Gjykata Adminsitrative zhbllokon punimet për bulevardin e ri të Tiranës, duke rrëzuar vendimin e INUK për pezullimin e punimeve për këtë projekt.
Disa ditë më parë Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit dhe Urbanistikës pezulloi punimet për projektin e bulevardit të ri. Nëpërmjet një deklarate, INUK ka sqaruar se ndërhyrja e tyre është bërë për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve që u preket prona nga ky projekt.
Nga ana tjetër nënkryetari i bashkisë, Enno Bozdo, teksa e konsideroi si të paprecedentë këtë veprim, theksoi se vendimi është një xhelozi që kryeministri Edi Rama ka ndaj projekteve të bashkisë.
Punimet për zgjatimin e bulevardit të Tiranës kanë nisur në shtator të 2013-ës dhe ishte parashikuar që të përfundonin brenda 18 muajsh. Firma, e cila po realizon punimet është “Copri – Construction Enterprises LLW”. Ndërsa kostoja e ndërtimit është 26 milionë euro.
Nga zbatimi i projektit të bulevardit të ri të Tiranës preken 204 objekte dhe 38.642 m² truall. Në total janë 262 pronarë të cilët do të shpronësohen nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e bulevardit të ri.
Por këta të fundit janë të pakënaqur nga vlera e ulët e shpronësimit dhe shpesh herë kanë zhvilluar protesta para bashkisë. Vlera totale e shpronësimit për këtë projekt është gati 1.8 miliardë lekë. / ORA NEWS

Se mos I beni me te medhaja keto pemet neper projekte ahahahhaha!!!
Tja falim shteteve fqinje qytetet e tjera se gjithe shqiperia do levizhi Ne Tirone loooool
Ku po na çon kjo QEVERI kundërligjore?
Ne pi….i i sateme do te shpier o LISI @
Akoma gjykata nen urdhrat e PD-se. Qeveria duhet te nderhyje menjehere
ky eshte akt+vendim i qarte politik,gjykatat te degjeneruara kulisa te pede-s …
Qeveria ‘RAMA’ vazhdon te MBURET me ‘Celesat e kashtes’!!! Keto 6 muaj ka PUSHTETIN. SHTETIN e ka VAMPIRI B..ISHA! Deri kur???
Vetem nese vendimet jane pro qeveritare, atehere ato quhen te drejta. Te keqen e mendjes se militanteve.