Johnny Depp zyrtarizon fejesën

anazapta

Një festë fejese dhe një unazë diamantesh: nuk ka më dyshime, aktori i mirënjohur Johnny Depp, vetëm një vit e gjysmë pas ndarjes nga partnerja e tij historike Vanessa Paradis, është gati të rikthehet në altar me 27-vjeçaren Amber Heard.

Revista “People” shkruan se të premten në Los Angeles, çifti organizoi një festë me stil të viteve ’20, ku Amber shfaqej e lumtur në krah të Depp. Zëra nga Hollivudi thonë se ceremonia martesore do të zhvillohet në ishullin privat të aktorit. / D.Gjuzi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *