Sikur të kisha një grusht të fortë…!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje Dita. Tek ty ne gjejmë ngushëllim. Ne që flemë dhe pa darkë për vete e fëmijët dhe nuk na shkon ndërmend të mos paguajmë drita e ujë, paçka se mund të marrim dhe bukë me listë. Por sot ngushëllimet e mia janë për Prokurorinë që ka vdekur në këtë vend, për gazetarët, për institucionet politike që marrin në mbrojtje këtë super hajdut. Në çdo vend të botës, për njerëz të tillë hekurat janë pak. E patë, “Çanëria” s’është vetëm. Ai paska bosa të tjerë, që jo vetëm s’kanë paguar dritat, por edhe taksa e tatime nga bizneset e pasuritë e shumta që kanë. Gjarpri s’i tregon këmbët e veta. Por këta harrojnë e tregojnë vetë. Në Shqipëri? Ah sikur të kisha një grusht të fortë…!

Share This Article
1 Comment
  • Po edhe sikur ta kishje nje boks te fort,nuk ke zemer ti bjesh jo malit ne zemer po te ngresh mbathjet more qyqare.Shko ruej dhite atje ne mal ate ndoshta e bene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *