PS-PD, takim dypalësh në Tiranë pa ndërmjetës të PE-së

anazapta

Pas dështimit në Strasburg në prani të europarlamentarëve, PS e PD do synojnë konsensus në Tiranë pa ndërmjetësim. Dy deputetë të opozitës dhe dy të mazhorancës do të ulen sërish rreth një tryezë në Tiranë për të tentuar të hartojnë deklaratën që duhej të vinte e firmosur nga Komiteti i Stabilizim Asociimit në qytetin francez.

Burime edhe nga selia rozë edhe nga ajo blu kanë konfirmuar një takim dypalësh brenda 10-ditësh në mënyrë që të synohet fundi i ngërçit rreth tekstit të deklaratës së përbashkët që nuk u finalizua dot një javë më parë në prani të përfaqësuesve të PE dhe Komisionit Europian. Formula e negociatave sipas burimeve do të jetë e tillë që palët të jenë barabartë të përfaqësuar. Dy deputetë do të jenë nga mazhoranca pra nga PS dhe dy nga opozita që automatikisht janë dy përfaqësues të PD. 4 deputetët do të rishohin edhe njëherë pikat e deklaratës, duke qenë se asnjë nga propozimet e PD nuk u morë parasysh në Strasburg dhe si rrjedhojë takimi i radhës u mbyll pa konsensus.

Mbetet për tu parë nëse palët do të arrijnë që të prekin atë kompromis të munguar në Parlametin Europian pa pasur ndërmjetësues apo jo. Nga Strasburgu pati qëndrime kontradiktore mes palëve. Fillimisht PS, lajmëroi se ishte miratuar pjesërisht deklarata, gjë që u mohua nga demokratët dhe që mesa duket gjen konform nga fakti se do të nevojitet një takim dypalësh për ti dhënë fund deklaratës që më pas të dërgohet me firmat e të gjitha palëve në PE.

Share This Article
12 Comments
  • Nuk ju ka zgjedhur populli per lufte personale por per ta perfaqesuar ne instancat e larta per interesat e te gjithe Shqiptarise.

  • Kujdes Balla,mos te harrosh se droga eshte mbjelle ne kohen e PD e ne pushtet eshte PS.
    Hoqen nje minister injorant si Nul Noka dhe e zevendesume me nje dordolec qe hypen tek kryeministria kur proteston opozita.Po te jete aq kopetent ministri dordolec te shkoje ne Lazarat

  • Cdo popull meriton qeverine qe ka, mesa duket ne kat 2 4 bjet fajin e ka vete populli qe voton dhe ndjek te tille njerez qe e perfaqesojne ne qeveri!!!!!

  • Paske fillu pune polic o adeci,shko ndihmoje dordolecin ne taracen e kryeministrise e mos e le vetem dhe me deklaratat qe ben.

  • Kujdes kete fotografi, shiheni mire. Prapa ketyre te treve eshte ulur galiç Berisha, por aparati nuk e ka kapur. E ju prisni te arrihet konsensus. Kurre! Sa te jete prapa ai qe po rri galiç nuk ka konsensus ne Shqiperi.

  • tDE DY PALET TI LENE ME NJE4 ANE gam-gamet DHE TE ULEN PER KONSENSUS.SHQIPERIA NUK DUHET TA HUMBASI SHANSIN “..per mustaaqet e Celo Picarit..”Asnjeri nuk eshte me i mire se tjetri.Shqiperia eshte atdheu yne dhe atdhetaret gjithmon bashkohen kur eshte fjala per te miren e Shqiperise.

  • Si gjithnjë në tekstin e deklaratës do të ndodhë e zakonshmja. Do të tërhiqen dhe do të bëjnë lëshime parimore oportunisto-pacifistët socialistë. Do të ndalojnë shkurtimet ne administratë dhe do të leshime te tjera të paprincipta. Që do të vijnë ndesh me interesat e socialistëve qe e kanë votuar !!?? E sigurt !

  • VR !!! Si gjithnjë në tekstin e deklaratës do të ndodhë e zakonshmja. Do të tërhiqen dhe do të bëjnë lëshime parimore oportunisto-pacifistët socialistë. Do të ndalojnë shkurtimet ne administratë dhe do të ketë leshime te tjera të paprincipta. Që do të vijnë ndesh me interesat e socialistëve qe e kanë votuar !!?? E sigurt !

  • E jashtezakoneshme, madheshtore, e papritur, hyjnore!Per nder te ketij takimi me vlera te medha arberore, mbani veten o njerez, shtrengohuni sa te mundeni,hyni e çlirohuni ne nevojtore! Jane “brejtesit” qe rrojne ne kurrizin e ketij populli te mjeruar nga padia e varferia, te krenuar nga marrezia, jane lolo-lubite qe bejne ç’tu vije per dore.E pabesueshmja do te ndodhe, do te takohen dy palet vellazerore- armiqesore, do te flasin ç’tu vije per goje.Njera genjen, shane, shpif, vjedh, vret, eshte nje monster e dale boje,tjetra ka dale per kesmet te shohe malin prapa nje kodre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *