shqipëri të “bukur” ka lënë, pas 8 viteve në pushtet. Fakti që nuk ndodh, na bën të mendojmë për një trokitje të saj…në pleqëri!     E.H.        

 

Share This Article
22 Comments
  • Po ndaj me ju kete shrim qe se shikon driten e botimit, ne vend te komentit..

    Zonja Doris Pack..falini me pak dashuri Shqiperise dhe me shume dashuri Shqiptareve.

    (Nga nje refugjat qe ka me shume dashuri per Angline se Anglezet.)

    Zonja Doris Pack.
    U ndjeva shume i prekur edhe i emocjonuar kur degjova per dashurine tende ndaj vendit tim, Shqiperise.
    Perse ta mohoj.?
    Ne fakt, ishte kohe dreke dhe ndersa po pertypja sanduicin e ftohte ne kantinen e punes , rrethuar nga Anglez, Polak, Rumun, etj punetore si une, kontrollova FB-ukun dhe me zuri syri shkrimin rreth jush, ku ju haptas shprehet dashurine per vendin tim dhe pa pritur te pertypem , me krenari thirra.
    -Hej, zonja Doris Pack e dashuron Shqiperine.
    -Who the fuck is Doris Pack..? ,qe pergjigja e tyre ne forme pyetje..
    Ju a shpjegova se kush ishit dhe pergjigja nga nje Anglez qe..Hitler, Hitler, Hitler.e cila u shoqerua me te qeshura nga te tjeret..
    Haters are gonna hate, mendova me vete ne Anglisht..dhe vazhdova te lexoj me poshte artikullin..
    E ndersa une po lexoja , pereth biseda mes tyre mori udhe..
    Folen per BE-ne, per PPE-ne..per paaftesine, per korrupsionin, pa pergjegjshmerine, per dyfyteresine e vendimeve te ketyre organizatave..per shperdorim fondesh, zhdukje fondesh ndihmash dhe zhvillimi me ndihmen e personave afer qeverive te mbeshtetura nga keto organizata..
    Dhe te gjitha keto fonde, jane para te taksapaguesve ane e mbane Europes..Jane para te mara nga arsimi, policia, pensionet, shendetesia, infrastruktura, ekonomia etj..dhe pikerisht kjo mungese fondesh, perben edhe krizen..
    Pastaj folen per Ukrainen, per biseden ndermjet zonjes Ashton dhe nje ministri te opozites ne Ukraine, ku ai shprehte dyshimet se vrasjet dhe snajperat, kishin ardhur pikerisht nga krahu i opozites..per te fajesuar dhe rrezuar qeverine.
    Forca radikale fashiste jane tani ne krye te Ukraines bashke me partine e zonjes Timoshenko, ish e denuar per korrupion ne dem te Ukraines, anetare e PPE-se suaj natyrisht..
    Nder kohe kisha aritur ne ato qe ishin edhe shqetesimet e tua rreth Shqiperise..
    Flisje per pushime nga puna te policise dhe administrates, per presjon ndaj shtypit te pavarur dhe institucjoneve te pavaruara..nga qeveria e re..
    Te pavaruara nga.?..do te ish pyetja legjitime e cdo Shqiptari te Shqiperise qe ti dashuron..
    Tek sa po ju shkruaja sot, u mundova te kerkoj ne fletet e shtypit te kohes, ndonje deklarate tenden kundra kapjes nga ish qeveria e kaluar, te Presidentit, SHISH-it, Prokurorit, Gjykates, Administates..apo perdorjen e saj per elektorat si nje pjese te PD-se..
    Ndonje deklarate kundra vrasjeve te 21-Janarit, apo kundra dhunes se policise ndaj demostruesve..qofte edhe dit pas protestes..
    Kerkova kot, asnje per be..Humba kohe, harrova dhe groshen ne zjarr dhe mu dogj.

    Pas te gjitha sa thash..s’ishte me e veshtire te kuptoja dashurine tende per Shqiperine..
    Dhe sinqerisht se di se cili nga ne e dashuron me shume Shqiperine..ti apo une..?
    Dashuria jote per Shqiperine , i ngjan aq shume dashurise time per Angline dhe mijra refugjateve te tjere ne te..I ngjan dashurise se qindra e mijra Shqiptareve per Gjermanine, per Ameriken..apo per kedo shtet qe mund tu sjell te ardhura per te mbajtur familjet e tyre, jetet e tyre..Pasi atdheu i tyre Shqiperia, nuk mundet dhe kjo jo se eshte i varfer, por se lene te behet..

    Gjermania tashme po mbyll me dyer te hekurta ardhjen e ballkanasve ne te..per ta dashuruar..ashtu edhe e ter BE-ja dhe me rradhe..
    Po ngelet hapur vetem nje sportel i vogel nga mund te kalojne pasurite tona natyrore, shlyerja e borxheve te dhena nga ju..ne qeverite e vena dhe mbeshtetura nga ju dhe te provuara te korruptuara..
    Shiko te ashtuquajturat koncensione..te dhene nga ish qeveria Berisha..
    1.8-bilion euro te nxjerra nga nentoka Shqiptare dhe asnje euro per Shqiptaret, pronaret e ketyre pasurive..Koncensione per HEC-e , per toka, per nje gjithcka eshte mbi apo nen toke..qe rrjedh apo rrokulliset, qe qendron apo leviz..te gjitha ne dem te ekonomise se Shqiptareve te Shqiperise qe ti do aq shume..
    Dhe te gjitha “te kopsitura” me ligj..”Ligj” i bere nga vet Saliu, ish-kryeminister i te dashures Shqiperi..
    Kjo eshte dashuria.?
    Nese po..?
    Atehere..i ngjan dashurise se perdhunuesit per viktimen, i ngjan dashurise se pedofilit per femijet..te kriminelit per gjahun..

    Kjo eshte demokracia.?
    Nese po..?!!..Shume keq !
    Por nuk nxitohem dot t’ju them Hitler, Hitler, Hitler..Si Anglezi me lart , apo fashiste, si rendom po ju etiketojne ne shkrime, veprimet apo mos veprimet tuaja..
    Nuk mundem do te ish mediokritet dhe banalizem.
    Por duke u nisur nga kriza dhe duke pare perkrahjen gjithmone e me shume qe po marin forcat radikale fashiste apo naziste..si rrjedhoje e pasojave te krizes e ardhur si pasoje e rrjedhes se politikave tuaja..mund te them.

    Hitleri lindi nga nje miter shume ngjashme..Si pasoje dhe jo si deshire.

    • Punojme ne dhe te huaj sepse na mori perendia mend dhe lame token meme ne dore te maskarenjeve, krimineleve e tradhetareve.

    • Duket o anglez qe qenke i krimbur koke e kembe me idollogjine humaniste komuniste qe i shkaktoi botes dy here me shume viktima se sa Hitleri.
      Hitlerin nuk e ka pjelle nje miter gjermane o shoku po eshte me origjine austriak.
      Meqe Austria ka nje president socialist e nje kryeminister socialist e nje eurodeputet austriak si Svoboda edhe ai socialist i dashuruar me popullin socialist shqiptar,, do te ofendoheshin po ti quaje si pasardhes te Hitlerit.
      Sa per shkrimin e shokut E.Hoxha, nuk e kuptoj se pse meret me “damen Pack” e nuk na thote nja dy fjale se si u ndje ne parlamentin evropian “dama Fajon” kur e hengri genjeshtren e Erion Velise dhe u ankua ne parlament se Berisha ka vrare gruan e kryetarit te bashkise se Kavajes.

  • Ka kohe qe kjo zonje e nderuar ka mare nje te krisur rreth kashunit… Por sote,po i dallohet me shume vija e carjes; Nuk po dime, cpret ky helaqi,(Me falni), helqimi i zemres se saj?!…

  • Moj kurv e degjenerume berishjane ku ishe ti qe e “”don””Shqipnin kta 8 vjet qeverisjes berishjane qe po na ban moral tani se ti me parat tona u pagove prej berish vicidolit . Po pse doli ndonje shqiptar atje ne Shqipni me te diskriminu ty ne ndonje daije qe del per intervist moj kurv moj mbeturin e sali vicidolit , MBETURIN E EUROPES qe si duhesh gja askerkujt ty me ken te mban Gjermania mbrenda

  • Me pelqen ky artikull kushtuar nje femre qe per soj te saj vetem Kr.i PD te Europes i shkon per shtat z.Doll!Me pelqen kur lexoj artikuj pikante qe nuk kane nevoje per rreshta.Me pelqen z.E.H ,pavaresisht se nuk ke grop ne gjoks por ne kuriz!Te falenminderit per cilesine,jo se je marre me nje …..por menyra e te kruajturit me ngacmon.Te lumte

  • ka plote injorante dhe keta i nxjere shqiperia si kjo kurv plake dhe ai qoftexhiu i osbes se spo me kujtohete dhe me e bukura mblidhene te kryeinjoranca salibashiç shikon cfare mbeshtetje ka

  • Gertrude Bell (1868-1926)
    _____________________

    Durim, lidhet jo vetem me znj (sh. te nderuar) Pack por dhe me situaten sot ne bote. Efektit Bell, akoma po ja degjojme zilen. Nje vajze e pasur Britanike, e pakenaqur nga jeta pasi ndahet me te fejuarin bie ne dashuri me nje burre te martuar – Doughty White, i shkreti…gruaja e kercenonte se do vrase veten po e la, e dashura (Gertrude) thonte: po se le gruan, une do vras veten. Mark Sykes, arkitekti i copezimit te Perandorise Osmane (ne Marreveshjen Sykes-Picot) ka thene per te: “egoiste, llafazane, gjoks-sheshte, grua-burre, udhetare pa qellim, e papjekur, b*the-tundese, qe nuk i pushon goja” Kjo grua e nderuar, qe nuk i dilte Britania (e parate e familjes per nje jete normale) si nje eksperte e Foreign Office apo si version femer i Laurencit te Arabise; mori nje shkop dhe pikturoi ne rere kufinjte e Irakut. Rezultati i punes se saj shihet dhe sot. Megjithese e njihte vendin, jetoi aty, dinte gjuhen dhe kulturen; ne nje forme harroi se “ne ato vise” besnikeria nuk ishte ndaj Kombit, por ne fillim familjes, klanit, besimit fetar. A eshte vertete keshtu? Jo plotesisht… ja me fjalet e saj: “E beme kete pune shpejt, pa llogaritur kompleksitetet politike – shkruante vete ne 1916 sa arriti ne Basra – Ja futem kot? Pse jo, sic Ne bejme gjithmone, duke u zhytur ne Gjak dhe Lote; ato qe kurre s’duhej te derdheshin.

    Forme
    _____

    “Grate perandorake” ne raport me shtetet e reja kane lene “cudira” pas. Ne ato te vogla, qe nuk kane ze e fuqi Politike. Sic dhe shoku e ka thene me lart, znj Pack s’eshte nje emer qe permendet ne Britani a ne vende serioze. Keto “Perandoresha ego-fryre” nga rendesia qe u jepet ne nje “protektorat” te vogel; marrin ne patronazh nje ceshtje apo grupim politik, e me verberi ekstreme kurre nuk largohen nga Vendimi Origjinal. Pra kane forme, si sot, si ne Histori. U happen dyert, u merret pelqimi, “femijet ankohen tek nena” fjalet e tyre mbahen shenim, dhe kjo Seder e Mikluar…ben deme te pallogaritshme. Nder kolege ato fillojne te konsiderohen si Eksperte. Keto jua sjell:

    1) Distanca, dhe rendesia e vogel e nje vendi si Shqiperia (kush e njeh ate?)
    2) Nje doze altruzimi, perziere me shejtni e llogjike te “patundur” Doris (apo Gertrude) Po ndihmon nga thellesia (pastertia) e shpirtit; ajo s’ka asnje fitim dhe vete eshte rehat; bile po sakrifikon. Argumento kunder kesaj po deshe…

    Disa sot ne ate rajon e quajne znj. Bell si te tille, por jo shumica. Mund te jete dhe pjese e nje Miti Britanik, se kokat e zgjuara ne Irak e dine “efektin e pergjakshem Bell” por…”gra te tilla ekcentrike” jane shume me te rrezikshem kur mundohen te bejne mire, se keq.

    Edith Durham.
    ___________

    Ka nje histori te gjate e disa problem te medha ketu…e di se kjo s’do me bej “shume tifoze Shqiptare’’. Ner ato Vise eshte tashme nje Ikone. Me jepni leje ta shikojme nga nje kend tjeter; e ‘cndodh kur ngre ne Piedestal “udhetare te tilla” S’po i hy gjate, ka qene pjese e nje familje me shume vajza, e diagnostikuar (me kartele dhe mjekim) per probleme te renda mendore. Filloi “udhetimet” dhe mori nje Subjekt te mire. Arriti ne protesta, shoqata, e me pas konsiderohej si Eksperte e Shqiperise; jo se i degjohej zeri shume ne Britani. Por gabimi qe bejme ne eshte ky…Qe nga “Presidente e Historiane Shqiptare,” qe e lavderojne dhe dekorojne here-pas-here; harrojne se cdo marredhenie ka 2-Ane. Si e shohim ne Editit, Dorisin, Gertruden etj dhe si na shohin ato. Ne u dukemi nje eksperiment interesant e antropologjik, dicka per kuriozitet dhe “per tu vrojtuar” . Amusement – le ti japim nje perkthim banal – kur shkon ne cirk / kopsht zoologjik! Ndoshta meritojme nje a shume fjale te mira per sa kohe qe “qahemi, jemi te varfer e ne hall” por me nje Kusht; te mos e prishim raportin dhe ta dijme vendin ku e kemi! Kujtimet, shkrimet, perceptimet e analizat e ketyre “antropologeve gaztore e zemer-mire” jane ato qe vendosen Opinionin per Ne, ne Europen Perendimore. Prandaj Ballkani (e Shqiperia) akoma perceptohen knej-pari nga pershtypjet e fundit te shek XIX dhe fillimit te shek te XX-te. Nga Shqiperia duket se na kane dashtur dhe ndihmuar (kjo krejt s’mohohet krejt) nga dhoma e pritjes ku po shkruaj une (jam afer dritares) Demi nuk ka te llogaritur.

    “Ndihmueset me Zemer”
    __________________

    Keto “Gra-Bamirese dhe ekcentirke” na shohin as me shume dhe as me pak, si “pet project” Per ate qe se kupton qarte mos perktheni Pet-si-kafshe shtepiake, me teper “projekt afer zemres” apo hobi i pademshem. Me Ne ato marrin dhe Emer! Leni Riefenstahl, fotografja, aktorja, valltarja (eh, cfare s’ka qene kjo Leni, femer me shume talente : ) ) dhe regjizorja; qe beri me shume se kushtdo tjeter ne Fushen e Arteve-Vizuale-Ideologjike te glorifikoje Regjimin Nazist; pas lufte u “terhoq” nga Afrika, duke studiuar fiset “e ndershme dhe bujare Afrikane” Nese do lexonit dicka dhe nuk do dinit autorin, verja emrin si te duash. Gertrude, Durham, Moris (kujdes ketu, se jemi ne Forum Publik 😉 ) a cfaredo. Por mbrapsh tek zonja Pack…

    Znj Pack.
    _______

    Kjo demokristiane Gjermane, pasi i ka rregulluar punet ne Europe; ne w-end ndihmon dhe keshillon – “Shqiptaret Mistrece” . Nje bashkekombes i saj, shume influencial ne Psikiken e Kombi Gjerman (zot, c’shkon e vjen brenda saj!) Karl May, me nje autoritet absolut, e ndau Shiptarin ne “barbar e te dhunshem por te ndershem ne Shqiperi” (pra me rrenje!) dhe ata pa rrenje…qe ishte jashte dhe i quante Arnaute. Ky “antropolog” pati nje efekt te tille, sa gjykimi i dhene shume vite me pare ishte Perfytyrimi Zyrtar i Nazisteve per Shqiperine (pasi kishin hequr 3 ekspertet per Shq, ne Ministrine e Jasthme, happen librat e May-t dhe voila!) Si udhetar “ekselent” ju fut botes mbare. Ne fakt s’na ka fyer aq shume, krahasuar me Armenet, Njerezit me Ngjyre, Iralndezet, Kinezet, Cifutet etj. Sot quhet nje mashtrues i pafund. Beri vec nje udhetim e mbahej per ekspert; stomaku s’ja duronte ushqimet e huaja dhe trupi as deillin e as shiun; pas 16 muajsh udhetim kthehet ne Shtepi plotesisht i Kualifikuar. Ka influencuar breza te tera Gjermanesh. Duam me? Pas dy depresioneve nervore, mori penen dhe pikturoi etnicitete te tera. Ka pasur nje ndjekje te krahasueshme me nje Besim Fetar…botimet e tij kaluan 200.000.000 libra. J.K. Rowlings i kohes qe ka jetuar atehere.

    Po c’hyn znj Pack ketu?
    Ate them dhe une…
    C’hyn e nderuara znj Pack ketu … .

  • Kjo eshte plaka kurve psi ka perfituar cka dashur paska dashuri per shqiperin jo moj plak e shpifur po ke dashuri per Salen qe te ka dhen cke dashur bushter dhe zonja Bude ishte me simpatike se kjo shtaze.

  • Doris pasardhese i bismarkut,Dele e zeze per Shqipetaret,ajo i perket te damkosurve ppe.Ajo e do shqiperine ,por pa shqipetaret.Shtriga e mjergulles eshte e trishtuar, pasi ajo ka humbur imfluencen e saj ne ndikimin negati kundrejt popullit Shqipetare.

  • Znj. e nderuar DORIS PAK shpreh dashurinë për Shqipërinë, d.m.th për ne, shqiptarët.

    Pra jo per ta qe flasin eshkruajne per individet te PS apo PD.
    Ajo eshte zemer madhe ne te gjitha forumet ku flitet per shqipatret, bile edhe kur shqiparet e qe perfaqesojne Shqiperin shaje e njollosin vendin e kombin ajo i hedh ne plehun e politikes ditore dhe vazhdon te flas per nje popull fisnik. Edhe ajo shume e vetedishm se ka shume te atill qe kane te vlersime dhe urrejtje patologjike ndaj Shqipareve

  • Mjafte e mire eshte Demokracia, sikur te mose u jepte shanes, focave Nazi-Fashiste te ringjallan dhe te penetrojne me revanshe duke vene perpara shprehjen Demokraci.
    Fashizmi, Hitleri perdite edhe ketu ne shqiperi ne emer te demokracise beri rrushe e kumbulla gjithcka, pore tani nga shkrimi qe ka bere Amarildo mesova se 1,8 bilion evro te nxerrura nga nentoka dhe te bera rrushe kumbulla pa i ardhure asnje e ardhur shqiptarve, ketu nuk kemi te bejme thjesh me nje Hitler pore me nje Xhihadiste qe eshte gati me nje te goditur te rrafshoje tere shqiperine.
    E tmerrshme nje situate e tillle qe burimin e ka tek kjo Xhihadiste Hitlerjane qe i vuri kazmen shqiperis qe 23 vjet. Ket vite me sa di une jane perseri zgjedhjent ne Parlamentin Evropian. Do te ket Naziskin qe ta votojne kete Xhaidiste Hitleriane.? Me siguri qe jo.! Pore keta Hitlerjane tashme kene marre mesime nga hitleret e vegjel ne vjedhjen e votave dhe me siguri qe edhe atje ku pretentohet se demokracia ka arritur kulmin, kure aty militojen njerze hitlerjane te tipit Pack, me siguri qe demokracia zgjedhore edhe atje do te jet ne rrezik.
    Dorispak nuk eshte thjeshte nje Hitleriane, pore nje Xhihadiste Hitleriane.!

  • Doris Pack nuk eshte hitlerjane dhe aq me pak xhihadiste.Dama plake eshte lojtare.Ajo bashke me kryetarin e sindikares se furgonave 8+1 Gezim Kalaja jane lojtare sulmi ,qe i duhen PD-se ne rast dizavantazhi.Deri tani kane qene ne stolin e rezervave.

  • Militanti partiak dallon nga te tjeret sepse ose urren shume, ose do shume. Sipas direktives se partise. Me direktive partie urryen pa u lodhur Damir Fazllicin, e shane dhe e mallkuan boll. Por pa pritur qeveria Rama i jep tender Fazllicit dhe e ben ortak. E militantet e mjere detyrohen te kafshojne gjuhen qe e kane share kaq kohe. Prandaj tani mos u nxitoni te mallkoni shume Doris Pack se, ku i dihet, detyroheni ta lavderoni me vone me urdher partie, sigurisht.

  • dorja e bes, dashurija te ben te hapc zemren ne fillim dhe pastaj kembt. e ke nisr kete te dyten me shqiparet se mje bere si gerrdalle plake ?!

  • Mos u intereso shume per ata zyrtare hajdute te larguar nga puna Doris,por kerkoi qeverise qe para se ti largonte nga puna e te duken si viktima ti conte ne prokurori per abuzimet.Me vjen keq Doris qe per te vraret e 21 Janarit ashtu si qeveria aktuale,nuk folet asnje fjale,per premtimet e bera para fushate dhe nuk e nxorret perjashta injorantin Balla qe thoshte se droga eshte mbjelle ne kohen e PD,kur ka 6 muaj ne qeveri.

  • Pershendetje!Greket antike kane nje shprehje(ata e kane shkruar pa mund te jete dhe
    e Jona)”Vraje kurverine sa eshte vajze e vogel,se po u be zonje e madhe te vret ajo.

  • O zot !
    Si eshte e mundur qe nje media shqiptare te pasqyroje te tilla komente per nje eurodeputete te nderuar gjermane qe ja ka perkushtuar gjithe veprimtarine e saj politike ne Parlamentin evropian ceshtjes se shqiptareve.
    Kaq shume ti kete kafsheruar disa shqiptare enverizmi ?
    Doris Pack ka denuar gjithe llojet e diktaturave, qe nga ajo e Hitlerit e Honekerit, te Stalinit e Enverit e deri tek ajo e Milloshevicit dhe ka mbrojtur me vendosmeri konsolidimine demokracise shqiptare ne Shqiperi, pamvaresine e Kosoves, te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni e Mal te zi.. E cfare duhej te bente kjo zonje e nderuar per te kenaqur gazetarin E.Hoxha e kete turme urryesish primitive, te mbronte Enverin e Milloshevicin qe te ishte e pranueshme per ta ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *