Maduro: Amerika po përpiqet të më vrasë

anazapta

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, nuk ndryshon shumë nga paraardhësi i tij, Hugo Chavez. Në një dalje të fundit, Maduro ka folur për ekzistencën e një plani të Uashingtonit për ta eliminuar fizikisht. Duke iu drejtuar “me respekt” presidentit amerikan, Barack Obama, Maduro është shprehur se ka dijeni rreth “disa udhëzimeve”, të cilat sipas tij kanë kaluar nëpër duart e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit.

“I di me emër e mbiemër, dikush ka propozuar vrasjen e presidentit të Venezuelës. Kjo do të ishte një masë ekstreme!”, është shprehur ai.

Ndërsa në lidhje me protestat e studentëve në sheshin e Karakasit, Maduro është përgjigjur me një ultimatum.

“Ata që protestojnë kundër çavizmit kanë disa orë kohë për t’u tërhequr dhe për t’ua lënë zonën në dorë forcave të sigurisë”, ka thënë ai. / ANSA

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *