Shakira vazhdon të provokojë. E kemi parë në një videoklip shumë të “nxehtë” së bashku me Rihanën për këngën ‘Can’t Remember To Forget You’. Dhe zhveshja e saj vazhdon dhe me setin fotografik që promovon albumin e saj të ri. Duke pozuar në një seri fotosh sensuale, këngëtarja kolumbiane ka gjetur mënyrën e duhur për t’i bërë reklamë punës së saj. Gjëja që të bën përshtypje është se në këto foto Shakira duket njësoj si në vitin 2001, vit në të cilin u bë e famshme në të gjithë botën. Albumi që do të lançohet këtë muaj do të jetë i dhjeti për Shakirën. Ai do të titullohet thjesht Shakira dhe do të dalë në treg më 26 Mars. 
1 Comment

Emm.. me peshqirin Zebra, uauuu bravo !Un te kuptoj drejt cdo te thuash me ate ,Sheki 😉
E bukur ..