SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje Dita. Lexuam online për inisiativën e re të qeverisë për të futur duart deri në llogaritë bankare për ata që nuk paguajnë energjinë. Duke patur parasysh këtë rastin e fundit me këtë biznesmenin që punon gjasme gazetar te kanali televiziv News 24, unë mendoj që per biznese, institucionet e shtetit, per ata qe kane konto bankare, dhe para ne konto mos te kete asnje meshire. Por per nje pjese te popullsise, qe jetojne ne mjerim, te shikohet mundesia tu falen borxhet. Ky është sugjerimi im për zotin kryeministër. Respekte stafit.
