Këngëtarja Courtney Love pretendon se e ka zgjidhur misterin e zhdukjes së avionit malajzian, i cili prej 10 ditësh po kërkohet nga të paktën 25 shtete.
Love ka publikuar në faqen e saj në Facebook një foto të marrë nga faqe interneti (Tomnod), mbi të cilën bien në sy shigjetat sqaruese dhe firma e “zbulimit” të saj.
Vejusha e Kurt Kobain shkruan se nuk është eksperte e fushës, duke dhënë koordinatat e vendit ku ajo mendon se ndodhet avioni.
Menjëherë në rrjetet sociale kanë nisur shakatë ironike të tipit “Imagjinoni sikur vërtet Courtney Love të ketë gjetur aeroplanin e zhdukur…”.


Duhet te kuptojme e ndergjegjesohemi se sa te pasigurte jemi ne kete bote. Nje bote qe nuk te mbron dot nga kanceri, A h1n1, terroristet,muxhahedinet, humbjet e BOING-ve ne qiell, e tjere e tjere! Mendoni qe jetojme ne shekullin 21 dhe deklarohet nga kushdo qe jetojme ne nivelin me te larte te zhvillimit te shkencave aeronautike,kompjuterike,radiologjike e ike,ike,ike!