Policia greke ka bërë të ditur se ka asgjësuar një grup kriminal të trafikut të drogës, nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Europian dhe ka vënë në pranga gjashtë shtetas shqiptare. Paraditën e të hënës, në pikën e taksës rrugore Elefsina, në afërsi të Athinës, u ndalua një furgon frigorifer me targa false, brenda të cilit u gjeten 2 tonë kanabis. Furgoni u ndalua nga shërbimi i ndjekjes së krimit ekonomik , pas disa ditësh survejimi te grupit kriminal. Me vone, gjate nje kontrolli ne nje depo ne Paleo Faliro, u gjeten mbi 81 kg kanabis, qe gjithashtu trafikoheshin nga grupi ne fjale. Te arrestuarit janë dërguar ne prokurori, ndërsa policia po heton për lidhje te tjera te mundshme te këtij grupi.
