Një 29-vjeçar nga Bulqiza është plagosur me thikë paraditen e djeshme. Policia bëri me dije se i riu i plagosur është Petrit Lici, i cili është qëlluar 4 herë me thikë në kurriz. Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e plagosjes, bëhet me dije se autori i ngjarjes është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Mësohet gjithashtu se 29-vjeçari po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin e Peshkopisë. Paraprakisht dyshohet për një grindje banale mes të rinjve.
