Formula 1, Rosberg fiton Çmimin e Madh të Australisë

anazapta

Niko Rosberg ka fituar garën e parë të kampionatit të Formula 1 në Melburn të Australisë, ku pati mjaft surpriza. Hamilton u nis i pari, por pas katër xhiros u detyrua të dilte jashtë gare, fat që e pati edhe kampioni i botës, Sebastian Vettel, një xhiro më pas. Rosberg dominoi pa e vënë në dyshim për asnjë moment suksesin, ndërkohë që befasues ishin edhe emrat e tjerë që u ngjitën me të në podium. Vendin e dytë e zuri Daniel Riçardo i Red Bullit, por u skualifikua më pas, për shkak se kishte konsumuar shumë karburant, çka bëri që në podium të ngjitej Kevin Magnussen, i ndjekur nga shoku i skuadrës te McLaren, Jenson Button. Fernando Alonso kishte si synim mbylljen e garës dhe kësaj ia arriti, dukle zënë vendin e katër, ndërsa ferraristi tjetër, Kimi Raikonen, doli i gjashti. Gara e ardhshme do të jetë pas dy javësh në Sepang të Malajzisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *