Ronaldo nuk ngopet me gola, në fushë kundër gjermanëve

anazapta

Kualifikimi është hesap i mbyllur pas fitores së thellë 6-1 në Gelsenkirshen, megjithatë Karlo Ançeloti ka paralajmëruar se Kristiano Ronaldo do të jetë në fushë. Shumëkush priste që portugezi të kursehej për ndeshjen kundër Barcelonës në fundjavë për kampionatin, por trajneri mendon ndryshe. “Do të bëjmë disa ndryshime përballë Shalkes, pasi në fundjavë kishim një takim me intensitet të lartë, që na mori shumë energji, plus që kemi udhëtuar shumë dhe nuk kemi pushuar aspak. Disa futbollistë janë të lodhur, prandaj dhe do të ketë ndryshime në formacion. Për t’ju shuar kureshtjen po ju them që në sulm do të luajnë Jese, Morata e Ronaldo”. Ançeloti pohoi mungesën e sulmuesit Karim Benzema, i cili ka një dëmtim të lehtë dhe pritet që të jetë kundër Barcelonës. Është i pashmangshëm komenti edhe për sfidë të madhe, ndonëse sot luhet kundër gjermanëve. “Gjithmonë kam menduar që Barcelona është një skuadër shumë e fortë dhe këtë gjë e mendon gjithë bota. Është e vërtetë që ata kanë pasur disa vështirësi, por tashmë e kanë marrë plotësisht veten. Ndeshja e kësaj të diele do të jetë shumë e ekuilibruar”, tha Ançeloti.

 

Më e thella

Fitorja e Realit në Gelsenkirshen, 6-1, është më e thella e regjistruar deri tani në ndeshjet me eliminim, përfshirë edhe ato të kthimit që u luajtën javën e kaluar.

 

1X2

Ronaldo dëshiron gjithmonë të shënojë, ndërsa Shalke vështirë se do të sforcohet, pasi nuk ka asnjë shans, por një gol mund ta bëjë. Fitorja e Realit vlerësohet me 1.2, ndërsa lart me gola 1.25. Ndoshta më mirë të provohet për gola në pjesën e parë, me koeficient 1.9, ose që shënojnë të dyja.

Basti – 2+ pj1: 1.9. Gol/gol: 1.8

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *