Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri socialdemokrat Robert Fico dhe sipërmarrësi Andrej Kiska do të sfidojnë njëri-tjetrin në balotazh për presidencën e Sllovakisë.
Të dhënat zyrtare të shpërndara sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Sllovaki i japin Fico-s 28% të votave, ndërsa Kiska ka marrë 24%.
Zgjedhjet u mbajtën dje dhe shënuan pjesëmarrjen më të ulët që nga viti 1999. Vetëm 43,45% e sllovakëve me të drejtë vote morën pjesë në votime.
Sondazhet favorizojnë kryeministrin Fico, i cili në rast fitoreje do t’i jepte partisë së tij, SMER, kontrollin e plotë mbi Presidencë, Parlament dhe qeveri, gjë që nuk ka ndodhur në Sllovaki që prej pavarësisë në vitin 1993.
Raundi tjetër i zgjedhjeve është parashikuar për në 29 mars. / ANSA
